Mbi 63 mijë qytetarë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur u shfaqen rastet e para me Covid-19 në Kosovë. 1,532 persona kanë humbur jetën, ndërsa 54, 661 pacientë janë shëruar. Aktive mbeten 6,896 raste. “Numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.532 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së./KosovaPress ...
Komentet te 6 mijë e 896 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Drejtori i porsaemëruar i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi është zotuar se do të angazhohet maksimalisht për të avancuar shërbimet shëndetësore dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19. Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka thënë se me përkushtim maksimal, transparencë, llogaridhënie e punë ekipore do të jenë një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë. Ai ka falënderuar të gjithë kolegët që e mbështeten në këtë rrugëtim. Ky është statusi i tij i plotë: Të nderuar qytetarë Pas 7 muajsh ushtrimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK, sot Bordi Drejtues më konfirmoi besimin për të drejtuar institucionin më të lartë shëndetësor në vend. Koha e pandemisë në të cilën po jetojmë ...
Komentet te Krasniqi: Me përkushtim maksimal do të jemi një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë Janë të Mbyllura
Shaip Kamberi, deputet nga Bujanovci, kryetar i grupit të vetëm opozitar në parlamentin serb, ka kritikuar liderët kryesorë të opozitës në Serbi për heshtjen ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për “legalizimin” e termit “šiptar”. Përmes një statusi në Facebook, Kamberi i ka pyetur liderët opozitarë në Serbi nëse heshtja e tyre nënkupton se pajtohen me institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve, respektivisht ndaj shqiptarëve, nga pushteti i Aleksandër Vuçiqit. Ky është statusi i tij i plotë: Asnjë fjalë nga liderët kryesorë të opozitës në Serbi për vendimin e Gjykatës së Lartë për ‘legalizimin’ e termit “šiptar”. Z.Dragan Gjilas, z.Boris Tadiq, z.Zoran Lutovac, z.Boshko Obradoviq, z.Vuk Jeremiq, z.Pavle Gërboviq, ...
Komentet te Kamberi akuzon opozitën serbe për heshtje ndaj diskriminimit të shqiptarëve nga pushteti i Vuçiqit Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim madhështor në Skënderaj, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes së PDK-së. Hoxhaj para qytetarëve të Skënderajt ka thënë që vota për numrin 134, është votë që përfaqëson të gjitha vlerat për të cilat ka luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Hoxhaj: Dilni dhe votoni për numrin 134 se këtu keni UÇK-në (Video) “Dilni dhe votoni për numrin 134 se këtu keni UÇK-në, këtu keni PDK-në, këtu e keni për çka ka luftuar edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veseli. Prandaj, me votën tuaj ju do t’i thoni jo atyre të cilët nuk ...
Komentet te Hoxhaj në Skënderaj: Duke votuar PDK-në, u thoni jo atyre që vijnë me njësi speciale në Drenicë Janë të Mbyllura
Disa persona janë lënduar nga shpërthimi i zjarrit në një objekt banesor në rrugën “Muhamet Qami” në kryeqytet. Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi. “Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën ‘Muhamet Qami’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar ...
Komentet te Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë, lëndohen disa banorë Janë të Mbyllura
Xherdan Shaqiri dhe një mori lojtarësh të Liverpoolit mund të vendosen në shitje gjatë verës, raporton “The Sun”. Alex Oxlade-Chamberlain dhe Divock Origi janë gjithashtu në listën e lojtarëve që mund të largohen nga “Anfield Road”, pasi Jurgen Klopp kërkon të rishikojë skuadrën e tij, përcjell KosovaPress. Këtë sezon, kampioni aktual i Anglisë nuk ka treguar formë stabile dhe momentalisht duke jashtë garës për titull pasi gjinden dhjetë pikë prapa Manchester Cityt si kryesues i tabelës./KosovaPress ...
Komentet te Shaqiri në listën e lojtarëve që do të largohen nga Liverpooli Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj në një tubim madhështor në Drenas ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes. Hoxhaj ka thënë se Drenasi e Drenica i kanë dhënë Kosovës dy projekte të mëdha, UÇK-në dhe PDK-në, e fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë jetësim i idealeve të dëshmorëve e heronjve te vendit. Hoxhaj: Kah ka rrugëtuar UÇK ka rrugëtuar PDK (Video) “Fitorja e madhe e Partisë Demokratike të Kosovës i bjen nën një jetësim i idealeve të dëshmorëve, jetësim i idealeve të heronjve, jetësim i idealeve të veteranëve, të invalidëve të luftës, jetësim i idealeve të ish të burgosurve politik ...
Komentet te Hoxhaj në Drenas: Fitorja e PDK-së është Rimëkëmbje e shtetit dhe jetësim i idealeve të atyre që luftuan për lirinë e Kosovës Janë të Mbyllura
Rastet e infektimeve po rriten sërish në Itali, me 12 956 më shumë në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe 336 viktima shtesë. Pacientët e shtruar në kujdesin intensiv për COVID-19 janë 2 128, me 12 më pak se dje, raporton ATSh. Të shtruarit në spital me simptoma u raportuan të jenë 19 280. Numri i përgjithshëm zyrtar i viktimave arriti në 92 338. Valle d’Aosta është rajoni i vetëm që nuk regjistroi viktima sot./KosovaPress ...
Komentet te Itali, rreth 13 mijë raste ditore nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Gjysmëfinalja e parë e Copa del Rey ndërmjet Sevillës dhe Barcelonës do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00. Duke parë se Atletico Madridi po shkon sigurt drejt titullit kampion në La Liga, atëherë të dy këto skuadra kanë për synim që t’i shkojnë deri ne fund kësaj gare dhe ndeshja e sotme pritet të jetë mjaftë e paparashikueshme, përcjell KosovaPress. Si Barcelona, ashtu edhe Sevilla janë në dijeni se nëse kalojnë në finale të kësaj gare, gjasat që ta fitojnë atë janë mjaftë të mëdha kur dihet se gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Atletico Bilbaos dhe Real Sociedadit. Këto janë formacionet zyrtare: Sevilla: Bono – Aleix Vidal, Koundé, Diego ...
Komentet te Sevilla – Barcelona, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së parë Janë të Mbyllura
Marcello Lippi thotë që Interi mund të ketë një avantazh në betejën për Scudetto, pasi ata mund të përqendrohen vetëm në një ndeshje në javë. Milani është i pari në Serie A, dy pikë më lart se Interi në vendin e dytë, me Juventusin shtatë pikë prapa kryesuesve me një lojë më pak.. Me Interin jashtë kompeticioneve të Kupës dhe të përqendruar vetëm në Ligë, Lippi beson se “Nerazzurët” kanë një avantazh që nuk duhet të nënvlerësohet, por theksoi se garat e mëdha mund t’u japin energji të tjerëve gjithashtu, përcjell KosovaPress. “Ka shumë kohë për të bërë deri në fund të kampionatit dhe shumë gjëra duhet të merren parasysh,” ...
Komentet te Lippi nuk ka dyshime: Kjo është skuadra favorite për titull në Serie-A Janë të Mbyllura