General Motors (GM) do të zgjasë pezullimin e prodhimit në tri fabrika të Amerikës së Veriut të paktën deri në mes të marsit për shkak të mungesës globale të çipave, ndërsa prodhimi i automjeteve në dy impiantet e mbetura do të jetë vetëm i pjesshëm, njoftoi sot kompania . Fabrikat ku prodhimi është pezulluar janë të vendosura në: Fairfax në Kanzas, në qytetin kanadez Ingers në Ontario dhe në San Luis Petosí në Maxico, dhe ata prodhojnë Chevrolet Malibu sedan dhe Buick Encor, Cadillac XT4, GMC Terrain, Chevy Equinox dhe Kryqëzim Trex. CNBS. Reuters njoftoi se aksionet e GM pas këtij lajmi ranë me 1 për qind. Mungesa e çipave ...
Komentet te General Motors shtyn pezullimin e prodhimit deri më 15 mars Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ekspertë të OBSH dhe të Kinës thanë në një konferencë të përbashkët për mediat se rezultatet e deritanishme tregojnë që një aksident në laborator apo që virusi të jetë krijuar nga njerëzit ka mundësi shumë të pakta, dhe kjo gjë nuk shpjegon përhapjen e tij të lartë. Ata shtuan që virusi që shkakton COVID-19 mund të ketë qarkulluar në rajone të tjera përpara se ai të identifikohej në qytetin kinez të Wuhan-it në fund të vitit 2019. Sipas studimit për identifikimin e origjinës së virusit, prejardhja e tij mund të jetë nga burime natyrore tek lakuriqët e natës, po kjo nuk do të thotë që ata të ndodheshin në Wuhan, ...
Komentet te Origjina e virusit, dalin të dhënat e para nga hetimet për SARS-CoV-2 Janë të Mbyllura
“Jerusalema” është kënga që po dëgjohet dhe kërcehet në mbarë botën. Teksti është në një gjuhë, që nuk e kuptojmë por sërish e pëlqejmë. Kjo nismë, e krijuar nga afrikano-jugori synon të ngrejë humorin e gjithë njerëzve. Është këngë me tekst biblik, ku këndohet: “Jerusalema, shtëpia ime/ më shpëto/ mos më lër këtu/ nuk është vendi im këtu/ kështu që më shpëto“. “Jerusalema” është publikuar më parë, por u bë e njohur gjatë periudhës së karantinës dhe njerëzit u përfshinë në sfidën e kërcimit në TikTok me këtë këngë. Duket se kishin nevojë për diçka që i gëzon gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe “Jerusalema” e ka këtë efekt./tch/KosovaPress ...
Komentet te “Jerusalema”, sfida e kërcimit që ka pushtuar botën, çfarë duhet të dini për këtë këngë Janë të Mbyllura
Duke filluar nga java e ardhshme, shkeljet e përsëritura të rregullave të reja të përforcuara anti-COVID të vendosura për udhëtarët në Britaninë e Madhe mund të kenë edhe pasoja penale. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock e shpjegoi këtë, duke njoftuar dënime deri në 10 mijë funte për ata që shkelin rregullat dhe deri në 10 vjet burg për përsëritësit e veprave penale. Udhëtarët që vijnë nga 33 vende ,të cilëve u kërkohet të izolohen në hotel do të tarifohen me 1750 funte për ushqim, akomodim, transport dhe testim. Hancock paralajmëroi se njerëzit që përpiqen të shmangin rregullat e karantinës në hotel mund të përballen me 10 vjet burg. Udhëtarët që ...
Komentet te Britani: Deri në 10 vjet burg kush thyen masat antiCOVID Janë të Mbyllura
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë tubimit zgjedhor në Gjakovë ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk meriton njerëz që mohojnë të kaluarën e vendit dhe të atillë që nuk kanë bërë asgjë për Kosovën. Duke kërkuar votën e qytetarëve të Gjakovës, Limaj tha se Nisma simbolizon frymën çlirimtare dhe si i tillë do të jehojë në Parlament dhe institucione të tjera në Kosovë. Limaj: Parlamenti nuk meriton njerëz që mohojnë të kaluarën Video: “Parlamenti nuk meriton njerëz që mohojnë të kaluarën e tyre dhe njerëz që flasin dhe asgjë s’kanë bërë për Kosovë. Mbi të gjitha në Parlamentin e Kosovës duhet të shkohet me përkulje dhe ...
Komentet te Limaj: Parlamenti nuk meriton njerëz që mohojnë të kaluarën e tyre Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. I pandehuri më 8 shkurt, në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta V.H., ku për shkak të një mos marrëveshje, i drejtohet me armë zjarri duke shtënë në drejtim të saj, dhe të njëjtën e qëllon nga mbrapa në pjesën e kraharorit, derisa me këtë rast vë në rrezik jetën e pjesëmarrësve tjerë dhe kalimtarëve të rastit. Gjithashtu i pandehuri ...
Komentet te Një muaj paraburgim për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje Janë të Mbyllura
Ismael Bennacer thuhet se është kthyer në stërvitje dhe është i gatshëm të luajë kundër Spezias të shtunën. Reprezentuesi algjerian kishte ethe javën e kaluar dhe u la jashtë listës së skuadrës së “Rossonerëve” për t’u përballur me Crotonen të dielën. Sipas “Calciomercato.com”, ish-mesfushori i Empolit u kthye në stërvitjen grupore sot dhe do të ketë të drejtën të përballet me Spezian fundjavën e ardhshme, përcjell KosovaPress. Sandro Tonali u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e grupit, ndërsa Simon Kjaer pjesërisht u stërvit me ekipin. Stefano Pioli do të jetë pa të pezulluarin Davide Calabria për ndeshjen kundër Spezias./KosovaPress ...
Komentet te Para ndeshjes me Spezian Pioli merr një tjetër lajm të mirë Janë të Mbyllura
Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk do të ketë nevojë më për taksa e reciprocitet ndaj Serbisë, pasi që do të jetë referendumi për bashkim me Shqipërinë si kundërpërgjigje nëse Beogradi vazhdon me bllokada ndaj Kosovës. Haradinaj para qytetarëve të Suharekës ka përkujtuar se ka ende punë për të bërë, të cilat do të përfundojnë nën qeverisjen e AAK-së. Haradinaj: AAK ka program për rritjen e ekonomisë së Kosovës (Video) “Unë e di se qytetari i Suharekës e ka më lehtë të vendosë se për kë do të votojë. Por, tash po flasim për gjithë qytetarët e Kosovës, ...
Komentet te Haradinaj: Kosova s’do të ketë më nevojë për reciprocitet ndaj Serbisë Janë të Mbyllura
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman e ka vlerësuar shumë sulmuesin e Milanit Zlatan Ibrahimovic i cili po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme me gjigantin italian. Trajneri holandez foli në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së parë gjysmë finale të Barcelonës në Copa del Rey me Sevillan. Koeman u pyet për Zlatan Ibrahimovic i cili shënoi golin e tij të 500-të dhe 501-të javën e kaluar, përcjell KosovaPress. “Unë nuk jam i befasuar, kam punuar me të në Ajax dhe cilësitë e tij ishin të qarta tashmë,” tha trajneri i Barcelonës. “Ai ka provuar të jetë një nga sulmuesit më të mirë atje, pavarësisht moshës së tij, ai është ende ...
Komentet te Koeman komenton formën e Zlatan Ibrahimovic Janë të Mbyllura
Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, përmes faqes së tij në Facebook, ka shpërndarë një fotografi të veçantë. Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Hoxhaj tregon takimin emocional me Hamëz Rexhepin, një invalid i luftës nga Zabeli i Lartë i Drenasit. “E takova para disa javësh në fushatë Hamëz Rexhepin nga Zabeli i Lartë i Drenasit. U preka thellë nga historia e tij, e njëjtë edhe me historitë e mijëra të tjerëve që i lanë gjymtyrët e trupit për Kosovën. Përjetë mirënjohës!”, shkruan Hoxhaj. https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3226135997488130/KosovaPress ...
Komentet te Hoxhaj rrëfen për takimin emocional me një invalid të luftës Janë të Mbyllura