Një qendër votimi në fshatin Lisock të Kamenicës nuk ka arritur të hapë dyert në orën 07:00 për qytetarët të cilët kanë shprehur vullnetin për të votuar në këto zgjedhje. Një gjë e tillë ka ndodhur si shkak i reshjeve të dendura të borës, por që me një orë vonesë ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve kanë filluar pastrimin dhe është vijuar me procesin zgjedhor. Deri në orën 11:00 në Kamenicë kanë votuar vetëm 7,8 për qind e qytetarëve, përqindje kjo që po konsiderohet jo e kënaqshme. Një gjë të tillë ka bërë të ditur, zyrtari i KKZ-së në Kamenicë, Agim Kastrati i cili thotë për KosovaPress se 28 qendrat e ...
Komentet te Qendra e votimit në Lisock të Kamenicës nuk hapet në kohë, shkak reshjet e borës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në njërën nga qendrat e votimit në Mitrovicën Veriore. Pasi votoi, iu drejtuar gazetarëve duke kërkuar të dalin të gjithë zgjedhje. Ai bëri të ditur se vendvotimet janë hapur të gjitha në kohë dhe deri me tani nuk ka asnjë problem që do të ndikonte në procesin zgjedhor. Rakiq: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë (Video) “Më vjen mirë që të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, dhe se votimi po realizohet pa asnjë problem. Ju po e shihni se sot koha është ndryshe nga ajo që jemi mësuar, për herë të parë sot ...
Komentet te Rakiq thotë se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, kërkon dalje masive në votime Janë të Mbyllura
Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me mos angazhimin e institucioneve për t’i pastruar rrugët nga reshjet e mëdha atmosferike të borës. Si pasojë e kësaj, Abelard Tahiri nga PDK tha se qytetarëve po iu pamundësohet ushtrimi i të drejtës së tyre për të votuar. Tahiri: Shprehim shqetësim për mos angazhim të qeverisë në pastrimin e rrugëve nga bora Video: “Sot, PDK që nga mëngjesi ka marrë reagime të cilëve iu është pamundësuar për të votuar si rezultat i kushteve atmosferike. Bora ka vështirësuar qarkullimin në tërë territorin e Kosovës. Shprehim shqetësimin më mos angazhimin e qeverisë në largimin e borës në mbarë vendin, e sidomos në zonat ...
Komentet te PDK shpreh shqetësim për mos angazhim të institucioneve për pastrimin e rrugëve nga bora Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.3 përqind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Ndërkohë, më së shumti votues deri në këtë kohë kanë dal në veri të Mitrovicës, ku votuan rreth 26.29%. Pas kësaj komune, e dyta për nga numri i votuesve që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar është komuna e Prishtinës me rreth 10.28%, ndërsa 10.15% është në komunën e Fushë Kosovës. Lista e plotë e përqindjes së votuesve nëpër komuna: Deçan – 6,81% (2.602) Gjakovë – 7,16% (7.770) Gjilan – 7,78% (7.339) Mitrovicë Jugore – 7,98 (5.919) Lipjan – 8,23% (4.752) Pejë – 8,38 (8.724) ...
Komentet te Zgjedhjet, kjo është dalja në votim në disa komuna deri në orën 11:00 Janë të Mbyllura
Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim ka deklaruar që paraditen e sotme është vërejtur dalje e madhe e votuesve në zonat e banuara me shumicë serbe derisa në pjesët e tjera të Kosovës trendi i daljes është i përafërt me zgjedhjet 2019. Monitoruesit e DnV-së kanë raportuar për mos-respektim të masave antiCOVID gjatë procesit të votimit, votim me dokumente jo-valide e cenim të fshehtësisë së votës. Eugen Cakolli nga DnV, në një konferencë për media tha se procesi i votimit deri tani ka vijuar i qetë, por jo me respektim të plotë të masave antiCOVID. Siç tha ai, në 21 për qind të vendvotimeve është raportuar ...
Komentet te DnV: Procesi i qetë i votimit, në zonat me shumicë serbe dalje e madhe e votuesve Janë të Mbyllura
Kanë kaluar më shumë se pesë orë prej hapjes së vendvotimeve në Kosovë. Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim. Selimi në konferencën e dytë për media derisa sa bëri thirrje që qytetarët të ushtrojnë të drejtën kushtetuese, u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes edhe gjatë lëvizjes përshkak të situatës atmosferike. Selimi: Qytetarët të dalin VIDEO “Deri në orën 12:30 kemi diku mbi 8 përqind të qytetarëve që kanë dalë në votim. Kemi më pak se shtatë orë andaj ftojmë gjithë qytetarët të votojnë […]të kenë kujdes për shkak të kushteve atmosferike ...
Komentet te Selimi: I ftojmë të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën për të votuar Janë të Mbyllura
Fluksi i qytetarëve për votime është rritur nga mesdita, e të cilët në këtë kohë të ftohtë disa prej tyre kërkojnë mirëqenie më të mirë, punësim, si dhe arsim e shëndetësi më të avancuar. Pati nga ta që kishin ardhur nga Gjermani për të votuar për zgjedhjet parlamentare, e që kërkojnë qeverisje më të mirë për Kosovën. Qytetari nga Prishtina Fatlum Hasimi theksoi se ndryshimet për qeverisje në Kosovë janë të nevojshme, siç tha ai për zhvillim ekonomik, arsim më të mirë dhe diplomaci të jashtme për interesin e Kosovës. Hasimi: Presim ndryshime për ekonomi dhe arsim Video “Presim rezultate më të mira që kanë të bëjnë me qytetarët e ...
Komentet te Qytetarët optimistë: Qeveria e ardhshme të punojë për të gjithë Janë të Mbyllura
Menaxherëve të shkollave në komunën e Kamenicës, nuk po u lejohet te flasin për media. Ata kanë treguar për KosovaPress se në grupet e tyre në “Viber”, janë njoftuar se nuk kanë drejtë të prononcohen para mediave. Ndryshe sipas zyrtarit të KKZ-së në Kamenicë, Agim Kastrati janë 33.104 qytetarë që kanë drejtë vote në këtë komunë. Po ashtu, 28 qendra vendvotimi, dhe 50 vendvotime, 6 qendra votimi serbe dhe 7 vendvotime. Mbi 40 persona janë të infektuar në këtë komunë. /Sh.Pajaziti/KosovaPress ...
Komentet te Menaxherët e shkollave në Kamenicë nuk lejohen të prononcohen për media Janë të Mbyllura
Të drejtën e tyre për të votuar sot e kanë shfrytëzuar edhe banorët e Shtëpisë së Moshuarve në Prishtinë. Ekipi mobil i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) po qëndron në këtë institucion që nga mëngjesi në mënyrë që t’iu jepet mundësia edhe këtyre banorëve që të votojnë. Përkundër tentimeve të ekipit të KosovaPress-it, për të marrë pamje dhe deklarata të ndonjërit anëtarë të ekipit mobil, këta të fundit nuk pranuan të dalin para gazetarëve. Në shtëpinë e të moshuarve ndodhej edhe ushtruesi i detyrës së shefit të Shërbimit Social, Bahtije Ismaili, e cila tha për KosovaPress, se procesi i votimit në këtë institucion po shkon sipas të gjitha rregullave antiCOVID. ...
Komentet te Votojnë edhe banorët e Shtëpisë së Pleqve Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shprehur shqetësimin se pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë. SHSKUK, sipas kërkesës së KQZ, ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në, se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë. SHSKUK kërkon nga KQZ që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, ...
Komentet te SHSKUK: Pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK nuk u mundësohet e drejta e votimit Janë të Mbyllura