Shumë gra do të bien dakord që pa marrë parasysh sa buzëkuq përmban koleksioni i tyre, buzëkuqi nuk është kurrë i mjaftueshëm, e lëre më shumë. Kjo nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh se në sa nuanca të ndryshme vjen ky produkt, sa në mënyrë efektive ngre vetëbesimin dhe thekson joshjen. Kur gjithë kësaj i shtohet një cilësi e lartë dhe dizajn luksoz, nuk është me të vërtetë çudi që shumë prej nesh janë të gatshëm të shpenzojnë një pasuri të vogël për buzëkuq. Sidoqoftë, pak pasuri që mendojmë dhe pak pasuri që fshehim në çmimin e buzëkuqit më të shtrenjtë janë dukshëm të ndryshme. Padyshim, H. Couture ...
Komentet te Shikoni si duket buzëkuqi më i shtrenjtë në botë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëshorten e tij Aferditën, kanë përfunduar obligimin e tyre qytetar, duke votuar në qendrën e votimit në shkollën e fshatit Dardhishtë. Kryetari Gashi ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë edhe përkundër motit me temperatura të ulëta, duke theksuar se me votën e tyre përcaktojnë të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar. Postimi i plotë: Me bashkëshorten time Aferditën, sapo përfunduam obligimin tonë qytetarë. Pavarësisht temperaturave të ulëta, ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese dhe me votën e tyre të përcaktojnë ...
Komentet te Voton kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi Janë të Mbyllura
Ministria e Infrastrukturës (MI) thotë se gjitha rrugët të cilat janë përgjegjësi e tyre, janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Nëpërmjet një komunikate për media, nga MI thonë se kompanitë e kontratktuara për mirëmbajtjen e rrugëve në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora. “Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Përkundër reshjeve të pa ndërprera të borës dhe temperaturave të ulëta, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës”, thuhet në komunikatën për media. ...
Komentet te Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët në përgjegjësi të MI-së janë të kalueshme Janë të Mbyllura
Fotografim i votës, prishje e heshtjes zgjedhore dhe tentim për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar, janë disa nga shkeljet që ka identifikuar Instituti i Kosovës për Drejtësi, në monitorimin që është duke i bërë procesit zgjedhor. Ylli Zekaj nga IKD tha se kanë 51 monitorues në teren e të cilët po raportojnë për shkeljet në vendvotime. Ai tha se në disa raste kanë vërejtur që në qendra të vendvotimeve janë parë qytetarë me logo të partive politike. Zekaj: Kanë pasur të bëjnë kryesisht me fotografim të votës Video “Gjatë këtyre orëve të para të monitorimit nga ana e monitoruesve tonë që i kemi në terren janë hasur ...
Komentet te IKD identifikon fotografim të votës dhe prishje të heshtjes zgjedhore Janë të Mbyllura
Gjiganti bavarez Bayern Munich ka konfirmuar blerjen e mbrojtësit të RB Leizpig Dayot Upamecano, raporton “Bleacher Report”. Mbrojtësi francez ka arritur marrëveshje personale me Bayernin dje, dhe sot krerët e kampionëve gjerman e konfirmuan edhe marrëveshjen me RB Leipzig, përcjell KosovaPress. Upamecano do t’i bashkohet Bayern-it menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni, ku “Bavarezët” do të paguajnë dëmshpërblim prej 51 milionë eurosh. Për mbrojtësin francez të interesuara kanë qenë edhe shumë skuadra evropiane, ndër to edhe gjigantët anglez Liverpooli edhe Chelse/KosovaPress ...
Komentet te Bayerni zyrtarizon Upamecanon Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencën e dytë me radhë ku ka njoftuar se deri më tash nuk kanë pranuar ndonjë shqetësim serioz për procesin zgjedhor. Ardita Dushi, zëdhënëse e shtabit zgjedhor të LDK-së, tha se LDK po përcjell me kujdes procesin zgjedhor, teksa shtoi se përkundër kushteve të vështira atmosferike qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar sipas trendit të zakonshëm. Dushi: Nuk kemi vërejtje për procesin zgjedhor Video “LDK po përcjell me kujdes procesin zgjedhor dhe deri më tani nuk kemi informata për ndonjë shqetësim serioz. Dalja e votuesve përkundër kushteve të vështira atmosferike po vazhdon të jetë në trendin e zakonshëm… LDK iu ...
Komentet te LDK nuk ka vërejtje për procesin zgjedhor Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për KosovaPress se është hapur një rast në një qendër të votimit në komunën e Prizrenit për cenim të fshehtësisë së votimit. Kelani ka treguar se Policia e Kosovës se në bashkëpunim me Prokurorinë hetojnë çdo rast për të cilin pranojnë informatat. “Në Prizren është hapur një rast, cenim i fshehtësisë së votimit. Ka vepruar policia së bashku me prokurorinë dhe në konsultim rasti është proceduar në formë të rregullt. Për rajonet tjera ka pasur informata të cilat janë hetuar”, tha ai. Policia është detyruar të ndërhyjë edhe në rajone të tjera për të njëjtin veprim /N.Jakupi/KosovaPress ...
Komentet te Një prizrenas shoqërohet në polici për fotografim të votës Janë të Mbyllura
Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 246 raste me COVID-19 nga 3.031 teste dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të vdekur. “Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me COVID-19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës”, ka thënë Zemaj, teksa ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID. “Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është ...
Komentet te Rekord testimesh për COVID, 246 raste të reja dhe asnjë i vdekur në Kosovë Janë të Mbyllura
Qytetarët e Mitrovicës Jugore dhe Veriore janë shprehur optimistë sa i përket ndryshimeve që do të sjellin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që janë duke u mbajtur sot në Kosovë. Luljeta Zhubi, qytetare, u shpreh se çdo risi sjellë shpresë për diçka më të mirë. Sipas saj, qytetarët presin ndryshime në çdo fushë dhe për të gjitha grupmoshat. Zhubi: Presim ndryshime që na sjellin mirëqenie në cdo lëmi (video) “Çdo risi vjen me një shpresë për diçka edhe më të mirë. Presim edhe më mirë se sot, presim ndryshime që na sjellin mirëqenie sociale, ekonomike, shëndetësore, si dhe mirëqenie në çdo lëmi tjetër për të gjitha grupmoshat”, ka thënë Zhubi. Edhe ...
Komentet te Shqiptarë e serbë të Mitrovicës presin ndryshime pozitive nga zgjedhjet e sotme Janë të Mbyllura
Shtabi qendror i LDK-së për Zgjedhjet Parlamentare 2021, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, salla e mediave, ora 13:30) Do të ketë video-Live Shtabi qendror i LDK-së për Zgjedhjet Parlamentare 2021, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, salla e mediave, ora 13:30) Do të ketë video-Live/KosovaPress ...
Komentet te Njoftim shtesë (Video) Janë të Mbyllura