Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Coca-Cola kalon në shishe plastike të ricikluara

Ekonomi
Prodhuesi amerikan i pijeve të gazuara Coca-Cola njoftoi të martën se do të fillojë përdorimin e shisheve tërësisht prej plastike të ricikluar në SHBA, tregu i saj më i madh. Me këtë iniciativë, Coca-Cola do të zvogëlonte përdorimin e plastikës jo të ricikluar me 20 për qind në Amerikën e Veriut krahasuar me 2018. Duke kaluar në shishe që do të bëheshin tërësisht nga plastika e ricikluar, kompania dëshiron të përfshihet në luftën globale kundër mbetjeve plastike dhe të zvogëlojë gjurmën e saj të karbonit. Duke filluar nga shkurti, kompania do të fillojë shitjen e pijeve të saj, duke përfshirë Coca Cola, Diet Coke, Coke Zero Sugar dhe Coca Cola ...
Komentet te ​Coca-Cola kalon në shishe plastike të ricikluara Janë të Mbyllura

​Raporti: Piloti përgjegjës për rrëzimin e helikopterit të Kobe Bryant

Sport
Shkaku i rrëzimit të helikopterit në janar 2020, në të cilin humbën jeta Kobe Bryant, vajza e tij dhe shtatë persona të tjerë, është vendimi i pilotit për të fluturuar në re, megjithëse është i ndaluar me ligj. Raporti zyrtar mbi rrëzimin e helikopterit në më shumë se 600 faqe, thekson se piloti Ara Zobajan ndoshta përjetoi çorientim hapësinor, për këtë arsye ai besoi se avioni po ngjitej, edhe pse në të vërtetë po zbriste, raporton AP. Është konfirmuar se nuk kishte dështime mekanike në helikopter/KosovaPress ...
Komentet te ​Raporti: Piloti përgjegjës për rrëzimin e helikopterit të Kobe Bryant Janë të Mbyllura

​Greqia raporton 1.526 raste të reja dhe 20 të vdekur nga COVID-19

Rajoni dhe Bota
Në Greqi, 1.526 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërsa 20 njerëz kanë vdekur si rezultat i këtij infeksioni, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik. Që nga fillimi i epidemisë, 166.067 raste të koronavirusit janë regjistruar në Greqi, nga të cilat 6.061 kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit, dhe 52.913 me raste të njohura tashmë. 277 pacientë janë në aparate për frymëmarrje, me një moshë mesatare 70-vjeç. Deri më tani, 6.017 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, raporton agjencia e lajmeve greke ANA./KosovaPress ...
Komentet te ​Greqia raporton 1.526 raste të reja dhe 20 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura

Zyrtare, UEFA njofton se ku do të zhvillohet ndeshja R. Sociedad – Man. United

Sport
UEFA ka njoftuar se ndeshja e parë ndërmjet Real Sociedadit dhe Manchester United e vlefshme për fazën 1/32 të Europa League do të zhvillohet në “Allianz Stadium” në Torino. Për shkak të kufizimeve aktuale të koronavirusit, ndeshja është zhvendosur nga Spanja në Itali dhe do të zhvillohet në të njëjtën datë dhe kohë, përcjell KosovaPress. Më 18 shkurt në orën 17.55 me kohën e Mbretërisë së Bashkuar, gjigantët anglezë do të luajnë kështu ndeshjen e tyre si mysafir kundër Sociedadit në Torino. Arsyeja është se kufizimet e koronavirusit nuk lejojnë që njerëzit nga Mbretëria e Bashkuar të hyjnë në Spanjë. UEFA ka falënderuar të dy klubet për bashkëpunimin përmes deklarate ...
Komentet te Zyrtare, UEFA njofton se ku do të zhvillohet ndeshja R. Sociedad – Man. United Janë të Mbyllura

​1239 raste të reja dhe 16 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Në 24 orët e fundit, 1239 raste me koronavirus dhe 16 persona kanë humbur jetën në Shqipëri, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 553, pasuar nga Durrësi me 84, Elbasani 61, Lushnje 58 etj. Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 52.933. Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga ...
Komentet te ​1239 raste të reja dhe 16 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura

​9 viktima dhe 476 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Rajoni dhe Bota
Në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit nga 2863 teste të kryera 476 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH). Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit 407 pacientë janë shëruar. Ndërsa 9 persona kanë humbur betejën me Covid-19./KosovaPress ...
Komentet te ​9 viktima dhe 476 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura

Nesër zhvillohen edhe katër ndeshje në kuadër të Kupës së Kosovës

Sport
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot, ku kualifikimin për më tutje e siguruan Drenica, Llapi dhe Prishtina, faza e 1/8 e finales së Kupës së Kosovës vazhdon nesër edhe me katër ndeshje të tjera, raporton KosovaPress. Të gjitha ndeshjet e ditës së nesërme fillojnë nga ora 13:00. Këto janë ballafaqimet e nesërme: A&N – Flamurati Trepça 89’ – Ferizaj Arbëria – Feronikeli Istogu – Gjilani/KosovaPress ...
Komentet te Nesër zhvillohen edhe katër ndeshje në kuadër të Kupës së Kosovës Janë të Mbyllura

Rajoni i Tirolit në karantinë për frenimin e variantit afrikan-jugor

Lajme
Kufizimet e udhëtimit për provincën austriake të Tirolit u shtrënguan edhe më shumë sot, ndërsa qeveria po përpiqet të frenojë variantin e ri afrikanojugor të COVID-19. “Ky është shpërthimi më i madh i njohur në Bashkimin Europian”, tha kancelari Sebastian Kurz, ndërsa njoftoi se banorët që dëshirojnë të largohen nga Tiroli do të duhet të kenë një test negativ të virusit. Rreth 300 persona në Tirol janë prekur nga ky variant i ri, që është më infektues se më të mëparshmit, raporton ATSh. Provinca ka qenë në qendër të vëmendjes së mbulimit mediatik të COVID-19 që nga fillimi i vitit të kaluar, kur një shpërthim i madh ndodhi në vendpushimin ...
Komentet te Rajoni i Tirolit në karantinë për frenimin e variantit afrikan-jugor Janë të Mbyllura

Rama flet për ndërtimin e Portit të Durrësit: Projekti është gati, 2 miliardë euro nga investitorë nga Lindja e Mesme

Ekonomi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në Durrës, ku u diskutua edhe për ndërtimin e Portit të Durrësit. Rama u shpreh se një nga kompanitë më të mëdha të botës, e cila operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme, jo vetëm ka shprehur dëshirën por ka dorëzuar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësi. Po ashtu kreu i qeverisë shtoi se do të hidhen 2 miliardë euro për transformimin e Portit të Durrësit. “Do të jetë Marina më e madhe e Mesdheut. Ideja për ta bërë komplet Portin e Durrësit, komplet marinë as nuk ...
Komentet te Rama flet për ndërtimin e Portit të Durrësit: Projekti është gati, 2 miliardë euro nga investitorë nga Lindja e Mesme Janë të Mbyllura

​“Më thanë të bëja gjoksin dhe të pasmet”, aktorja e famshme rrëfen fillimet e karrierës

ShowBiz
Aktorja e famshme, Priyanka Chopra, e cila më 11 shkurt do të botojë autobiografinë e saj të parë “Unfinished”, ka kujtuar fillimet e saj në industrinë e filmit. Ajo ka denoncuar seksizmin, duke thënë: “Një regjisor dhe producent më tha se duhej të rregulloja masat e mia: gjoksin, të pasmet dhe nofullën. Ata më quanin ‘ndryshe’”. “Nëse dëshiroja të bëhesha aktore, më tha, do duhej të rregulloja përmasat e mia. Ai më tha se njihte një kirurg plastik të shkëlqyeshëm në Los Anxhelos”, ka shtuar Priyanka. 38-vjeçarja ka shtuar se është larguar nga studio e tronditur dhe duke u ndjerë e vogël. Ajo shpjegon se si është e zakonshme në ...
Komentet te ​“Më thanë të bëja gjoksin dhe të pasmet”, aktorja e famshme rrëfen fillimet e karrierës Janë të Mbyllura