Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KËRKESAT E STUDENTËVE, PLOTËSOHEN DISA PREJ TYRE

KËRKESAT E STUDENTËVE, PLOTËSOHEN DISA PREJ TYRE
Parlamenti studentor ka njoftuar se pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, kanë marrë përgjigje që janë plotësuar disa nga kërkesat e tyre. Njëra ndër kërkesat e tyre është edhe zhvillimi i mësimit me prezencë fizike të studentëve dhe lirimi nga pagesa e të gjithë studentëve të nivelit Bachelor.   Pas një takimi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, drejtues të Parlamentit Studentor njoftuan se janë realizuar disa nga  kërkesat e tyre; zhvillimi i mësimit me prezencë fizike të studentëve dhe lirimi nga pagesa e të gjithë studentëve të nivelit Bachelor. Kështu i tha Radio Kosovës Elbasan Geci: Sipas tij, gjatë ditëve në vijim, presin publikimin e vendimit zyrtar ...
Komentet te KËRKESAT E STUDENTËVE, PLOTËSOHEN DISA PREJ TYRE Janë të Mbyllura

VAKSINA ANTI-COVID PRITET TË ARRIJË KËTË MUAJ, QYTETARËT E MIRËPRESIN

Lajme
Vaksina anti-COVID pritet që në Kosovë të arrijë gjatë këtij muaji. Kështu ka deklaruar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ndërkohë që mikrobiologu Lul Raka, tha  për Radio Kosovën se kushdo që ka mundësi të vaksinohet, duhet ta bëjë një gjë të tillë, ndërkohë që shtoi se në 20 vjetët e fundit, në vendet e pazhvilluara, vaksinat janë përdorur kundër shumë sëmundjeve, dhe kanë shpëtuar 37 milionë jetë njerëzish kryesisht fëmijë nën moshën 5 vjeç.   Vaksina anti-COVID pritet që në Kosovë të arrijë në muajin shkurt. Zotimin e dha ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sipas të cilit tashmë janë bërë gjitha përgatitjet zinxhirore për ardhjen e ...
Komentet te VAKSINA ANTI-COVID PRITET TË ARRIJË KËTË MUAJ, QYTETARËT E MIRËPRESIN Janë të Mbyllura

KQZ: TË VLEFSHME VETËM VOTAT PËR KANDIDATËT E CERTIFIKUAR

Lajme
Votat për kandidatët e subjekteve politike, të cilët nuk janë certifkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, nuk do të hyjnë në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve, konfirmon zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.   Rrjedhimisht, pavarësisht mundësisë që numrat dhe emrat e kandidatëve të pacertifikuar mund të marrin numër të caktuar të votave, ato nuk do të formalizohen ligjërisht. Kjo do të vlejë edhe për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili vazhdon të thotë që është bartës i listës së këtij subjekti politik, si dhe për dy kandidatë tjerë të këtij subjekti, të cilët nuk janë certifikuar nga KQZ-ja. ...
Komentet te KQZ: TË VLEFSHME VETËM VOTAT PËR KANDIDATËT E CERTIFIKUAR Janë të Mbyllura

LAJÇAK SHPALOS PLANET PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI PARA AMBASADORËVE TË BE-SË

Lajme
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka shpalosur planet e tij para përfaqësuesve të shteteve të Evropës.   “Sot i informova ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe me delegatët e rajonit perëndimor të Ballkanit për vitin tim të parë dhe punën që kanë bërë. Gjithashtu, i kam shpalosur planet e mia për javët dhe muajt në vazhdim”. “Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e fortë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter./RTK ...
Komentet te LAJÇAK SHPALOS PLANET PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI PARA AMBASADORËVE TË BE-SË Janë të Mbyllura

GJOSHI I PDK-SË: SONDAZHI MË I MIRË NË KËTO ZGJEDHJE JANË QYTETARËT

Lajme
Shefi i Shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Betim Gjoshi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se sondazhi më i mirë në këto zgjedhje janë qytetarët.   Madje, ai shtoi se qytetarët e kanë kuptuar që PDK-ja është stabilizuesja e shtetit të Kosovës që e ruan dhe zhvillon vendin. “Realisht sondazhi më i mirë janë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qindra takime brenda ditës me qytetarë anekënd Kosovës. Mendoj që qytetarët kanë kuptuar që PDK-ja është stabilizuesja e shtetit të Kosovës që e ruan dhe zhvillon shtetin e Kosovës, ekonominë, mirëqenien  e qytetarëve, shëndetësinë, rendin e ligjit e ulë papunësinë dhe shumë brenga të tjera të ...
Komentet te GJOSHI I PDK-SË: SONDAZHI MË I MIRË NË KËTO ZGJEDHJE JANË QYTETARËT Janë të Mbyllura

KATËR VJET NGA RRËNIMI I MURI NË VERI TË MITROVICËS

Lajme
Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017. Dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.   Derisa u tha se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun. E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka shtuar se së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i Komunave Serbe. Muri ndarës ...
Komentet te KATËR VJET NGA RRËNIMI I MURI NË VERI TË MITROVICËS Janë të Mbyllura

​61.404 RASTE ME COVID-19 QË NGA PARAQITJA E PANDEMISË

Lajme
Nga 13 marsi 2020-të kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në vend janë infektuar me këtë virus 61 mijë e 404 persona, ndërsa janë shëruar 53 mijë e 231.   Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.303 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 318 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 ...
Komentet te ​61.404 RASTE ME COVID-19 QË NGA PARAQITJA E PANDEMISË Janë të Mbyllura

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.   Nëpër ultësira  do të ketë kushte për mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s./RTK ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura

​NGJARJET E DATËS 5 SHKURT

Lajme
Ngjarjet e datës 5 shkurt 2021.   Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton kopshtin e fëmijëve “ Bardha Akademi”. (Prishtinë, Mati 1, rruga “Ndue Përlleshi”, ora 9:30) Mbahet seanca fillestare për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. (Departamenti Special në krimet e rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ora 9:30) OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo”, organizon konferencwn me temw ‘’Sfidat dhe arritjet në sistemin e arsimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian’’. (Hotel Sirius-Prishtinë, ora 10:00) Murat Ajvazi, kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptar në Botë, bënë përurimin e një libri monografik.(Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 14.00) Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ...
Komentet te ​NGJARJET E DATËS 5 SHKURT Janë të Mbyllura

Motra e dëshmorit Dukagjin Vula, në përkrahje të bashkëluftëtarit të vëllaut!

Lajme
  Unë motra e dëshmorit Dukagjin Vula, në përkrahje të bashkëluftetarit të vëllaut, nën slloganin #meÇlirimtarët!, në mbështetje të zgjedhjes për Deputet, Prof. Ass. Dr. Artan Haziri. Njeriu me vlera kombëtare dhe shkencore, ku gjithmonë i kontribuoj atdheut, kombit dhe shoqërise. NismaSocialdemokrate 121 Fatmir Limaj 1 Artan Haziri 65 ...
Komentet te Motra e dëshmorit Dukagjin Vula, në përkrahje të bashkëluftëtarit të vëllaut! Janë të Mbyllura