Numri dy i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani zgjedhjet e sotme i ka vlerësuar fitore plebishitare që sipas saj dëshmuan se ndryshimet mund të arrihen në Kosovë. Ajo tha mandati i ardhshëm ndërmjet koalicionit LVV-Lista Vjosa nuk do të jetë për hakmarrje, e as për kthim prapa, por për të garuar mirëqenie, drejtësi dhe luftim të korrupsionit. Përmes një konference për medie, bashkë me kandidatin për kryeministër të LVV-së, Albin Kurti tha se dita e sotme u shndërrua në natë të bardhë. Osmani: Për ndryshimin që po flasim duhet kohë, por do të jetë e mundur Video: “Sot dita e bardhë qe paralajmëruar në mëngjes, u shndërrua edhe në ...
Komentet te Osmani: Mandati i ardhshëm nuk do të jetë për hakmarrje Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia që e drejton nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje, që ka dalë partia e parë në zgjedhjet e mbajtura sot. Hoxhaj tha se rezultati i sotëm është mesazh i qartë për PDK dhe se e kanë pranuar si të tillë, teksa ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin. Kreu i PDK-së tha se Kosova ka nevojë për stabiliteti dhe është zotuar se si parti politike do të jenë faktor stabiliteti nga pozicioni i partisë kryesore në opozitë. Ai tha se procesi i sotëm zgjedhor ka qenë shembull dhe se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve. ...
Komentet te Hoxhaj pranon rezultatin zgjedhor, thotë se PDK do të jetë në opozitë Janë të Mbyllura
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë pavarësisht motit me temperatura të ulëta që po mbretëron ditëve të fundit në Kosovë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj. “Mos lejoni që bora ose COVID t’ju ndalojnë të votoni. Raportoni parregullsi dhe shkelje te Policia e Kosovës, Prokuroria, autoritetet zgjedhore ose media. Bëni zgjedhjet të lira, të drejta dhe të sigurta”, ka porositur diplomati amerikan. Ndryshe, sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për legjislacionin e tetë./KosovaPress ...
Komentet te Kosnett për zgjedhjet në Kosovë: Raportoni parregullsitë dhe shkeljet Janë të Mbyllura
Anëtarja e kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se në teren po qarkullojnë disa sondazhe që sipas saj po bëhen me qëllim të manipulimit me opinionin publik. Në një konferencë për media ajo ka thënë se po bëhet përpjekje të dezinformohen votuesit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të besojnë vetëm në rezultatet që dalin pasi të mbyllen kutitë e votimit. Haradinaj-Stublla ndër të tjera ka thënë se numri i deritanishëm i qytetarëve që kanë dalë për të votuar nuk është i kënaqshëm. Haradinaj-Stublla: Sondazhet që po qarkullojnë kanë për qëllim të dezinformojnë votuesin (Video) “Nga informatat që po pranojmë nga tereni vazhdimisht dhe ...
Komentet te AAK: Po qarkullojnë sondazhe me qëllim që të manipulojnë opinionin publik Janë të Mbyllura
Pas akuzave që Partia Demokratike e Kosovës në Prizren i bëri Komunës së Prizrenit se nuk po pastron rrugët me borë, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka. Sipas tij, kompanitë e kontraktuara nga dita e djeshme janë në terren për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës nëpër lagje e fshatra të komunës së Prizrenit. Sipas tij, kripa mund të mos bëj efekt për shkak se temperaturave. “Kompanitë do të vazhdojnë punën e tyre sipas planeve operative në terren, ndërkaq vlen të theksohet se në rajonin Zhupës temperaturat kanë arritur deri në -15 gradë celsius, e për këtë arsye hedhja e kripës në disa pjesë të këtij ...
Komentet te Haskuka për pastrimin e rrugëve: Kompanitë janë në terren, kripa mund të mos bëj efekt për shkak të temperaturës Janë të Mbyllura
Me fillim nga ora 16:15, Real Madridi e pret Valencian në përballjen e vlefshme për xhiron 23 të La Ligës spanjolle në futboll. Skuadra e Zinedine Zidane synon fitore për t’u rikthyer në vendin e dytë, pozitë të cilën momentalisht e mban Barcelona e cila mbrëmë fitoi ndaj Deportivo Alaves me rezultat 5-1. Këto janë formacionet zyrtare: Real Madrid (4-3-3): Courtois; F.Mendy, Nacho, Raphael Varane, Caravajal; Kross, Casemiro, Modric; Vini.Jr, Benzema, Asensio Valencia (4-4-2): Domenech; Thierry R, G.Paulista, Ferro, Guedes, C.Soler, Gaya, Wass, Racic, Manu Vallejo, M.Gomez/KosovaPress ...
Komentet te Formacionet zyrtare Real Madrid – Valencia Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.031 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 246 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes. Numri total i rasteve pozitive është 64.341 raste nga 266.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.761 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.036. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, ...
Komentet te Prishtina, Peja dhe Gjakova me më së shumti raste të reja me COVID Janë të Mbyllura
Në Itali, situata epidemiologjike është e qëndrueshme dhe numri i të sapo infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 është pa ndryshime të mëdha nga dita në ditë, shkruan agjencia Agi. Në 24 orët e fundit, 311 njerëz vdiqën nga infeksioni i koronavirusit, dhe midis pothuajse 300,000 të testuar, pesë për qind ishin të infektuar, gjithsej 13,532 në një ditë. Sipas rregullit sipas të cilit vlerësohet situata epidemiologjike në rajone çdo 15 ditë dhe bazuar në analizën e të dhënave dyjavore, masat antiCOVID ndryshohen, që nga sot rajoni i Sicilisë, i cili ishte në të ashtuquajturën ” zona e kuqe “me rrezik të lartë dhe masa të rrepta, bëhet e verdhë, ...
Komentet te 311 të vdekur nga koronavirusi në Itali Janë të Mbyllura
Mali i Zi renditet i treti në botë në numrin e përgjithshëm të njerëzve që vuajnë nga koronavirusi i ri për një milion banorë, sipas të dhënave të botuara sot në faqen e internetit Wordlometers. Sipas numrit të vdekjeve për një milion banorë, Mali i Zi është në vendin e 13-të në botë, dhe sipas numrit të njerëzve të infektuar rishtas në vendin e 25-të. Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, në Malin e Zi është rivendosur ora policore dhe janë marrë masa të posaçme për të parandaluar përhapjen e infeksionit për qytetet Budva dhe Tivat./KosovaPress ...
Komentet te Mali i Zi është i treti në botë për nga numri i pacientëve me koronavirus Janë të Mbyllura
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pasi ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, ta shfrytëzoni këtë të drejtë dhe t’i votoni kandidatët e juaj të preferuar për Kuvendin e Kosovës. Ajo ka shkruar në Facebook se zgjedhjet e lira dhe të drejta janë element kyç i sistemit demokratik të cilin synojmë ta zhvillojmë dhe ta forcojmë edhe më tej. “Vendosni maskën dhe votoni sot për të ardhëm që doni ta keni nesër”, ka shkruar ajo./KosovaPress ...
Komentet te Jahjaga: Vendosni maskën dhe votoni sot për të ardhëm Janë të Mbyllura