Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

NESËR DIHET SAKTË NUMRI I APLIKACIONEVE NGA DIASPORA

NESËR DIHET SAKTË NUMRI I APLIKACIONEVE NGA DIASPORA
Nesër pritet të përmbyllet regjistrimi dhe verifikimi i aplikacioneve të votuesve jashtë Kosovës. Megjithëkëtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një numër të saktë se sa aplikacione të diasporës janë të konfirmuara.   Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se nesër përmes një raporti të detajuar do të dihet saktë për votuesit me postë. “Shërbimi votues është në përmbyllje e sipër të periudhës së regjistrimit dhe verifikimit të aplikacioneve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Gjatë ditës së nesërme, e hënë, do të kemi një raport të detajuar se sa është numri i aplikacioneve të cilat janë pranuar deri më 21 janar, sa prej tyre janë aprovuar dhe ...
Komentet te NESËR DIHET SAKTË NUMRI I APLIKACIONEVE NGA DIASPORA Janë të Mbyllura

HAXHIU E QUAN TË TURPSHËM IKJEN E KURTIT DHE OSMANIT NGA VERIU

Lajme
“E turpshme ikja qyqare e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nga veriu i Mitrovicës”, ka shkruar Bekim Haxhiu në Facebook.     Postimi i plotë i Haxhiut: Ajo çfarë ka ndodhur sot në Veri të Mitrovicës nga u.d e presidentës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duke shpërfaqur popullizmin e tyre se gjoja e çliruan veriun, është poshtrimi më i madh që i bënë shtetit të Kosovës. Luan me shqiptarët e lepur me serbët. Sherife me kolegët shqiptarë e pulë para disa të rinjëve serbë. Kjo është pamja që sot u prezantua nga Albini e Sherifja. Shteti nuk është si “përpeqi” vetëm kur është butë me shiju. Pse nuk i kundërshtuan ...
Komentet te HAXHIU E QUAN TË TURPSHËM IKJEN E KURTIT DHE OSMANIT NGA VERIU Janë të Mbyllura

NDËRTIMI I “AUTOSTRADËS SË PAQES”, KËTË VIT

Lajme
Autostrada Prishtinë – Merdare, e njohur ndryshe edhe si “Autostrada e Paqes” do të fillojë të ndërtohet në mesin e këtij viti, thotë ministri në detyrë i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi.   Kjo autostradë është një nga projektet e përfshira në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Në kemi prezantuar planin e fizibilitetit te pala amerikane dhe pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me ndihmën e palës amerikane, kemi aplikuar për financim”, thotë Abrashi. “Përkundër që kemi proces zgjedhor, financimi do të aprovohet. Synojmë që në pranverë – sepse duhet të ketë edhe marrëveshje të re ndërkombëtare financiare që ...
Komentet te NDËRTIMI I “AUTOSTRADËS SË PAQES”, KËTË VIT Janë të Mbyllura

VARIANTI I RI I COVID-19 NË KOSOVË, IKSHPK QYTETARËVE: QËNDRONI NË SHTËPI

Lajme
Pas shfaqjes së rasteve me variantin e ri të Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e përgjithshme për tu mbrojtur nga pandemia COVID-19.   Nga ky institut është rekomanduar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme, të ndalojnë takimet me njerëzit që nuk jetojnë në bashkësi, të ndalojnë tubimet e të respektojnë masat kufizuese në aktivitete publike. Të nderuar qytetarë! Duke pasur parasysh shfaqjen e rasteve te reja me variantin e ri të virusit SARS CoV-2 në Kosovë dhe vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha ...
Komentet te VARIANTI I RI I COVID-19 NË KOSOVË, IKSHPK QYTETARËVE: QËNDRONI NË SHTËPI Janë të Mbyllura

AS SIVJET NUK PRITET TË KETË MBËSHTETJE TË MJAFTUESHME PËR BIZNESET

Lajme
Mbështetja e shtetit edhe sivjet nuk pritet të jetë e mjaftueshme për bizneset dhe punëtorët e afektuar nga pandemia Covid-19.   Shqetësuese po konsiderohet nga Instituti GAP edhe dyfishimi i numrit të punëkërkuesve në pandemi. Ndonëse humbjet e bizneseve janë të mëdha, hulumtues nga Instituti GAP, thonë se pakoja për rimëkëmbje ekonomike ka një fond të vogël, karshi kërkesave dhe nevojës për sektorin privat dhe punëtorët që kanë humbur vendet e punës. Hulumtuesi në Institutin GAP, Blend Hasaj ka thënë për KosovaPress, se shumë biznese kanë shuar veprimtarinë e tyre dhe rrjedhimisht shumë persona kanë mbetur pa punë. Sipas tij, problem edhe për vitin 2021 do të mbetet funksionimi dhe ...
Komentet te AS SIVJET NUK PRITET TË KETË MBËSHTETJE TË MJAFTUESHME PËR BIZNESET Janë të Mbyllura

NESËR TËRHIQET SHORTI PËR RENDITJEN E PARTIVE POLITIKE

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.   Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një komunikate për medie. “Ju njoftoj se nesër (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, ka thënë ai. Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike me datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit./RTK ...
Komentet te NESËR TËRHIQET SHORTI PËR RENDITJEN E PARTIVE POLITIKE Janë të Mbyllura

GJASHTË TË VDEKUR DHE 287 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË KOSOVË

Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.438 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 287 raste pozitive.   Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 60.218 raste nga 233.532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.498 ...
Komentet te GJASHTË TË VDEKUR DHE 287 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË KOSOVË Janë të Mbyllura

TUBIMET PARTIAKE PA MASKË E DISTANCË PO RREZIKOJNË SHËNDETIN E QYTETARËVE

Lajme
I bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve respektive të masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimet në grumbullimin e qytetarëve nëm tubimet publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maskë dhe mos mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionet.   Apelojmë tek institucionet përgjegjëse tek Policia dhe Inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatim të këtyre masave të nevojshme. Kështu deklaroi drejtorit i IKSHP-së, Naser Ramadani. Kësaj thirrje të kryeepidemiologut të Kosovës, Naser Ramadani nuk po i përgjigjen partitë politike. Përkundër situatës pandemike në vend ata tashmë kanë nisur fushatën parazgjedhor ku po organizojnë tubime pa maska e pa distancë, me ...
Komentet te TUBIMET PARTIAKE PA MASKË E DISTANCË PO RREZIKOJNË SHËNDETIN E QYTETARËVE Janë të Mbyllura

SHUMË PAGA E PAK PUNË,DEPUTETËT ME PËRFITIME PAS PËRFUNDIMIT TË MANDATIT

Lajme
Përmes ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, dhe rregulloren e Kuvendit të Kosovës, për deputetët është rregulluar që të marrin pagën e tyre bazë edhe një vit pas përfundimit të mandatit.   Duke mos llogaritur kompensimet për pjesëmarrje në seanca dhe komisione parlamentare, paga bazë e deputetit në Kuvendin e Kosovës është 1 mijë e 547 euro. Organizatat që monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës po kërkojnë që të rishqyrtohet ligji dhe kompensimi për deputetët të bëhet deri në gjysmë page për një vit pas mandatit. Qysh moti deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kujdesur për përfitimet e tyre pas përfundimit të mandatit. Aktualisht, në bazë të kornizës ...
Komentet te SHUMË PAGA E PAK PUNË,DEPUTETËT ME PËRFITIME PAS PËRFUNDIMIT TË MANDATIT Janë të Mbyllura

HOTI:NESËR NËNSHKRUHET MARRËDHËNIA DIPLOMATIKE ME SHTETIN E IZRAELIT

Lajme
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar sërish se nesër do të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.   Tutje, Hoti thotë se zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Postimi i tij i plotë: Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit. Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin  Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve ...
Komentet te HOTI:NESËR NËNSHKRUHET MARRËDHËNIA DIPLOMATIKE ME SHTETIN E IZRAELIT Janë të Mbyllura