Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Pjetër Ndrecajt i ashpërsohet dënimi me burgim

Lajme
Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka ashpërsuar dënimin me burgim të akuzuarit Pjetër Ndrecaj për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës. Kështu nga 24 vjet e 6 muaj sa ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Apeli të akuzuarin për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par. 1, nën par.11 të Kodit Penal të Kosovës (KPRK), e ka dënuar më 30 vjet burgim. Sipas komunikatës theksohet se deri te ngritja e dënimit erdhi, pasi që Gjykata e Apelit, konkludoi se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar drejt rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Pastaj se nuk i ka marr për bazë disa rrethana renduese, sidomos faktin se ...
Komentet te ​Pjetër Ndrecajt i ashpërsohet dënimi me burgim Janë të Mbyllura

Kosova pa shikues në ndeshjet e shkurtit në basketboll

Sport
Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023. Përballja e parë e Kosovës do të jetë kundër Luksemburgut më 18 shkurt, dhe e fundit për Grupin B do të jetë kundër Kombëtares së Sllovakisë, përcjell KosovaPress. Takimet zhvillohen me fillim nga ora 19:00, pa shikues për shkak të pandemisë Covid-19, siç ka kërkuar FIBA që të respektohen rregullat e protokollit antiCOVID-19. Nëse Kombëtarja e Kosovës arrin të fitojë në dy ndeshjet e ardhshme, atëherë do ta siguronte kualifikimin drejt fazës tjetër. Më poshtë mund ta gjeni të bashkangjitur programin e plotë të xhiros së tretë në kuadër të ...
Komentet te Kosova pa shikues në ndeshjet e shkurtit në basketboll Janë të Mbyllura

​Gundogan dhe Guardiola fitojnë çmimet për lojtarin dhe trajnerin e muajit janar

Sport
Trajneri i Manchester City Pep Guardiola dhe mesfushori Ilkay Gundogan kanë fituar çmimet e lojtarit dhe trajnerit të muajit janar, raporton faqja zyrtare e Manchester Cityt. Gundogan ka arritur të regjistrojë pesë gola në gjashtë fitoret e Manchester City-t në Premier Ligë, duke e merituar kështu çmimin e lojtarit të muajit janar, përcjell KosovaPress. Në anën tjetër, për Pep Guardiolan, ky është çmimin i tij i tetë si trajneri më i mirë i muajit, dhe i pari nga prilli 2019./KosovaPress ...
Komentet te ​Gundogan dhe Guardiola fitojnë çmimet për lojtarin dhe trajnerin e muajit janar Janë të Mbyllura

​30 futbollistët më të vlefshëm në botë

Sport
“Transfermarkt” ka përditësuar listën e futbollistëve më të vlefshëm në botë, ku vërehen disa ndryshime, veçanërisht te Lionel Messi, të cilit i ka zbritur vlera. Ylli Kylian Mbappe vazhdon të jetë lojtari më i vlefshëm në botë, duke lënë mbrapa shokun e skuadrës Neymar, dhe yjet e Liverpool Sadio Mane e Mohamed Salah, përcjell KosovaPress. Lista e 30 futbollistëve më të vlefshëm në botë: Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – Vlera: 162 milionë euro Neymar (Paris Saint-Germain) – Vlera: 115.2 milionë euro Sadio Mane (Liverpool) – Vlera: 108 milionë euro Mohamed Salah (Liverpool) – Vlera: 108 milionë euro Harry Kane (Tottenham Hotspur) – Vlera: 108 milionë euro Kevin De Bruyne (Manchester ...
Komentet te ​30 futbollistët më të vlefshëm në botë Janë të Mbyllura

​Beqa: Do të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, thotë se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve. Beqa është i bindur se në zgjedhjet e 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës do të dal e para dhe se ai do të jetë një nga deputetët më të dinjitetshëm të legjislaturës së tetë. Iniciativat ligjore të nisura gjatë kohës sa ishte deputet, sipas tij, janë dëshmia më e mirë e kryerjes së punës me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve. Beqa: Kam dhënë kontribut të rëndësishëm në fushën e drejtësisë   Video   “Kam qenë deputet për dy mandate. Konsideroj që kam dhënë një kontribut të ...
Komentet te ​Beqa: Do të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës Janë të Mbyllura

​Liverpool do të jetë pa Fabinhon kundër Leicester

Sport
Gjiganti anglez Liverpool do të jetë pa Fabinhon kundër Leicester City-t, ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp. Braziliani do të mungojë në derbin e nesërm, pasi ka pësuar një lëndim në muskul të këmbës, përcjell KosovaPress. “Fabinho nuk do të jetë i gatshëm. Përsëri është një lëndim i lehtë në muskul, kështu që nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, tha Klopp në konferencën për media. Po ashtu, Klopp u pyet nëse Fabinho do të jetë i gatshëm për ndeshjen në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig, përgjigja e tij nuk u duk pozitive. “Momentalisht nuk e di, duhet të shikojmë. Sinqerisht nuk e di”, ka shtuar tekniku ...
Komentet te ​Liverpool do të jetë pa Fabinhon kundër Leicester Janë të Mbyllura

Mustafa: Kemi përkrahur bujqit, gjatë kësaj jave kemi realizuar pagesat e subvencione të dyfishta mbi 20 milionë euro

Lajme
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa sot ka takuar fermerët në Viti, ku bëri të ditur se gjatë kësaj jave kanë realizuar pagesa-subvencione të dyfshita në vlerë prej mbi 20 milionë euro për mbi 17 mijë fermerë në të gjitha komunat e Kosovës. Ministri në detyrë, Mustafa tha se në këtë vit, ministria të cilën e drejton ai ka ndihmuar fermerët në pandemi, duke i dyfishuar subvencionet për bujqit. Ai tha se sektori i bujqësisë mbetet shtyllë kryesore për zhvillim ekonomik, siç tha ai Vitia me prodhimet bujqësore mbetet “hambarë” i furnizimit për këto produkte. Mustafa: Gjatë kësaj jave kemi realizuar pagesa për dyfishimin e subvencioneve për mbi 17 ...
Komentet te Mustafa: Kemi përkrahur bujqit, gjatë kësaj jave kemi realizuar pagesat e subvencione të dyfishta mbi 20 milionë euro Janë të Mbyllura

​Bajrami: Kemi përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për fermerët

Lajme
Qeveria në detyrë ka përmbyllur ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17 mijë fermerë të Kosovës. Kështu ka njoftuar ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami. Bajrami ka treguar edhe se janë paguar mbi 1.5 milionë euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive. “Gjatë këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17,000 fermerë të Republikës së Kosovës. Pagesa e këtyre mjeteve – nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike – është përmbushje e plotë e zotimit tonë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës. Gjatë muajit ...
Komentet te ​Bajrami: Kemi përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për fermerët Janë të Mbyllura

Studentët lirohen nga pagesa e semestrit veror

Lajme
Studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi janë liruar nga pagesa e semestrit veror. Kështu ka marrë vendim qeveria në detyrë e Kosovës, për të cilin vendim ka njoftuar ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami. “Kemi liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi”, ka shkruar Bajrami. /KosovaPress ...
Komentet te Studentët lirohen nga pagesa e semestrit veror Janë të Mbyllura

Komuna e Vushtrrisë regjistron Ndërmarrjen Publike Lokale “ Përparimi” SH.A.

Lajme
Komuna e Vushtrrisë regjistron Ndërmarrjen Publike Lokale “ Përparimi” SH.A. Ndërmarrjen Publike Lokale “Përparimi” SH.A. e themeluar së fundi sot është regjistruar edhe zyrtarisht si ndërmarrje. Përmes një njoftimi qytetarët e Vushtrrisë i ka uruar kryetari i Komunës Xhafer Tahiri. “Në këtë të Premte të bardhë, le të shënohet në historinë e pasur të Vushtrrisë, sot është dita e regjistrimit të NPL “ Përparimi” SH.A. Na pret ende punë që kjo ndërmarrje të jetë e suksesshme, por dua të falënderoj komplet ekipin tim për punën e madhe deri tek ky moment. Urime”, ka shkruar kryetari Tahiri./KosovaPress ...
Komentet te Komuna e Vushtrrisë regjistron Ndërmarrjen Publike Lokale “ Përparimi” SH.A. Janë të Mbyllura