Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

ISH-TRAJNERI I REALIT: RONALDO MUND TË LUAJË DERI NË MOSHËN 40 VJEÇARE

Sport
Cristiano Ronaldo sot (5 shkurt) i ka mbushur 36 vjet, ndërsa ish-trajneri i tij i fitnesit ka deklaruar se superylli i Juventusit mund të luajë me intensitet të lartë deri në moshën 40 vjeçare.   Giovanni Mauri ka punuar te Real Madridi gjatë kohës së Carlo Ancelottit, ndërsa ka dhënë një intervistë për Tuttosport në ditëlindjen e portugezit, transmeton Telegraf. “Kur erdhi në Itali, kam thënë se ai është një lojtar jashtë normales. Është përshtatur dhe vazhdon të shënojë”. “Ai është duke e ndjekur metodën që ia kemi propozuar në Madrid, në të cilën pushimi është pjesë thelbësore e stërvitjeve”. “Pushimi nuk do të thotë domosdoshmërisht të flesh. Nuk është pasiv, por ...
Komentet te ISH-TRAJNERI I REALIT: RONALDO MUND TË LUAJË DERI NË MOSHËN 40 VJEÇARE Janë të Mbyllura

PORTIERI I AJAXIT PEZULLOHET NJË VIT, PASI PËRDORI GABIMISHT ILAÇ

Sport
Portieri i “harkëtarëve”, Andre Onana, është pezulluar një vit (12 muaj) nga UEFA në të gjitha garat, pasi rezultoi pozitiv në një test doping të kryer tre muaj më parë.   Historia, në fakt, është paksa groteske. Sipas klubit holandez, Onana me të vërtetë ka marrë një ilaç të ndaluar, por kjo ka ndodhur gabimisht, pasi e ka tërhequr nga një kuti që ishte për bashkëshorten e tij. “Mëngjesin e 30 tetorit, Onana nuk ndihej mirë dhe gëlltiti një pilulë për të lehtësuar sëmundjen. Sidoqoftë, ai pa e ditur se Lasimac, një ilaç që i ishte dhënë gruas së tij. Onana pretendon që ka qenë konfuz në momentin e marrjes ...
Komentet te PORTIERI I AJAXIT PEZULLOHET NJË VIT, PASI PËRDORI GABIMISHT ILAÇ Janë të Mbyllura

UEFA VENDOS, AJAX S’MUND TA PËRDORË HALLERIN NË UEFA EUROPALIGË

Sport
Skuadra e Ajaxit përmes një komunikate sot ka treguar se Sebastian Halleri nuk mund të luajë në ndeshjet e UEFA Europa League.   Klubi holandez para disa dite çoi listën e lojtarëve në UEFA, por gabimisht ata nuk e shkruan emrin e transferimit 22-milionësh, Sebastian Haller. Pas shumë përpjekjeve që emri i sulmuesit të vendoset në listë, sot Ajaxi ka marrë vendim zyrtar nga UEFA-ja, se lojtari në fjalë nuk mund të futet në listë, transmeton Indeksonline. Lojtari u transferua në Ajax, më 8 janar nga klubi i West Hamit. “Pavarësisht përpjekjeve për ta bërë Hallerin të luajë në UEFA, sot klubi mori një mesazh përfundimtar se lojtari nuk mund ...
Komentet te UEFA VENDOS, AJAX S’MUND TA PËRDORË HALLERIN NË UEFA EUROPALIGË Janë të Mbyllura

PIQUE: 85% E GJYQTARËVE JANË TIFOZË TË REAL MADRID

Sport
Gerard Pique ka shpjeguar se është e natyrshme që vendimet e gjyqtarëve të La Ligas të jenë në favor të Real Madrid.   Qendërmbrojtësi i Barcelonës, i cili po mungon që një kohë të gjatë ka rikujtuar kohën kur një gjyqtar spanjoll kishte thënë: “90 për qind e gjyqtarëve në Spanjë, janë tifozë të Real Madrid”. “Një ish-gjyqtar e kishte thënë këtë. Si është e mundur që ata të mos marrin vendime pozitive karshi Real Madrid?”, ka thënë Pique, transmeton lajmi.net. Ish-reprezentuesi spanjoll gjithashtu thotë se respekton vendimet e gjyqtarëve dhe beson se ka profesionalizëm, mirëpo gjithnjë duke thënë se vendimmarrja është kontraverse. Veterani i Barcës me sa duket i ...
Komentet te PIQUE: 85% E GJYQTARËVE JANË TIFOZË TË REAL MADRID Janë të Mbyllura

CHELSEA NIS PUNËN PËR TA KTHYER HAZARDIN NË ANGLI

Sport
“Blutë” e Londrës e duan Eden Hazardin. Eden Hazard po vuan në Real Madrid.   Belgu është larg atij Hazardit të Chelseat që kur u transferua në “Santiago Bernabeu”, transmeton “Express”. Fajin për këtë e kanë dëmtimet e shpeshta që nuk po e lënë rehat as këtë sezon. Tashmë raportohet se në verën e vitit 2021, nuk përjashtohet mundësia që Hazard t’i thotë lamtumirë Realit. Sipas “DefensaCentral”, Chelsea është duke hartuar një plan që ta kthejë në Londër 30-vjeçarin. Edhe Reali vështirë se do të refuzojë diçka të tillë nëse vjen oferta e duhur, pasi fokusi tani është te Kylian Mbappe. Reali e do francezin dhe ka zëra se do ...
Komentet te CHELSEA NIS PUNËN PËR TA KTHYER HAZARDIN NË ANGLI Janë të Mbyllura

KËSHILLI PROKURORIAL: PARTITË TË MOS NDËRHYJNË NË PUNËN E GJYQËSORIT

Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka kërkuar nga partite politike që të mos keëe ndërhyrje në punën e gjyqësorit, përkatësisht, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.   Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë ditës së sotme ka reaguar kundrejt partive politike, duke theksuar se respekton të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë të secilit individ dhe subjekt politik, mirëpo deklarimet dhe qëndrimet e kandidatëve, të cilët janë pjesë e fushatës zgjedhore, duhet të jenë të përmbajtura dhe në respektim të plotë të ndarjes së pushteteve dhe të mos përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e gjyqësorit, përkatësisht, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit. Ndër të tjera në ...
Komentet te KËSHILLI PROKURORIAL: PARTITË TË MOS NDËRHYJNË NË PUNËN E GJYQËSORIT Janë të Mbyllura

HOXHAJ DHE BRENDE FLASIN PËR POTENCIALIN E INVESTIMEVE TË JASHTME

Lajme
Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një bisedë me presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, Borge Brende, me të cilin ka biseduar rreth planit të PDK-së për Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.   Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë së bashkë me Brende, u pajtuan të punojnë në krijimin e një kornize të bashkëpunimit që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale. Ndër tjerash, Hoxhaj tregoi se Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese. Postimi i plotë: Një bisedë e ...
Komentet te HOXHAJ DHE BRENDE FLASIN PËR POTENCIALIN E INVESTIMEVE TË JASHTME Janë të Mbyllura

PACOLLI: NJË SHTET KEMI, TA RUAJMË DHE TA ZHVILLOJMË

Lajme
Kryetari i Aleancës Kosova e Re ka vizituar familjen Makolli në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ndërsa tha se puna, angazhimi dhe përkushtimi është mënyra si mbajnë shtetin.   Pacolli që mban numrin 5 në listën e LDK-së për deputetë, në një postim në rrjetin social Facebook thotë se shtetin duhet ruajtur dhe zhvilluar. “Në Kodrën e Trimave te Familja Makolli. Mobilizimi dhe fryma SHTETndërtuese janë ato që na mbajnë ne. Puna, angazhimi dhe përkushtimi është mënyrë se si ne mbajmë shtetin. Një shtet kemi, ndaj ta ruajmë e zhvillojmë”, shkruan Pacolli./RTK ...
Komentet te PACOLLI: NJË SHTET KEMI, TA RUAJMË DHE TA ZHVILLOJMË Janë të Mbyllura

PARTITË POLITIKE T’I SHMANGIN AKTIVITETET QË RREZIKOJNË SHËNDETIN PUBLIK

Lajme
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK konsideron se organizimi i tubimeve zgjedhore në kundërshtim me masat e rekomanduara nga IKSHPK paraqet rrezik serioz për shëndetin publik dhe atë të ekonomisë.   Në vend se partitë politike objektivë kryesore ta kenë shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve, ato po veprojnë në kundërshtim me këtë objektivë. Të kërkohet votë duke rrezikuar shëndetin publik të qytetarëve në emër të vaksinimit apo të rregullimit të sistemit shëndetësor është hipokrizi, thuhet në reagim. PRAK konsideron se këto veprime paraqesin edhe vepër penale sipas Kodit Penal, pasi që kushdo që gjatë epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas vendimeve tjera ...
Komentet te PARTITË POLITIKE T’I SHMANGIN AKTIVITETET QË RREZIKOJNË SHËNDETIN PUBLIK Janë të Mbyllura

HARADINAJ-STUBLLA I REAGON KONJUFCËS PËR AMBASADËN NË IZRAEL

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla iu është përgjigjur Vetëvendosjes dhe deklaratës së tyre për ambasadën në Izrael.   Haradinaj ka thënë se njohja nga Izraeli është një arritje e jashtëzakonshme për shtetësinë e Kosovës, pas 3 viteve izolimi e fushate agresive ilegale të Serbisë për çnjohje. “ Kjo erdhi falë përkushtimit të administratës Amerikane Trump, dhe përkrahjes së fuqishme tani nga administrata e re Biden/Blinken. Rreshtimi i përhershëm i Republikës së Kosovës me Amerikën, gjithmonë na është shpërblyer me forcim, zhvillim, e konsolidim të shtetësisë sonë brenda dhe jashtë, dhe kjo për qytetarët është fakt i mirënjohur dhe i pakontestueshëm”, ka thënë ajo. “Njohja nga Izraeli ...
Komentet te HARADINAJ-STUBLLA I REAGON KONJUFCËS PËR AMBASADËN NË IZRAEL Janë të Mbyllura