Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Anëtari i LDK-së uron VV-në, e përkrah Osmanin për presidente

Lajme
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare. Përmes një statusi në Facebook, Rugova ka kërkuar nga Kurti përgjegjësi para qytetarëve, ndërsa nga deputetët e LDK-së, ka kërkuar që t’i bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente. Ndërsa nga drejtuesit e LDK-së ka kërkuar që të reflektojnë pas këtëij rezultati. Ky është statusi i tij i plotë: Tre fjali për rezultatin dje. 1. Urime fituesit. Urojmë që Albini të mbajë premtimet dhe të mos viktimizohet më tutje. Tani e ka kohën që të përqafojë përgjegjësinë që ia kanë dhënë qytetarët dhe të mos aktrojë më. 2. Sa për Vjosën. ...
Komentet te Anëtari i LDK-së uron VV-në, e përkrah Osmanin për presidente Janë të Mbyllura

​Pacolli uron LVV-në: Qeveria e re të zgjidhet sa më parë

Lajme
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës. Pacolli që në këto zgjedhje ishte në koalicion me LDK-në, përmes një statusi në Facebook ka thënë se pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re. Ky është statusi i tij i plotë: “Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një ...
Komentet te ​Pacolli uron LVV-në: Qeveria e re të zgjidhet sa më parë Janë të Mbyllura

​Ngjarjet e datës 15 shkurt (VIDEO)

​Ngjarjet e datës 15 shkurt (VIDEO)
Pamje nga Qendra e Numërimit të Rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Do të ketë VIDEO-LIVE PS. Do të ketë njoftime shtesë/KosovaPress ...
Komentet te ​Ngjarjet e datës 15 shkurt (VIDEO) Janë të Mbyllura

Shaip Kamberi uron Vetëvendosjen për rezultatet e zgjedhjeve

Lajme
Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për rezultatet e arritura në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Kamberi ka shprehur mirënjohjen edhe për partitë e tjera politike garuese në këto zgjedhje rreth qëndrimeve të tyre lidhur me rezultatin preliminar zgjedhor. “Përuroj Lëvizjen Vetëvendosje!, z.Albin Kurti dhe znj.Vjosa Osmani, për fitoren e tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës. Shpreh po ashtu mirënjohjen time për partitë e tjera politike garuese në këto zgjedhje, përkatësisht për qëndrimet e tyre të matura politike, lidhur me rezultatin preliminar zgjedhor. Për Luginën e Preshevës në veçanti ...
Komentet te Shaip Kamberi uron Vetëvendosjen për rezultatet e zgjedhjeve Janë të Mbyllura

​KRU “Prishtina” ka një kërkesë për konsumatorët

Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, u ka bërë thirrje konsumatorëve të saj që të kenë kujdes të shtuar gjatë vendosjes së ujëmatësve, për shkak të ngricave. Kjo është komunikata e plotë: Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” , tashmë që jemi në sezonin e dimrit ju lutemi që paraprakisht të keni kujdes të shtuar gjatë vendosjes së ujëmatësve. Ju paralajmërojmë se, tubacionet / instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit, mund të ngrihen brenda disa orëve, nëse ata janë të ekspozuar direkt ndaj ajrit të ftohtë. Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm / në afërsi ...
Komentet te ​KRU “Prishtina” ka një kërkesë për konsumatorët Janë të Mbyllura

300 gola për Romelu Lukakun!

Sport
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku shënoi golin e tij të 300-të në karrierë në ndeshjen kundër Lazios. Belgu shënoi golin e parë nga penalltia duke e dërguar Pepe Reinan në anën e gabuar në pjesën e parë në “Giuseppe Meazza”. Ishte goli i tij i 299-të për klubin dhe vendin e tij, por nuk kaloi shumë dhe ish sulmuesi i Manchester United shënoi edhe të 300-in, përcjell KosovaPress.0 27-vjeçari gjeti rrjetën e golit përsëri para pushimit, edhe pse fillimisht goli u anulua për offside. Topi i goditur nga Brozoviç u prek nga ana e Manuel Lazzarit dhe shkoi te Lukaku i cili realizoi me lehtësi Nuk ishte një pasim i ...
Komentet te 300 gola për Romelu Lukakun! Janë të Mbyllura

​Numërohen rreth 99 përqind e fletëvotimeve, 46 vendvotime kanë mbetur pa u procesu

Lajme
E PLOTËSUAR Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 46 vendvotime. “Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, tregoi Elezi për KosovaPress. Sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje në krye me Albin Kurti që njëherit është edhe kandidati për kryeministër po prinë me 48, 17 përqind. Pas saj është ...
Komentet te ​Numërohen rreth 99 përqind e fletëvotimeve, 46 vendvotime kanë mbetur pa u procesu Janë të Mbyllura

Numërohen rreth 99 përqind e fletëvotimeve

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime. Në ueb faqen e KQZ-së janë transmetuar rezultat, ku tregohet se kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 46 vendvotime. Sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje në krye me Albin Kurti që njëherit është edhe kandidati për kryeministër po prinë me 48, 17 përqind. Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17,35 përqind. Kjo parti udhëhiqet nga Enver Hoxhaj që njëherit ishte edhe kandidati për kryeministër në këto zgjedhje të përkohshme parlamentare për të cilat u votua të dielën, pra më 14 shkurt. Ndërsa partia e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës ...
Komentet te Numërohen rreth 99 përqind e fletëvotimeve Janë të Mbyllura

​Moti i acartë në SHBA, amerikanët përgatiten për temperatura edhe më të ulëta

Rajoni dhe Bota
Moti i acartë në SHBA, amerikanët përgatiten për temperatura edhe më të ulëta Një stuhi e ashpër dimri ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, sipas parashikimeve amerikanët duhet të përgatiten për temperatura dhe më të ftohta. Sipas “Daily Mail”, dëbora ka arritur në trashësinë deri në 30 centimetra, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale si pasojë e erërave të forta. Stuhia e dëborës që goditi Seattle, Oregon dhe Portland, është më e forta e regjistruar prej shumë vitesh. Si pasojë e ngricave dhe dëborës në rrugë, janë shkaktuar shumë aksidente masive, duke i marrë jetën disa personave, e duke plagosur me dhjetëra të tjerë./KosovaPress ...
Komentet te ​Moti i acartë në SHBA, amerikanët përgatiten për temperatura edhe më të ulëta Janë të Mbyllura

Arrestohen 5 reporterë gjatë protestave në Birmani, SHBA-BE-MB apel për të ndalur dhunën

Rajoni dhe Bota
Pesë gazetarë u arrestuan gjatë një proteste në Birmani kundër puçit ushtarak, pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve. Sipas mediave lokale, protesta u zhvillua në qytetin e Mytkyina. Lajmi për arrestimin e pesë gazetarëve u publikua nga faqja 74 Media në Facebook. Ndërkohë, ambasada amerikane në Birmani paralajmëron për lëvizje të trupave dhe ndërprerjet në komunikime. “Ka indikacione të lëvizjeve ushtarake në Yangon dhe mundësinë e ndërprerjeve të telekomunikacionit gjatë natës midis orës 01:00 të mëngjesit dhe 9:00 të mëngjesit. Qytetarët e SHBA-së në Birmani këshillohen të qëndrojnë në banesë gjatë ndalimit të orarit i cili shkon nga ora 8 deri në 4 të mëngjesit”, thuhet në profilin ...
Komentet te Arrestohen 5 reporterë gjatë protestave në Birmani, SHBA-BE-MB apel për të ndalur dhunën Janë të Mbyllura