Në ditën e shtatë të fushatës zgjedhore, kandidati për president nga radhët e AAK-së Ramush Haradinaj ka vizituar sot një grup fermerësh dhe një fabrikë mobiliesh në Suharekë. Ai me këtë rast tha se Kosova ka potencial të madh zhvillimi dhe garanci për këtë janë bizneset vendore, punën e të cilave po e përcjellë nga afër. “Gjatë vizitës në Suharekë, takova një grup fermerësh e gjithashtu vizitova fabrikën e mobilieve “Te Naseri”. I impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin e tyre për punë, veçanërisht grave ndërmarrëse, të cilat çdo ditë e më tepër po bëhen shembuj suksesi’, shkruan Haradinaj në Facebook./KosovaPress ...
Komentet te Haradinaj: Bizneset vendore janë garanci e potencialit të madh që ka Kosova Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kurti: Nuk do të bëjmë koalicione pas 14 shkurtit, atë e kemi bërë para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit, Albin Kurti ka thënë se nuk do të bëjnë koalicione pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, meqë siç tha ai, atë e kanë bërë para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin. Para qytetarëve në Shtime, Kurti ka thënë se synojnë më shumë se 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe për këtë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje këtë të diele. E Vjosa Osmani ka thënë se ata, që sipas saj, kanë menduar për xhepat e tyre, duhet të shkojnë në opozitë të gjatë. Kurti u ka thënë qytetarëve të Shtimes se nuk do të qeverisin për t’u pasuruar. Kurti: ...
Komentet te Kurti: Nuk do të bëjmë koalicione pas 14 shkurtit, atë e kemi bërë para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin Janë të Mbyllura
Ish ylli i Chelsea-t Eden Hazard e ka pranuar se ka qenë tifoz i Arsenal-it në të kaluarën, për shkak të lojtarëve francez që kanë luajtur aty, raporton “talkSPORT”. Belgu ishte pjesë e Chelsea-t për shtatë sezone, ku arriti të fitojë dy Premier Liga, dy Liga të Evropës, FA Cup dhe Kupën e Ligës angleze, para se të siguroj një transferim tek skuadra e Real Madrid-it, përcjell KosovaPress. Por nuk ishin “Blutë” skuadra që Hazard kishte përkrahur në të kaluarën. Ai ka qenë tifoz i rivalëve të Chelsea-t, skuadrës londineze Arsenal. “Kur isha i vogël, ekipi që e shikoja më shumë ishte Kombëtarja e Francës”, tha Hazard për “On The ...
Komentet te Hazard e pranon që ka qenë tifoz i rivalit të Chelseat Janë të Mbyllura
Sardelet janë plot me lëndë ushqyese të rëndësishme, gjë që i vendos ato në vendin e parë kur bëhet fjalë për ushqimin. Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega-3, proteinave, vitaminës B12 dhe selenit, sardelet janë ndër rojet më të fuqishme të shëndetit. Nëse konsumohen rregullisht, ato mund të kontribuojnë në përmirësimin e të gjithë organizmit. Një racion sardele prej rreth 75 gram përmban afërsisht: 191 kalori 22.7 gram proteina 10.5 gram yndyrë 8.2 mikrogramë të vitaminës B12 48.5 mikrogramë selen 250 njësi të vitaminës D. 451 miligramë fosfor 351 miligramë kalcium 4.8 miligramë niacinë 2.7 miligramë hekur 365 miligramë kalium 35,9 miligramë magnez 0.2 miligram bakër ...
Komentet te Ju nuk do ta besoni atë që vendosni në trupin tuaj me një konservë me sardele Janë të Mbyllura
Intensiteti i aktiviteteve të ATK-së është rritur dukshëm për muajin e parë të këtij viti, deri më datë 31 janar janë kryer 3, 355 vizita tek bizneset, ku si rezultat i tyre janë lëshuar 130 gjoba për gjetjet e konstatuara nga inspektoret tatimor në teren. Sipas komunikatës së lëshuar nga ATK-ja, nga vizitat e realizuar është konstatuar mall pa origjinë, si dhe mungesë në stoqe në vlerë 1.1 milion euro. Përveç vizitave, inspektorët tatimor kanë përfunduar 78 kontrolle tek bizneset, të cilat janë identifikuar nga moduli i analizës së riskut. Tatimi shtesë nga këto kontrolle të kryera është 1.6 milion euro, ndërsa kreditimi i zbritur është afro gjysmë milion euro, ...
Komentet te ATK-ja gjatë janarit shqiptoi 130 gjoba për bizneset Janë të Mbyllura
Aktiviteti i parë i vitit 2021 për Kombëtaren e Kosovës do të jetë në ndeshjen kundër Kombëtares së Katarit, ndeshje kjo në kuadër të grupmoshave U21. Me datën 26 mars, Kosova do të zhvillojë këtë miqësore në Doha të Katarit, ku pas kësaj ndeshjeje ekziston mundësia që të zhvillohet edhe një tjetër miqësore pas tre ditësh, përcjell KosovaPress. Kjo miqësore vjen si arsye e Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy federatave. Për shkak të pandemisë Covid-19, ende nuk është konfirmuar lista e lojtarëve nga përzgjedhësi gjerman Michael Nees, ku nuk dihet nëse klubet përkatëse të tyre mund të lejojnë udhëtimin drejt Katarit. Po ashtu, tekniku gjerman do të ketë ...
Komentet te Kosova U21 miqësore kundër Kombëtares së Katarit Janë të Mbyllura
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sërish me mospajtime ndërmjet anëtarëve të këtij institucioni. Anëtari i KQZ-së Alim Rama nga VV-ja sërish ka qenë i shqetësuar se përse anëtarëve të KQZ-së po i pengon procedimi i pakove me fletëvotime që vijnë edhe të shtunën. Ai tha se video-mesazhi për t’u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk duhet të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin dhe që e konsideron veten person të urryer. Rama: Daka ka humbur kredibilitetin, të ndryshohet video-ftesa Video “Një video që e kundërshtova në këshillin për Informim Publik, ka të bëjë se ju kryesuese keni deklaruar para ...
Komentet te Përfaqësuesit e VV në KQZ akuzojnë Dakën për humbje kredibiliteti, mbyllet mbledhja me mospajtime Janë të Mbyllura
Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e vlefshme për fazën 1/8 së finales në Kupën e Kosovës. Drenica e ka mposhtur Ulpianën me rezultat të thellë 4-0, përcjell KosovaPress. Zabërgja me dy golat e tij në minutat 45’ dhe 65’ si dhe Rapo dhe Uka me nga një gol në minutat 14’ dhe 61’ ia siguruan këtë fitore të thellë skuadrës vendase. Dy ndeshjet tjera, Llapi – Ballkani dhe Prishtina – Drita ofruan emocione të mëdha pasi fituesi nuk u mësua brenda 90 minutave dhe skuadrat shkuan në vazhdime. Prishtina e siguroi fitoren në derbi me Dritën me golin e realizuar nga Boshnjaku në minutën e 106’, por duhet përmendur që ...
Komentet te Kupa e Kosovës, mbyllen ndeshjet e sotme të 1/8 së finales, këto janë rezultatet Janë të Mbyllura
Dyshimet se kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka sulmuar fizikisht një zyrtar të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka ngritur edhe reagimin e ish-kryetarit të kësaj komune, Agim Veliu që njëherit është edhe ministër në detyrë i Punëve të Brendshme. Veliu thotë se Bulliqi për pak muaj përveç hakmarrjes politike dhe arrogancës së pushtetit ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve. Ai shton se përdorimi i dhunës nga një kryetar komune, përveç që është vepër penale, ajo paraqet edhe sinjal të keq të abuzimit me detyrën publike. Ai ka theksuar se praktika e dhunës i takon pushtetit të kaluar i cili nuk e qeverisë më ...
Komentet te Veliu: Përveç hakmarrjes politike, Bulliqi ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve Janë të Mbyllura
Hoti: LDK do ta integrojë vendin në BE dhe do t’i liberalizojë vizat Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur tubim elektoral në Rahovec ku ka kërkuar votën e qytetarëve të kësaj komune në zgjedhjet e 14 shkurtit. Nga aty Hoti kërkoi nga qytetarët që mos t’i besojnë dogmat për ndryshim pasi siç tha ai si LDK ofrojnë një qeverisje me integritet, duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën. Para bashkëvendësve Hoti shpalosi planin për bujqësi, infrastrukturë e kulturë, duke iu premtuar shpejt edhe sistemin e ujitjes në këto anë. Hoti: Kërkoj mbështetjen tuaj për të ecur përpara procesi i shtetndërtimit Video “Kërkoj ...
Komentet te Hoti: Me LDK-në do të hiqen vizat dhe do të integrohet vendi në BE Janë të Mbyllura