Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Vazhdon sot xhiro e 21-të në Bundesligën gjermane

Sport
Bundesliga gjermane rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 21-të. Eintracht Frankfurt pret në shtëpi skuadrën e FC Koln, ndërsa Borussia Monchengladbach zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Wolfsburg-ut, përcjell KosovaPress. Frankfurt pas 20 xhirosh, ka regjistruar nëntë fitore, nëntë barazime dhe dy humbje, duke u pozicionuar në vendin e pestë me 36 pikë. Në anën tjetër, Koln gjendet në vendin e 14-të, me pesë fitore, gjashtë barazime dhe nëntë humbje. Ndeshje interesante do të jetë mes Wolfsburg e Borussia Monchengladbach. Vendi i tretë në tabelë, pret në shtëpi vendin e shtatë. Pas 20 xhirosh, Wolfsburg pozicionohet në vendin e tretë, me 10 fitore, tetë barazime dhe ...
Komentet te ​Vazhdon sot xhiro e 21-të në Bundesligën gjermane Janë të Mbyllura

​Ambasada amerikane në Prishtinë del edhe me një thirrje për votuesit

Lajme
Ambasada e SHBA-së në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit tonë që të dalin sot të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke iu përmbajtur rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. “Mos lejoni që pandemia t’ju ndalojë të luani rolin tuaj në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës. Dilni dhe votoni, por bëjeni atë në mënyrë të sigurt – mbani distancën tuaj, vishni një maskë, dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve të zgjedhjeve vendore. # Kosovovotes2021”, shkruan Ambasada amerikane në Facebook. Ndryshe, sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet për legjislacionin e tetë. /KosovaPress ...
Komentet te ​Ambasada amerikane në Prishtinë del edhe me një thirrje për votuesit Janë të Mbyllura

Superfuqitë natyrore: Shtatë ushqime për të hequr toksinën nga trupi

Lajme
Deri në 80 për qind të sistemit tonë imunitar është e përqendruar në zorrët tona. Nëse trupi ynë është i detoksifikuar siç duhet dhe bakteret e dobishme janë në ekuilibër në zorrë, ne kemi një superfuqi natyrore për t’i rezistuar ftohjeve dhe gripit pa antibiotikë, thonë shkencëtarët. Disa ushqime gjithashtu mund të na ndihmojnë të pastrojmë gjakun nga metalet e rënda dhe të parandalojnë formimin e mpiksjeve të gjakut, dhe disa mund të luftojnë erën e keqe të gojës. Këto janë këshilla të provuara për largimin e toksinës nga trupi, shkruan Brightside. 1. Avokado heq kimikatet nga mëlçia Këto qeliza ushqyese ulin kolesterolin dhe zgjerojnë enët e gjakut, ndërsa në ...
Komentet te Superfuqitë natyrore: Shtatë ushqime për të hequr toksinën nga trupi Janë të Mbyllura

​Lampard vazhdon të paguhet 75 mijë funte në javë nga Chelsea

Sport
Ish-trajneri i Chelseat Frank Lampard vazhdon të marrë pagën e tij nga klubi londinez edhe pse është shkarkuar dhe zëvendësuar nga Thomas Tuchel. Lampard vazhdon të marrë pagën e tij prej 75,000 funte në javë nga Chelsea pavarësisht se ishte liruar nga detyrat e tij, pretendon “The Sun”. Ish-menaxheri ka të drejtë për pagesa deri në muajin korrik, përveç nëse zgjedh të marrë një punë tjetër para kësaj date./KosovaPress ...
Komentet te ​Lampard vazhdon të paguhet 75 mijë funte në javë nga Chelsea Janë të Mbyllura

Ushqimet që qetësojnë nervat

Lajme
Një sistem nervor i mbingarkuar më së shumti është shpenzuar në përpjekje për të mbrojtur trupin nga sulmi, dhe problemet shpesh mund të shfaqen në formën e rezervave të energjisë të ankthit, panikut ose stresit, dhe madje mund të jenë të dëmshme për sistemin endokrin. Një nga mënyrat e mbrojtjes janë ushqimet që qetësojnë sistemin nervor. Hirra – Për shkak se është e pasur me L-triptofan dhe një gamë të tërë të aminoacideve medicinale dhe ushqyesve, hirra është një ushqim i shkëlqyeshëm për qetësimin e nervave. Patatet e ëmbla – Karbohidratet komplekse që përmbajnë nivele të larta të vitaminave A, C dhe B, siç janë patatet e ëmbla mund të ...
Komentet te Ushqimet që qetësojnë nervat Janë të Mbyllura

​Kivi mbron sytë dhe parandalon kancerin

Lajme
Kjo frutë ekzotike vjen nga Kina dhe konsiderohet si frutë kombëtare kineze. Ka një shije intensive, jashtëzakonisht me lëng, të pasur, me fara të vogla të zeza që nuk e ndryshojnë shijen. Por shumë nuk e dinë që kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është plot me antioksidues dhe përmban më shumë vitaminë C sesa portokall dhe fruta të tjera agrumesh. Është një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E, andaj ka shumë përfitime shëndetësore. Vitaminat A, C dhe E kanë veprimtari antioksiduese. Disa studime kanë treguar se kivi mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular me 36 për qind. Kivi përmban luteinë ...
Komentet te ​Kivi mbron sytë dhe parandalon kancerin Janë të Mbyllura

​IKD: Shqetësuese mosrespektimi i masave anti-COVID gjatë procesit zgjedhor

Lajme
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka shprehur shqetësim në lidhje me mosrespektimin e masave kundër virusit COVID-19, gjatë procesit zgjedhor. IKD thotë se me vëmendje është duke monitoruar procesin e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, ku ka të angazhuar 51 monitorues në nivel vendi, të cilët janë duke identifikuar parregulltësitë eventuale gjatë procesit zgjedhor. “Deri më tani, gjatë orëve të para të votimit, në shumë vendvotime është vënë re mosmbajtja e distancës nga një numër i madh i individëve dhe mospërdorimi i maskave. Madje, në disa vendvotime nuk ka të vendosur as dezinfektues duarsh”, thuhet në komunikatë. IKD fton qytetarët që të ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin ...
Komentet te ​IKD: Shqetësuese mosrespektimi i masave anti-COVID gjatë procesit zgjedhor Janë të Mbyllura

​Zgjedhjet rajonale mbahen në Katalonia

Rajoni dhe Bota
Zgjedhjet rajonale filluan këtë mëngjes në Katalonia të Spanjës dhe 5.3 milionë qytetarë kanë të drejtë vote. Këto zgjedhje konsiderohen një lloj referendumi në mbështetje të përkrahësve të pavarësisë të Katalonisë. Kreu i Partisë Socialiste të kryeministrit Pedro Sanchez, Salvador Ila, tha se shpresonte të merrte parlamentin nga deputetët që mbrojnë pavarësinë, të cilët kishin shumicën për më shumë se një dekadë. Sondazhet e opinioneve, megjithatë, tregojnë se do të ketë një garë të ngushtë midis Partisë Socialiste dhe dy partive pro pavarësisë – e majta Republikane dhe së bashku për Kataloninë. Partitë e pavarësisë duan të mbajnë shumicën në parlament në zgjedhjet e sotme, por gjithashtu të inkurajojnë më ...
Komentet te ​Zgjedhjet rajonale mbahen në Katalonia Janë të Mbyllura

Mustafa: Shpresoj që të gjithë qytetarët do të votojnë për demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit

Lajme
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë për siç tha ai, demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit për zhvillim ekonomik, për prosperitet dhe për forcim të shtetit të Kosovës. Mustafa: Shpresoj që të gjithë qytetarët do të votojnë për demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit Video “Ftoj të gjithë qytetarët në këtë ditë edhe pse jo të përshtatshme për votim për shkak të motit të keq që të dalin të votojnë ta kryejnë një obligim qytetarë. Shpresojë që të gjithë qytetarët do të votojnë për demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit për zhvillim ekonomik, për prosperitet dhe për forcim të shtetit të Kosovës. Suksese urime”, tha Mustafa./I. ...
Komentet te Mustafa: Shpresoj që të gjithë qytetarët do të votojnë për demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit Janë të Mbyllura

​Lufta e “Nerazzurëve” drejt titullit, Inter pret në shtëpi Lazion

Sport
Aktualisht, një prej skuadrave më në formë në Evropë, Lazio, udhëton drejt “Giuseppe Meazza” ku do të zhvillojnë ndeshje kundër gjigantit Inter, që me një fitore të mundshme do të dalin në vend të parë. “Nerrazurët” rikthehen në këtë ndeshje nga diskualifikimi në Kupën e Italisë kundër Juventusit, ndërsa Lazio hynë në këtë ndeshje nga fitorja e shtatë radhazi në Serie A, përcjell KosovaPress. Pasi u eliminuan në Kupën e Italisë, dhe po ashtu në Ligën e Kampionëve para Krishtlindjeve, skuadra e Interit tani ka sytë vetëm nga “Scudetto”, ku gjenden në vend të dytë në Serie A, me vetëm dy pikë larg liderit dhe rivalit të tyre, AC Milan. ...
Komentet te ​Lufta e “Nerazzurëve” drejt titullit, Inter pret në shtëpi Lazion Janë të Mbyllura