Anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, thotë se po lejohet votimi i qytetarëve të cilët kanë letërnjoftimin me afat të skaduar. Kurteshi shkruan se KQZ tashmë ka marrë këtë vendim. “NJOFTIM ME RËNDËSI!KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listën e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar./KosovaPress ...
Komentet te Kurteshi: KQZ po lejon qytetarët të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjermania mbylli pjesërisht kufijtë e saj me Republikën Çeke dhe Tirolin austriak të dielën për shkak të përhapjes së llojeve të reja të koronavirusit, pavarësisht nga dënimet e një veprimi të tillë nga Bashkimi Evropian. Mijëra oficerë policie janë mobilizuar për kontrolle të rrepta kufitare, duke kujtuar ditët e para të pandemisë, kur anëtarët e BE mbyllën kufijtë e tyre. Në vendkalimin Kiefersfelden në Bavarinë jugore, oficerët e policisë me jelekë të verdhë ndalojnë çdo automjet që vjen nga Austria. Sipas rregullave të reja, të cilat janë në fuqi deri më 17 shkurt, ju mund të hyni në Gjermani vetëm me një test negativ për koronavirus. Përjashtimet janë për punëtorët ...
Komentet te Pavarësisht kritikave nga BE, Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë e saj Janë të Mbyllura
Dy komisionerë në qendrën e votimit 1708C, saktësisht në vendvotimin 04R që është njëra klasë në shkollën fillore “Haxhi Zeka” në fshatin Zahaq të Pejës janë larguar për një kohë të gjatë nga vendvotimi. Demokracia në Veprim raportoi se ata janë larguar për mbi dy orë me arsyetimin se po shkojnë të votojnë dhe një vëzhgues nga një subjekt politik është detyruar t’i zëvendësojë. “Është raportuar për një incident në vendvotimin 1708C/04R, ku dy komisionerë janë larguar për të votuar dhe nuk janë kthyer për një periudhë më të gjatë se 2 orë. Rolin e tyre e ka ushtruar një vëzhguese nga një subjekti politik”, thotë DnV./KosovaPress ...
Komentet te Dy komisionerë largohen për mbi dy orë nga vendvotimi Janë të Mbyllura
Sipas faqes në internet të Worldometers, 109 milionë e 105 mijë e 60 raste të koronavirusit janë konfirmuar në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë. Aktualisht janë 25 milionë e 419 mijë e 959 raste aktive të infeksionit. Si rezultat i koronavirusit, 2 milionë e 405 mijë e 432 njerëz vdiqën dhe 81 milionë e 129 mijë e 415 persona u shëruan. Shtetet e Bashkuara, India, Brazili, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë raste më të shumta të konfirmuara/KosovaPress ...
Komentet te 109 milionë të infektuar në botë Janë të Mbyllura
Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Interesim i madh për të votuar ishte edhe nga diaspora. Shumë bashkatdhetarë, ia kanë mësyrë vendlindjes që të votojnë kryeministrin dhe deputetët e ardhshëm të Kosovës. Disa erdhën me aeroplan, e të tjerë me vetura. Aktualisht në pikat kufitare pritjet janë deri në 15 minuta. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar. Për të hyr në pikën kufitare në Vermicë, qytetarët duhet të presin 10 deri në 15 minuta, ndërsa për të dalë nga kjo pikë kufitare qytetarët po presin 5 minuta. Kolonat aty janë deri në 50 metra. Situatë e ngjashme është edhe në pikën kufitare në ...
Komentet te Situata në pikat e kalimit kufitar, në Vermicë e Merdare kolona deri në 50 metra Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se pas zhvillimeve të djeshme ku ka kërkuar që të mos ndalen kamerat në vendvotime për të pasur një proces të rregullt zgjedhor dhe pasi që KQZ-ja ka marrë vendim që të ndal kamerat, sot ka vendosur që të mos marrë pjesë në këtë proces zgjedhor. Jashari ka shkruar se ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të KQZ -së, e cila në vend që të jetë në shërbim të mbrojtjes së votës, votimit dhe numërimit të rregullt, ajo vendosi që t’i ndal kamerat në vendvotime të komunës së Skenderajt. “Ndërkohë që liderët e partive politike gjatë votimit shoqërohen ...
Komentet te Bekim Jashari vendos të mos votojë si shenjë proteste për ndaljen e kamerave Janë të Mbyllura
Procesi i votimit në të gjithë vendin po vazhdon të vëzhgohet nga koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim me qëllim të informimit të rregullt të publikut mbi mbarëvajtjen e këtij procesi. Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 13:00, dalja e qytetarëve në votim në nivel vendi është raportuar të jetë 19.8% (margjina e gabimit 0.52%). “Pjesëmarrja e qytetarëve në votime e ndarë sipas rajoneve e nxjerr Prishtinën 2% më lartë se mesatarja në nivel vendi. Ndërsa, dalja në Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë sillet në kuadër të mesatares së përgjithshme. Gjakova dhe Peja kanë regjistruar dalje më të ulët për 2% ...
Komentet te DnV: Deri në ora 13:00 kanë votuar 19.8% e votuesve Janë të Mbyllura
Vaji i pemës së çajit merret duke distiluar gjethet e bimës së saj, emri latin i së cilës është Melaleuca Alternifolia. Pema e çajit e ka origjinën nga toka e Australisë. Vendasit e këtij kontinenti e kanë përdorur këtë bimë për shumë vite për shkak të efekteve të shumta terapeutike. Vaji i pemës së çajit, nëse është 100% i pastër dhe natyral, ka efekte antibakteriale, antikërpudhë dhe antiseptike dhe mund të eliminojë problemin me aknet brenda disa javësh. Nëse aknet janë shumë të theksuara në lëkurë, trajtimi me vaj të pemës së çajit mund të zgjasë disa muaj. Ky vaj zvogëlon infeksionin dhe parandalon përsëritjen e akneve. Vaj i pemës ...
Komentet te Vaj çaji për aknet Janë të Mbyllura
Procesi i votimit po vazhdon edhe në qendrën e votimit në shkollën “Kongtesi i Manastirit”, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Qytetarët kanë dërguar disa fotografi, duke thënë se është një numër i madh i votuesve në këtë shkollë dhe nuk po respektojnë distancën./“Një pjesë e tyre nuk mban maska. Ndërkohë, po përdorim të njëjtin laps gjatë votimit”, ka thënë ai./KosovaPress ...
Komentet te S’ka distancë as në qendrën e votimit në Gllamnik Janë të Mbyllura
Qytetarët e vendit që nga ora 07:00 e mëngjesit janë duke votuar për të zgjedhurit e tyre në Qeveri e Kuvend. Procesi i votimit është duke u shoqëruar me shkelje të masave anti-COVID, ku në qendrat e votimit, shihen grumbuj të njerëzve të cilët nuk respektojnë distancën, e në disa raste janë edhe pa maska. Në dy qendra të votimit në Prishtinë, në shkollën “Naim Frashëri” dhe shkollën “Faik Konica”, shihen grumbuj të njerëzve teksa presin për ta ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese. Se nuk ka respektim të masave anti-COVID, kanë deklaruar edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, të cilët janë duke e monitoruar procesin e votimit në ...
Komentet te Qytetarët pa maska e pa distancë fizike në vendvotime Janë të Mbyllura