Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Koronavirusi në Shqipëri, 17 viktima në 24 orët e fundit

Rajoni dhe Bota
Në 24 orët e fundit, nga 3935 testime të kryera në Shqipëri janë konfirmuar 1112 raste me koronavirus, ndërsa 991 persona raportohet të jenë shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 janë të intubuar. Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në tre qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 736 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 3049 vaksina antiCOVID. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë ...
Komentet te ​Koronavirusi në Shqipëri, 17 viktima në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura

​Osmani dhe Szunyog diskutojnë për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, me të cilin ka biseduar për themelimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe bashkëpunimin me vendet anëtare të BE-së për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19. Me këtë rast, Szunyog e uroi Osmanin edhe njëherë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe e përgëzoi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare. Palët diskutuan për rëndësinë e madhe që ka themelimi sa më i shpejtë i institucioneve me qëllim të sigurimit të stabilitetit në vend. Po ashtu, të dy palët u dakorduan që kjo do të ndihmonte shumë ...
Komentet te ​Osmani dhe Szunyog diskutojnë për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja Janë të Mbyllura

​Ambasadori Orlando takon Osmanin e Kurtin: Italia vazhdon mëbshtetjen për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka takuar sot ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, të cilët i ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës. Përmes një shkrimit në Twiter, Orlando ka thënë se në këto takime të ndara kanë bashkëbiseduar për hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë së re. Po ashtu Orlando ka ofruar mbështetjen e shtetit të Italisë për Kosovën. Ky është shkrimi i tij: Sot, në një takim angazhues me Ushtruesen e Detyrës se Presidentes, Vjosa Osmani. E urova atë për zgjedhjet e suksesshme dhe të rregullta, diskutuam për hapat e ardhshëm në finalizimin ...
Komentet te ​Ambasadori Orlando takon Osmanin e Kurtin: Italia vazhdon mëbshtetjen për Kosovën Janë të Mbyllura

​Bob Dole do të nisë të hënën trajtimin kundër kancerit të mushkërive

Rajoni dhe Bota
Ish-senatori amerikan Bob Dole do të nisë të hënën trajtimin kundër kancerit të mushkërive, pas diagnostikimit të fundit se ai ndodhet në fazën e katërt të sëmundjes. “Kohët e fundit, unë u diagnostikova me kancer të mushkërive në fazën e katërt. Trajtimi im i parë do të fillojë të hënën. Ndërsa unë me siguri kam disa pengesa përpara. Gjithashtu e di që unë bashkohem me miliona amerikanë që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore të tyre”, shkruan miku i madh i shqiptarëve të Kosovës Robert Dole në Facebook. Robert Joseph “Bob” Dole, i lindur më 22 korrik 1923 në Russell, Russell County, Kanzas- është një politikan amerikan, senator dhe ish-kandidat ...
Komentet te ​Bob Dole do të nisë të hënën trajtimin kundër kancerit të mushkërive Janë të Mbyllura

​Osmani takon ambasadorin Rohde, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme

Lajme
U.d. Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu priti në takim Ambasadorin Gjerman, Jorn Rohde. Në takim, ambasadori Rohde e uroi Osmanin për përvjetorin e pavarësisë, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Duke folur për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, Osmani theksoi se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve. Në këtë drejtim, u theksua që për një përfundim të suksesshëm të procesit zgjedhor, duhet siguruar që të numërohet secila votë dhe të mos ketë vonesa të cilat do të pengonin konstituimin e institucioneve. U.d. presidentja e falënderoi ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës, dhe ...
Komentet te ​Osmani takon ambasadorin Rohde, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme Janë të Mbyllura

​Punonjësit e Vatikanit që refuzojnë vaksinën COVID-19, mund të pushohen nga puna

Rajoni dhe Bota
Selia e Shenjtë iu bëri me dije punonjësve të saj se ata mund të humbin punën nëse refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit. Një dekret i nënshkruar nga Kardinali Giuseppe Bertello, guvernatori i Vatikanit, thotë se ata punonjës që refuzojnë vaksinën pa arsye të ligjshme shëndetësore mund të transferohen në një pozicion tjetër ose madje mund të pushohen nga puna përfundimisht. Dekreti i datës 8 shkurt, i referohet një ligji të Vatikanit të nënshkruar në vitin 2011, i cili thotë se punonjësit që refuzojnë t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore mund t’i nënshtrohen “niveleve të ndryshme të pasojave, duke përfshirë ndërprerjen e kontratës së punës”. Dekreti argumenton se vaksinimi për COVID-19 është një ...
Komentet te ​Punonjësit e Vatikanit që refuzojnë vaksinën COVID-19, mund të pushohen nga puna Janë të Mbyllura

​Përgjysmohet besimi në ambiciet e Putinit për shpenzimet e sigurisë

Rajoni dhe Bota
Rezultatet e dala nga hulumtimi i kryer në Rusi për periudhën kohore 2018-2020, tregojnë se mbështetja e rusëve për rritjen e shpenzimeve për forcat e sigurisë dhe ushtrinë ruse është përgjysmuar. Derisa në vitin 2018, nga të anketuarit 29% e mbështetnin rritjen e shpenzimeve për forcat e sigurisë, në vitin 2020 kjo mbështetje është përgjysmuar duke rënë në 15%. Pothuajse rezultate të njëjta kemi edhe kur janë në pyetje shpenzimet për ushtrinë ruse, deri sa në vitin 2018, 17% e të anketuarve ishin për rritjen e shpenzimeve për ushtri, në vitin 2020 mbështetja është përgjysmuar duke rënë në 8%. Deri tek përgjysmimi i numrit të atyre që mbështesin rritjen e shpenzimeve për ...
Komentet te ​Përgjysmohet besimi në ambiciet e Putinit për shpenzimet e sigurisë Janë të Mbyllura

​Dyshohen për fajde, caktohet paraburgim për zyrtarin policor

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.K. zyrtar policor dhe të pandehurit F.R. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale fajdeja, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.R. i dyshuar për veprën penale fajdeja dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Sipas gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, ...
Komentet te ​Dyshohen për fajde, caktohet paraburgim për zyrtarin policor Janë të Mbyllura

Mashtrojnë publikun: Kalojnë Shën Valentinin së bashku dhe pretendojnë se s’janë në lidhje?

ShowBiz
Kylie Jenner dhe Travis Scott kaluan ditën e Shën Valentinit së bashku disa ditë më parë, dhe vajza e tyre trevjeçare Stormi ishte me ta. Ata ishin duke ecur në një plazh me rërë në Santa Barbara dhe me të vërtetë dukeshin si çdo çift tjetër nga lagjja, përveç se ishin larg tij. Kylie kishte veshur xhinse të gjera, atlete dhe një xhaketë, dhe e veshi Stormi e vogël me një kapelë të kuqe. Të tre ata dukeshin shumë bukur së bashku, megjithëse pretendojnë se takimet ishin organizuar vetëm për shkak të vajzës së tyre. Kylie dhe Travis raportohet se ende nuk janë së bashku, megjithëse nuk u besojmë aspak ...
Komentet te Mashtrojnë publikun: Kalojnë Shën Valentinin së bashku dhe pretendojnë se s’janë në lidhje? Janë të Mbyllura

​10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID-19 në Gjakovë

Lajme
Dhjetë mësimdhënës dhe dymbdhjetë nxënës aktualisht janë pozitiv me koronavirus në komunën e Gjakovës. Por përkundër kësaj nga kjo komunë thonë se procesi mësimor po shkon mirë. Drejtori i Arsimit në komunën e Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj për KosovaPress, deklaroi se testimi masiv i mësimdhënësve dhe nxënësve në dy shkolla të mesme ka përfunduar dhe së shpejti pritet të përfundojë edhe dy shkollat tjera. Nikollbibaj: Kemi 10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID Video “Procesi mësimor në komunën e Gjakovës po shkon mirë, sa i përket numrit të të infektuarve është numër i vogël në raport me atë që po kemi gjatë ditës në nivel vendi. Kemi vetëm 10 ...
Komentet te ​10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID-19 në Gjakovë Janë të Mbyllura