Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim pune drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, me ç’rast kanë diskutuar për tema me interes të përbashkët institucional. Lumezi dhe Mehmeti kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Policisë, në funksion të fuqizimit të luftës kundër kriminalitetit. Po ashtu, pjesë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe koordinimi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të sigurohet një proces i pacenueshëm, demokratik dhe me integritet. Më këtë rast, kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i Policisë, kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit lidhur ...
Komentet te LUMEZI E MEHMETI FLASIN PËR AVANCIMIN E BASHKËPUNIMIT PROKURORI -POLICI Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike sot me shtetin e Izraelit, Kosova ka thyer bllokadën e njohjeve. “Sot ne kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Më vjen mirë qe kemi arritur në këtë pikë, e përgëzoj Ministrinë e Punëve të Jashtme për kryerjen e të gjitha procedurave që sot të formalizohen raportet e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, tha Hoti. Hoti shtoi se shteti i Kosovës konsolidohet në arenë ndërkombëtare me miq dhe lindjen e mesme falë mbështetjes së SHBA-ve. “Konkretizimi i sotëm që bëmë sot i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, tregon qartë efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 ...
Komentet te HOTI: KOSOVA KA THYER BLLOKADËN E NJOHJEVE Janë të Mbyllura
Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan marrëdhënie diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera. Minstrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Haradinaj-Stublla, tha se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, vendosja e marrëdhënieve diplomatike nuk do të ishte e mundur. “Vendosja e këtyre marrëdhënieve diplomatike nuk do të ishte e mundur pa bekimin dhe përkushtimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara”, ...
Komentet te PA SHBA VENDOSJA E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE NUK DO TË ISHTE E MUNDUR Janë të Mbyllura
Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan marrëdhënie diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera. Ministri izraelit, Ashkenazi e cilësoi nënshkrimin e këtij dokumenti si moment “historik”. “Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush. Kjo është hera e parë që marrëdhëniet diplomatike po vendosen përmes Zoom-it. Sot ne kemi mundësi që të rrisim bashkëpunimin ...
Komentet te MINISTRI I JASHTËM IZRAELIT: SOT PO BËJMË HISTORI Janë të Mbyllura
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka pritur sot në takime të ndara përfaqësuesit e sindikatave të pavarura të Kosovës. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka pritur sot në takime të ndara përfaqësuesit e sindikatave të pavarura të Kosovës, siç janë: përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, përfaqësuesit e Sindikatën e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues, përfaqësuesit e Sindikatës së Doganës, përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës Sindikale të Punonjësve Social të Kosovës. Me këtë rast Ministrja Bajrami ...
Komentet te BAJRAMI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E SINDIKATAVE TË PAVARURA TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ekrem Hysenaj, është takuar të hënë me kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Takimi në fjalë është mbajtur me qëllim të diskutimit të vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia Covid-19, më saktësisht shlyerjen e bllokimit të llogarive bankare për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore ndaj ATK-së, lirimin e llogarive bankare të bllokuara të të gjithë tatimpaguesve, të cilët po ashtu kanë obligime ndaj ATK-së, deri më datë 30.04.2021. “Po ...
Komentet te HYSENAJ DHE SHAHINI DISKUTAN PËR LEHTËSIRAT TATIMORE TË ATK-SË Janë të Mbyllura
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka marrë pjesë në konferencën virtuale të lansimit të Raportit Global të Zhvillimit Njerëzor në Kosovë. Penalistë të konferencës virtuale ishin Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Spoljaric Egger, Ministri Muharrem Nitaj dhe ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck. Ministri Nitaj tha se ende po përballemi me pasojat e vitit 2020, pasi zhvillimi global u përmbys për shkak të pandemisë së Covid-19. “Me miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe disa vendimeve shtesë, Qeveria jonë është përpjekur të ndihmojë të gjitha nivelet e shoqërisë në mënyrë që të asistojë në përballimin e krizave. Në disa raste mund të ketë pasur ...
Komentet te NITAJ MERR PJESË NË LANSIMIN E RAPORTIT GLOBAL TË ZHVILLIMIT NJERËZOR Janë të Mbyllura
Me qëllimi të informimit për së afërmi me Planin Ekonomik të subjekteve politike kanë përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme, Klubi i Prodhuesve të Kosovë po vazhdon takimet e partneritetit për zhvillim ekonomik me kandidatë e subjekteve politike. Gjatë ditës ata kanë bashkbiseduar me kandidain për kryeministër Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe atë të PDK-së Enver Hoxhaj Kryetar i bordit të Klubit të Prodhuesve, Berat Mustafa, kërkoi të dinte se sa shpejtë do të ndodh nivelimi i kamatave të kredive në vendin tonë, duke marre shembull edhe vendet e rajonit, ku në vendin tonë është më e larta. Po ashtu, kërkesa e dytë kishte të bënte me trajnimin dhe aftësimin profesional të kuadrove ...
Komentet te SUBJEKTET POLITIKE SHPALOSIN OFERTAT E TYRE PARA KLUBIT TË PRODHUESVE Janë të Mbyllura
Miratimi i ardhshëm i euros në Bullgari dhe Kroaci, pavarësisht përfitimeve, mund të krijojë dobësi për dy vendet për sa i përket politikës ekonomike, deklaroi Banka Qendrore Europiane (BQE). Miratimi i një monedhe globale si tender ligjor nxit stabilitetin monetar, i cili nga ana tjetër manifestohet në një mjedis të qëndrueshëm dhe me normë reale interesi, por ky përfitim mund të ekspozojë gjithashtu vendin ndaj dobësive nëse stabiliteti monetar konsiderohet si një zëvendësim i politikave ekonomike, tha BQE në buletinin e saj më të fundit ekonomik. “Nga pikëpamja e politikës, adoptimi i euros është një mundësi, megjithëse jo një garanci, për vendet anëtare, për të korrur përfitime thelbësore”, vuri ...
Komentet te HYRJA NË EURO MUND TË EKSPOZOJË BULLGARINË DHE KROACINË NDAJ DOBËSIVE Janë të Mbyllura
Pjesa më e madhe e Europës Qendrore Lindore e Juglindore (EQLJL) deri tani e ka përballuar mirë ngadalësimin në ekonominë globale, por po fillojnë të duken shenja rënieje, sipas parashikimeve nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Rritja ekonomike globale është në nivelin më të dobët që nga kriza 2008-2009 dhe rajoni e ka të pamundur të shmangë ndikimin, duke pasur parasysh shkallën e lartë të mbështetjes në eksporte dhe integrimin e tij me Gjermaninë. Megjithëse vitet e pikut kanë përfunduar, ne presim një ulje të butë për EQLJL-në, në vend të një kolapsi të plotë. Kërkesa e brendshme do të mbetet elastike, e ndihmuar nga rritja e ...
Komentet te EUROPA LINDORE PËRGATITET PËR PASOJAT NGA NGADALËSIMI GLOBAL Janë të Mbyllura