Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 60.500 raste nga 235.724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.503 raste të vdekjes. Gjatë ...
Komentet te PESË TË VDEKUR DHE 282 RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes së ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Seanca për ecurinë e çështjes ndaj Mustafës vie pas disa paraqitjeve që pati ai para gjyqësisë në Hagë. Mustafa u paraqit për herë të parë para gjyqësisë saktësisht më 28 shtator të vitit 2020, ku edhe ishte theksuar se i njëjti nuk dëshiron të deklarohet lidhur me akuzat të cilat po i bëhen./RTK ...
Komentet te FILLON SEANCA GJYQËSORE NDAJ SALIH MUSTAFËS Janë të Mbyllura
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka apeluar tek të gjitha subjektet politike garuese në zgjedhje e parakohshme, që gjatë fushatës e cila fillon nesër, të zbatojnë rekomandimet dhe respektojnë masat kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimet për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Sipas kësaj organizate, zbatimi i masave anti COVID-19, është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm. “Çdo veprim tjetër në kundërshtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimeve në fuqi për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 mbeten përgjegjësi e liderëve të këtyre subjekteve, kurse në anën tjetër bëhet barrë e institucioneve shëndetësore gjegjësisht punëtorëve shëndetësor ...
Komentet te FSSHK KËRKON RESPEKTIMIN E MASAVE ANTI-COVID GJATË FUSHATËS Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur të hënën shortin për renditjen e fletëvotimeve të subjekteve politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt. Partia e parë në këtë listë do të jetë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK – 111. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, partitë kryesore në vend e kanë këtë renditje: Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë numrin 127, Lidhja Demokratike e Kosovës numrin 132, Partia Demokratike e Kosovës numrin 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë numrin 135, Nisma Socialdemokrate numrin 121, partia Fjala nunrën 138. Ndërkaq nga partitë joshumicë ...
Komentet te TËRHIQET SHORTI, KËTA JANË NUMRAT E PARTIVE POLITIKE Janë të Mbyllura
Lidhja e marrëdhënieve mes dy vendeve tona është historike, bile akti i njohjes së shteti të Kosovës,që është deklaruar nga Shtëpia e Bardhë, ku është zhvilluar biseda telefonike mes kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit dhe kryeministrit izraelit, Netanjahu, sot po jetësohet përmes marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Kështu deklaroi Ruzhdi Shkodra, kryetar i shoqatës “Bashkësia Bet Israel-Kosova”, në “Aktual”, në RTK. Ai e vlerësoi si një mrekulli vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit. “Në çështjet ndërkombëtare vendosja e marrëdhënieve diplomatike ka rëndësi të madhe, një mrekulli dhe me këtë rast falënderojmë SHBA-në dhe ish-presidentin Trump, i cili bëri shumë që të arrihet kjo njohje”, deklaroi Shkodra. Ttuje ...
Komentet te NJOHJA E IZRAELIT, SHKODRA: FILLIM I MBARË, T’I RUAJMË KËTO RAPORTE TË MIRA Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar nga subjektet politike që të respektojnë ligjin. “Dua të garantojë të gjithë pjesëmarrësit se KQZ mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe kjo mund të arrihet vetëm me një angazhim të përbashkët prandaj ju bëjë thirrje subjekteve që të respektojnë ligjin”, ka theksuar Daka. Ajo më tej ka bërë të ditur se numrat që do të tërhiqen në short janë nga 111 deri në 138./RTK ...
Komentet te DAKA-PARTIVE POLITIKE: ZGJEDHJET ORGANIZOHEN SIPAS KUSHTETUTËS Janë të Mbyllura
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Vlora Dumoshi, ka thënë se asnjë parti s’mund të kalojë mbi 50 për qind të votave. Ajo në një intervistë për Ekonomia Online, e ka e quajtur propagandë të madhe atë se një subjekt politik do të fitojë shumicën e ulëse në Kuvendin e Kosovës. Dumoshi, e cila është edhe ministre në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si përjashton koalicionet paszgjedhore. “Por, tash sigurisht që në këto rrethana të Kosovës, nuk e kemi dhe asnjëherë s’ka qenë që mundemi me kaluar 50% i cili tash është tash duke u bërë një propagandë shumë e madhe, por 14 shkurti do të jetë ...
Komentet te DUMOSHI THOTË SE ASNJË PARTI S’MUND TË KALOJË 50% Janë të Mbyllura
Dhuna në shkolla, është dukuri e cila është në rritje në shkollat e vendit e cila po konsiderohet si shumë shqetësuese për shoqërinë. Drejtues të institucioneve, po vlerësojnë se rritja e dhunës në shkolla është si pasojë e mos-koordinimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale. Ndërsa, psikologët dhe njohësit e arsimit, vlerësojnë se mungesa e psikologëve, pedagogëve dhe sociologëve në shkolla, po ndikon në rritjen e nivelit të dhunës në shkolla. Rrahja mes nxënësve e madje edhe deri te vrasja mes tyre, është një dukuri shumë shqetësuese për gjithë shoqërinë në vend. Koordinatorja për të drejtat e njeriut në Ministrinë e Arsimit, Merita Jonuzi, në një përgjigje për Radio ...
Komentet te DHUNA NË SHKOLLA, DUKURI SHQETËSUESE PËR SHOQËRINË Janë të Mbyllura
Sot pritet të përmbyllet regjistrimi dhe verifikimi i aplikacioneve të votuesve jashtë Kosovës. Megjithëkëtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një numër të saktë se sa aplikacione të diasporës janë të konfirmuara. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se të hënën përmes një raporti të detajuar do të dihet saktë për votuesit me postë. “Shërbimi votues është në përmbyllje e sipër të periudhës së regjistrimit dhe verifikimit të aplikacioneve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Gjatë ditës së nesërme, e hënë, do të kemi një raport të detajuar se sa është numri i aplikacioneve të cilat janë pranuar deri më 21 janar, sa prej tyre janë aprovuar ...
Komentet te SOT DIHET SAKTË NUMRI I APLIKACIONEVE NGA DIASPORA Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë. Sipas institutit, kjo situatë meteorologjike do të vazhdoj gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje. “Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve. Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura