Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar ndaj lajmit se ai ka sulmuar një zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Bulliqi në reagimin e tij ka hedhur poshtë pretendimet se ai ka sulmuar zyrtarin në QKMF-në e Podujevës duke thënë se e gjitha po bëhet po të dëmtuar reputacionin e tij si kryetar dhe subjektit politik që ai përfaqëson, pra Vetëvendosjes. “Sqarim lidhur me një lajm që po qarkullon në portale të ndryshme, se gjoja sot kam sulmuar një zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim ...
Komentet te Dyshimet për sulm fizik ndaj një qytetari, reagon Bulliqi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
10 persona kanë humbur jetë në aksidente trafiku vetëm gjatë janarit të këtij viti. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në aksident trafiku kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë. Ndërkohë që policia kanë bërë thirrje që të bëhet kujdes me shpejtësinë gjatë vozitjes. “MOS SHPEJTO, FAMILJA TË PRET! Gjatë muajit janar 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 10 persona në aksidente të trafikut! Gjatë muajit janar 2021 në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë”, thuhet në njoftimin e policisë./KosovaPress ...
Komentet te 10 të vdekur për një muaj në aksidente trafiku Janë të Mbyllura
Drejtori teknik i Milan-it Paolo Maldini thotë se Zlatan Ibrahimovic është afër nënshkrimit të kontratës së re me liderët e Serie A. Ibrahimovic ka qenë fantastik që nga rikthimi tek skuadra e Milan-it, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt kreut të ligës italiane, me dy pikë më shumë se vendi i dytë dhe rivali i tyre, Inter-i, përcjell KosovaPress. “Ne jemi ndër skuadrat me moshën më të re të lojtarëve në Evropë, prandaj na duhet një lider si Ibrahimovic”, tha Maldini për “BeIn Sports”. “Ai na ka thënë që vazhdimi i kontratës me klubin varet nga trupi i tij, por nëse vazhdon me këtë formë të shkëlqyer, nuk shoh ...
Komentet te Maldini: Ibrahimovic do të vazhdojë kontratën me Milan-in Janë të Mbyllura
2 të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 2 raste të vdekjes dhe 234 raste të reja me COVID-19, janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), një rast i vdekjes është në Komunë e Prishtinës dhe një në Komunën e Prizrenit. Njoftimi i plotë i IKShPK: 209 TË SHËRUAR DHE 234 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.405 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive. Brenda ...
Komentet te 2 të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit D.S, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë e mbetur në tetnativë. Sipas gjykatës, më datë 12.05.2018, në Serbi, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi financiare të kundërligjshme, paraprakisht merret vesh me prindin e viktimës së mitur, që të njëjtën në mënyrë të kundërligjshme ta dërgojë në Gjermani, në rrugë ilegale, për një shumë të parave, ku e merr viktimën dhe në mënyrë të kundërligjshme e kalojnë kufirin, pajisen me dokument të rremë identifikimi e pastaj tentojnë të kalojnë kufirin për në ...
Komentet te Kontrabandim me migrantë, një muaj paraburgim për të dyshuarin Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim personit i cili kishte vjedhur arkën e bamirësisë në një furrë në Prizren. Sipas komunikatës për media nga Gjykata Themelore në Prizren, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurit D.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. “ Me datë 07 shkurt, me qëllim që vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, të pandehurit D.K., (dhe K.P., i cili është në arrati), në një lokal – furrë, marrin pasurinë e luajtshme dhe atë një arkë të bamirësisë, në atë mënyrë të pandehurit duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, kur në ...
Komentet te Një muaj paraburgim për personin që vodhi arkën e bamirësisë në një furrë në Prizren Janë të Mbyllura
Në palestrën sportive ShF “Nazim Gafurri” në Prishtinë më 13 shkurt 2021 do të organizohet turneu i XIII ndërkombëtar i boksit “Pavarësia”, ka njoftuar Federata e Boksit të Kosovës. Ky aktivitet mbahet për të shënuar 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës kur përveq Kosovës si vend nikoqir, do të marrin pjesë edhe shtetet e rajonit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Turneu fillon nga ora 12:00./KosovaPress ...
Komentet te Më 13 shkurt organizohet turneu ndërkombëtar i boksit “Pavarësia” në Prishtinë Janë të Mbyllura
Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim ka publikuar gjetjet nga monitorimi i fushatës zgjedhore ku sipas tyre shqetësuese mbetët mos respektimi i masave anti-Covid në tubime dhe shkelja e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. DnV u ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë publike shpenzimet e fushatës zgjedhore dhe burimin e financave meqë sipas tyre deri tani vetëm tri subjekte i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së tyre rreth shpenzimeve. Ngadhnjim Halitaj nga DnV, në një konferencë për media tha se në këtë fushatë, fenomeni i përdorimit të resurseve publike është vërejtur në masë më të vogël. Halitaj: Veturat zyrtare janë përdorur në pesë aktivitete zgjedhore ...
Komentet te DnV: Partitë po e shkelin Ligjin për Covid-19 dhe për zgjedhjet e përgjithshme Janë të Mbyllura
Mbledhja e sotme e KQZ sërish është mbyllur me mospajtime ndërmjet kryetares së këtij institucioni dhe anëtarëve të VV-së. Anëtari Alim Rama ka kërkuar sqarime nga kryetarja Daka për deklaratën e saj të dhënë ditë më parë se “Është personi më u urryer në këtë shtet”. “Jeni të gjithë kundër votave të diasporës, që të vijnë deri të shtunën”, tha Rama. Më këto deklarata, mbledhja e KQZ është mbyllur, derisa anëtarët e VV, kanë vazhduar me diskutime në sallë. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë akredituar edhe mbi 6 mijë vëzhgues nga disa subjekte politike, media dhe OJQ. Ndërsa, numri total deri tash i vëzhguesve të akredituar ka arrit ...
Komentet te Mbledhja e KQZ-së sërish mbyllet me akuza në mes Dakës dhe anëtarëve të VV-së Janë të Mbyllura
Gjatë 2020-ës, në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), u mjekuan 9 mijë e 382 foshnje. Prej tyre, 8 mijë e 905 foshnje ishin referuar nga Klinika e Gjinekologjisë, kurse 477 të tjerë nga spitalet rajonale, spitalet privat apo nga shtëpia, për shkak të manifestimeve klinike. Kështu kanë bërë të ditur nga Shërbimi Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). Kurse në hapësirën e destinuar për trajtimin e rasteve të dyshuara apo të konfirmuara me COVID-19, janë pranuar 60 foshnje të lindura, e që 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. “Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2020 kanë marrë shërbime mjekësore 9382 ...
Komentet te Vitin e kaluar në Klinikën e Neonatologjisë u mjekuan 9 mijë e 382 foshnje Janë të Mbyllura