Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

BEKIM JASHARI REAGON PAS INCIDENTIT ME ALBIN KURTIN NË SKENDERAJ

Lajme
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas incidentit në Skenderaj me Albin Kurtin.   “Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj. Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë”, ka shkruar Jashari. Sipas tij, shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut. “Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i ...
Komentet te BEKIM JASHARI REAGON PAS INCIDENTIT ME ALBIN KURTIN NË SKENDERAJ Janë të Mbyllura

VENDOSJA E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE TREGUES I MIQËSISË MES DY KOMBEVE

Lajme
Ministri në detyrë i drejtësisë, Selim Selimi , ka vlerësuar se ngjarja e sotme është historike dhe konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite.   Postimi i plotë: Sigurisht që 4 shtatori është gdhendur si datë historike, kurse 1 shkurti do të mbahet mend për vendosjen e marrëdhënieve zyrtare diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falënderim për tërë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!/RTK ...
Komentet te VENDOSJA E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE TREGUES I MIQËSISË MES DY KOMBEVE Janë të Mbyllura

MARRËDHËNIET KOSOVË-IZRAEL, GASHI: URIME EDHE ATYRE QË ISHIN MOHUES

Lajme
Sot Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, ndërsa këtë gjë e ka përshëndetur Arben Gashi nga LDK-ja.   Ai përmes një postimi në Facebook uroi për lidhjen e këtyre marrëdhënieve diplomatike. Madje, Gashi uroi edhe ata që sipas tij ishin skeptik apo mohues. “Urime! Edhe atyre qe ishin skeptik, apo mohues. Shteti. Shtet.”, shkroi Gashi./RTK ...
Komentet te MARRËDHËNIET KOSOVË-IZRAEL, GASHI: URIME EDHE ATYRE QË ISHIN MOHUES Janë të Mbyllura

KEDS NJOFTON PËR NDËRPRERJE TË RRYMËS PËR SHKAK TË PUNIMEVE NË RRJET

Lajme
KEDS njofton konsumatorët se do të ketë ndërprerje të rrymës në disa rajone për shkak të punimeve në rrjet.   Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 02.02.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1. TS 110/10(20)kV Prishtina 5 nga dalja 10 kV j7 Baci Petroll do të ndërprehet: Degëzimi 10 kV (Kodi: 13000003017,018,054) prej orës 10:00 deri në ora 16:00 Vendet: Blinda (Kodra e Trimave 13), Baki, Baci Petroll dhe “Elkos Group”. Arsyeja: Ndërrimi i shtëpizës, kthinave modulare 10kV, transformatorit energjetik dhe ormanit 0.4 kV. Gjakovë 1. TS 35/10kV Malisheva do të ndërprehet: LP 10kV Banja me kod: 82082008 nga ora 10:00 deri në 14:00 Vendet: Rr.602 ...
Komentet te KEDS NJOFTON PËR NDËRPRERJE TË RRYMËS PËR SHKAK TË PUNIMEVE NË RRJET Janë të Mbyllura

VUÇIQ I QUAN SERBE HEKURUDHAT NË VERI TË KOSOVËS

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur serbe hekurudhat enë veri të Kosovës.   Ai pas takimit me presidentin e Francës Emmanuel Macron në Paris, ka thënë se Prishtina dëshiron të ndërtimin e hekurudhës për t’u lidhur me Rashkë dhe Kralevë, e që sipas tij, kjo do të nënkuptonte se autoritetet e Kosovës do t’i merrnin ato hekurudha. Ai i ka quajtur ato “hekurudha serbe në veri të Kosovës”. Vuçiqi ka folur edhe për dialogun dhe ka thënë se për zgjidhje duhet vullneti i dy palëve, e që sipas tij, tash për tash mungon nga Kosova. “Serbia do të presë të shohë nëse Prishtina të paktën marrëveshjen e Washingtonit ...
Komentet te VUÇIQ I QUAN SERBE HEKURUDHAT NË VERI TË KOSOVËS Janë të Mbyllura

NISMA: ME MBËSHTETJEN E GRUAS SHQIPTARE, ZËRI I ÇLIRIMTARËVE DO TË JEHOJË

Lajme
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bashkëbiseduar me gratë e në Sllatinë të Fushë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.   Nisma ka theksuar se me mbështetjen e gruas shqiptare kauza e saj do të triumfojë dhe zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Kuvendin e Kosovës. “Sot, në Sllatinë të Fushë Kosovës, zhvilluam një bashkëbisedim të sinqertë me gratë e kësaj zone, që po mbështesin jashtëzakonisht shumë kauzën tonë për çlirimtarët, dhe për këtë u jam tejet mirënjohës e falënderues. Shtëpia jonë politike po kthehet në model për tu ndjekur, subjekt që grave anekënd vendit, u jep hapësirën e duhur për të marrë përgjegjësi, për të udhëhequr ...
Komentet te NISMA: ME MBËSHTETJEN E GRUAS SHQIPTARE, ZËRI I ÇLIRIMTARËVE DO TË JEHOJË Janë të Mbyllura

XHAÇKA: KONFIRMIM SE KOSOVA SHTET ËSHTË NJË REALITET I PATJETËRSUESHËM

Lajme
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka vlerësuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit duke i konsideruar si një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm.   Xhaçka në reagimin e saj e konsideron si ngjarje historike, vendosjen e marrëdhënieve  diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit dhe falënderon SHBA për mbështetjen. “Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetje”, tha ajo. /RTK ...
Komentet te XHAÇKA: KONFIRMIM SE KOSOVA SHTET ËSHTË NJË REALITET I PATJETËRSUESHËM Janë të Mbyllura

PEZULLOHET NGA PUNA NJË PROKUROR NË PRISHTINË

Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës, i drejtuar nga kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur një takim urgjent, ku ka vendosur të pezullojë nga puna një prokuror.   Në njoftimin e bërë për media, thuhet se në këtë takim, KPK-ja ka trajtuar kërkesën e autoritetit kompetent për shkelje disiplinore nga ana e një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, transmeton Telegrafi. “Me këtë rast, KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar”, thuhet në njoftim./RTK ...
Komentet te PEZULLOHET NGA PUNA NJË PROKUROR NË PRISHTINË Janë të Mbyllura

REAGON SHQIPËRIA PAS NJOHJES NGA IZRAELI: HISTORIKE, FALENDERIME SHBA-VE

Lajme
Kosova dhe Izraeli e kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku kanë marrë pjesë ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.   Pas zyrtarizimit të njohjes, ka reaguar Ambasada e Shqipërisë në Kosovë. Vendosjen e këtyre marrëdhënieve, kjo ambasadë po e sheh si konfirmim se Kosova është shtet dhe realitet i patjetërsueshëm. Postimi i plotë: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për të gjithë ...
Komentet te REAGON SHQIPËRIA PAS NJOHJES NGA IZRAELI: HISTORIKE, FALENDERIME SHBA-VE Janë të Mbyllura

GRENELL: DITË HISTORIKE ZYRTARIZIMI DIPLOMACISË KOSOVË-IZRAEL

Lajme
Kosova dhe Izraeli, në një ceremoni virtuale, kanë nënshkruar zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.   Richard Grenell, ish i dërguari amerikan i ish-presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka përshëndetur këtë të arritur. Ai ka komentuar në profilin e Ministrisë së Jashtme të Izraelit, ku po transmetohej direkt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes. “Është kjo një ditë e mrekullueshme! Po e përcjellim nga Kalifornia”, komentoi Grenelli, raporton Zeri.info. Edhe në profilin e tij në Twitter, Grenelli e përshëndeti këtë të arritur. “Ditë e mrekullueshme. Izraeli dhe Kosova zyrtarisht nënshkruajnë marrëdhëniet diplomatike. Faleminderit Meliza Haradinaj-Stublla, MPJ e Izraelit, Donald Trump dhe Sekretari i ri i Shtetit, ...
Komentet te GRENELL: DITË HISTORIKE ZYRTARIZIMI DIPLOMACISË KOSOVË-IZRAEL Janë të Mbyllura