Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PETKOVIQ: PLANI I KURTIT DËSHTOI, AI E DESTABILIZON GJITHË RAJONIN

Lajme
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi sot se Albin Kurti me vizitën e djeshme në Mitrovicën e Veriut u përpoq të provokonte një incident me të cilin – sipas tij – donte ta merrte vëmendjen e elektoratit shqiptar   “Plani i Kurtit dështoi në momentin kur populli serb, me një protestë paqësore, e tregoi qartë se çfarë nuk i takon atij”, tha Petkoviq për mediumin serb, Tanjug. Sipas Petkoviq, serbët në veri të Kosovës edhe një herë kanë treguar se nuk pajtohen me “ekstremizmin e Kurtit”. “Me këtë agresion, Kurti destabilizon vazhdimisht, jo vetëm provincën tonë jugore, por të gjithë rajonin. Sepse ...
Komentet te PETKOVIQ: PLANI I KURTIT DËSHTOI, AI E DESTABILIZON GJITHË RAJONIN Janë të Mbyllura

SALLAHU, DHJETË GJYQTARËVE TË PZAP-SË: SHIHEMI MBAS 14 SHKURTIT

Lajme
Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu i ka kërcënuar gjykatësit e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me “kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim!”.   Sallahu i ka kritikuar dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, që sipas tij, ua kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetutese kandidatëve të LVV-së, duke u thënë se “Shihemi mbas 14 shkurtit”. “Dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, të cilet vijnë nga Gjykata Themelore, Apelit dhe Supreme, nuk kanë ditur që neni 29 par.1 pika q) e Ligjit për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenin 100 të Kodit Penal të kohës. Në këtë mënyrë kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetuese për tu ...
Komentet te SALLAHU, DHJETË GJYQTARËVE TË PZAP-SË: SHIHEMI MBAS 14 SHKURTIT Janë të Mbyllura

VUÇIQ NESËR E TAKON MACRONIN NË PARIS, TEMË DISKUTIMI EDHE KOSOVA

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është nisur sot për një vizitë pune në Francë, ku nesër do të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron në Paris.   “Rrugës për në Paris. Bisedime të rëndësishme për Serbinë na presin dhe tema të ndryshme, nga Kosova dhe Metohija, rruga evropiane e Serbisë, për ndërtimin e metrosë në Beograd. Rroftë miqësia serbo-franceze”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram me një fotografi të veten nga aeroplani. Më herët, Zyra për Bashkëpunim me Mediat e Presidentit njoftoi se Vuçiq do të merrte pjesë edhe në drekën e organizuar nga presidenti francez./RTK ...
Komentet te VUÇIQ NESËR E TAKON MACRONIN NË PARIS, TEMË DISKUTIMI EDHE KOSOVA Janë të Mbyllura

SERBËT E KOSOVËS PO VAKSINOHEN PËR COVID-19 NË KURSHUMLI

Lajme
Prej fillimit të vaksinimit, Serbia dhe Kosova kanë probleme shtesë. Serbia ka filluar të vaksinojë serbët e Kosovës, të cilët po shkojnë në Kurshumli për vaksinim.   Para qendrës së vogël shëndetësore në Kurshumli, vetëm tridhjetë kilometra larg kufirit me Kosovën, është mbledhur nga orët e para të mëngjesit një grup i madh njerëzish. Nga porta e oborrit deri në hyrje në ndërtesë janë vetëm pesëmbëdhjetë shkallë. Shkallët janë bllokuar tërësisht nga njerëzit. Kanë ardhur banorët e enklavave serbe nga Kosova, të cilët po presin të vaksinohen kundër virusit Corona. Edhe brenda në shtëpinë e shëndetit ka një turmë të madhe njerëzish. Para dhomave për vaksinim janë krijuar radhë të ...
Komentet te SERBËT E KOSOVËS PO VAKSINOHEN PËR COVID-19 NË KURSHUMLI Janë të Mbyllura

PROKURORIA KËRKON PARABURGIM PËR ZYRTARIN POLICOR, HARIS KELMENDI

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka ndaluar zyrtarin policor, Haris Kelmendi, i cili në vitin 2018, kishte keqtrajtuar një qytetar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.   “I njëjti është ndaluar, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386, paragrafi 1 pika 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Personi i lartpërmendur, dyshohet se pas lirimit nga ndalimi, ka penguar zhvillimin e të provuarit në procedurë, duke i bërë thirrje të dëmtuarit-dëshmitarit që ta tërheqë deklaratën e tij të dhënë në polici dhe duke i penguar hetimet”, thuhet në njoftimin për ...
Komentet te PROKURORIA KËRKON PARABURGIM PËR ZYRTARIN POLICOR, HARIS KELMENDI Janë të Mbyllura

SOT, DITA E FUNDIT E APROVIMIT TË APLIKIMEVE PËR VOTAT NGA DIASPORA

Lajme
Sot është dita e fundit nga KQZ-ja për të aprovuar aplikimet për votim nga e mbarë diaspora.   Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë shifrat për votuesit e regjistruar deri më tani dhe ata që janë verifikuar. Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”. Kryeshef Ekzekutiv i këtij institucioni, Burim Ahmetaj, ka thënë se nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga diaspora Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është dashur që deri më 27 janar t’i ketë përfunduar procedurat e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, sipas planit operacional për zgjedhjet e 14 shkurtit. Por Burim Ahmetaj, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së, ...
Komentet te SOT, DITA E FUNDIT E APROVIMIT TË APLIKIMEVE PËR VOTAT NGA DIASPORA Janë të Mbyllura

RAKIQ: OSMANI E KURTI SOLLËN PERSONA TË ARMATOSUR DERI NË DHËMBË

Lajme
Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka reaguar pas vizitës se U.D Presidentit, Vjosa Osmani dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në veri të vendit.   Rakiq ka thënë për televizionin serb TV Prva, se Kurti e Osmani sollën dje në veri të Mitrovicës persona të armatosur deri në dhëmbë dhe te disa prej tyre mund të shiheshin edhe simbole të UÇK-së. Sipas tij justifikimi i tyre se erdhën në atë pjesë për fushatë nuk qëndron. “Ata në Mitrovicë të Veriut sollën njerëz të armatosur deri në dhëmbë, ku te disa prej tyre ishin të dukshme shenja të UÇK-së. Justifikimi i tyre se erdhën për shkak të fushatës nuk ...
Komentet te RAKIQ: OSMANI E KURTI SOLLËN PERSONA TË ARMATOSUR DERI NË DHËMBË Janë të Mbyllura

LIMAJ: SOT 24 VJET UÇK-JA PATI MARRË NJË GODITJE TË RËNDË

Lajme
Në 24 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit homazhe pranë shtatores së tij në Prishtinë, bëri edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.   Ai tha se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci ishin promotorët e çlirimit të Kosovës. “Sot 24 vite UÇK-ja pati marrë një goditje të rëndë, masive. Vrasjen e drejtuesve të saj dhe arrestimin e dhjetëra ushtarëve të UÇK-së pikërisht me këtë datë me 31 janar të vitit 1997. Komandant Zahir Pajaziti, Hakifi, Edmondi dhe të gjithë bashkëluftëtarët e asaj kohe ishin promotor dhe celulat e para të organizimit dhe fuqizimit të luftës çlirimtare. Këta burra të të gjitha trevave të Kosovës lëshuan ...
Komentet te LIMAJ: SOT 24 VJET UÇK-JA PATI MARRË NJË GODITJE TË RËNDË Janë të Mbyllura

REKOMANDOHET SUSPENDIMI I TRE POLICËVE QË MALTRETUAN 18-VJEÇARIN

Lajme
Pas arrestimit të një zyrtari policor më 28 janar 2021 me dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në medie ishte publikuar edhe një video tjetër.   Sipas komunikatës së Inspektoratit Policor bazuar në pamjet e kësaj videoje dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Prishtinë. Rasti ishte iniciuar në IPK dhe hetuesit në konsultim me prokurorin kujdestar janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar zyrtarët policorë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë) . Inspektorati ...
Komentet te REKOMANDOHET SUSPENDIMI I TRE POLICËVE QË MALTRETUAN 18-VJEÇARIN Janë të Mbyllura

HOTI: SOT NDEROJMË ZAHIR PAJAZITIN DHE BASHKËLUFTËTARËT E TIJ

Lajme
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, me rastin e përvjetorit të rënies së heroit Zahir Pajaziti, ka vendosur kurora lulesh te shtatorja e tij në Prishtinë.   Hoti ka vlerësuar lart veprën dhe sakrificën e Zahir Pajaziti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Sot bashkë me anëtarë të kabinetit bëmë nderime tek shtatorja e Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Prej këtu do të vazhdojmë edhe në Orllan, në Podujevë. Është ditë e veçantë. Ne sot nderojmë kontributin e tij, bashkëluftëtarëve të tij dhe të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë dhe pavarësi, të cilën e gëzojmë sot. Është bërë ritualë, e zakonshme që çdo vit ne të bëjmë nderimet ...
Komentet te HOTI: SOT NDEROJMË ZAHIR PAJAZITIN DHE BASHKËLUFTËTARËT E TIJ Janë të Mbyllura