Edhe një infermiere kosovare ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka njoftuar se Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19, Me këtë rast edhe i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të gjithë kolegëve e dashamirëve të saj. Ky është telegram ngushëllimi i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës Telegram ngushëllimi Sindikata e Infermierëve të Kosovës, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se nga virusi COVID-19, ka ndërruar jetë Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK. Do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve. ...
Komentet te Edhe një infermiere kosovare humb jetën nga Covid-19 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Të paktën 38 persona kanë vdekur deri më tani për shkak të kushteve të rënda të dimrit që kanë përfshirë SHBA-në prej gati një jave. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i SHBA-së njoftoi se moti me borë dhe ngrica, i cili ka paralizuar jetën në shtetet qendrore dhe jugore të vendit, sot dhe nesër do të jetë efektiv në rajonin verilindor përmes bregdetit të Atlantikut. Siç raportohet, reshjet e borës pritet të vazhdojnë në një rajon të gjerë që nga kryeqyteti Washington deri në Boston, ndërsa trashësia e borës në New York mund të arrijë deri në 20 centimetra, raporton Ora News. Të paktën 38 njerëz janë raportuar të vdekur deri më ...
Komentet te Moti i acartë mbërthen SHBA, raportohen dhjetra viktima Janë të Mbyllura
Qeveria e Estonisë ka rënë dakord për kufizime të reja për të përmbajtur pandeminë, në sfondin e rritjes së vazhdueshme të infektimeve me COVID-19. Vendi po lufton me një numër në rritje të infeksioneve të reja që prej muajsh tashmë. Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se Estonia do të përballet me një muaj mars dhe prill të zymtë. Hotelet, teatrot, kinematë, sallat e koncerteve dhe kishat do të lejohen të qëndrojnë të hapura si më parë, por nga e hëna, nuk do të lejohen të përdorin më shumë se gjysmën e vendeve në dispozicion. Në të njëjtën kohë, Kabineti në Talin uli kufirin maksimal të pjesëmarrjes në ngjarje të ndryshme ...
Komentet te Estonia ashpërson kufizimet Janë të Mbyllura
Flamuri i Kosovës me letra origami ka arritur të futet në librin e rekordeve “Guiness”. Lajmin e ka bërë të ditur autorja e këtij punimi Arbnora Fejza Idrizi. Autorja tha se përgatitja e saj ka marrë 1 vjet kohë dhe janë dashur 120 mijë palosje origami. Ky është njoftimi i saj i plotë: Të dashur familjar e miq, Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër. Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për ...
Komentet te Flamuri i Kosovës futet në “Librin e Guinnessit” Janë të Mbyllura
Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të UÇK -së, do të paraqiten nesër para Gjykatë Themelore në Prishtinë, ku akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. Këtë lajm e ka bërë të ditur Xhevdet Qeriqi, njëri ndër organizatorët e kësaj proteste, Ky është njoftimi i plotë pa ndërhyrje: Për, nesër me datë 19.02.2021, e kemi marrë ftesen nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të paraqitemi, në seancën e katërt të radhës. Pjesë e Aktakuzës, jemi Njëmbëdhjetë, Veteran dhe Invalid të UÇK- së. Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e Protestestës të Veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ...
Komentet te Qeriqi së bashku me 10 veteranë të tjerë nesër para Gjykatës Janë të Mbyllura
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut e vlefshme për fazën parakualifikuese të Kampionatit Botëror FIBA 2023. Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 89 -99 pra me 10 pikë diferencë, raporton KosovaPress. Kosova u tregua një rival i denjë për Luksemburgun pasi në disa periudha të lojës ofrua deri dy pikë e madje edhe kishte pikë të barabarta me rivalin e saj. Në mdeshjen e radhës Kosova ballafaqohet me Sllovakinë të shtunën me fillim nga ora 19:00. Në këtë ndeshje Kosovës i nevojitet fitorja si dhe të shpresojë që Islanda ta mposhtë Luxemburgun për t’u kualifikuar më tutje./KosovaPress ...
Komentet te Kosova pëson humbje nga Luksemburgu Janë të Mbyllura
33 të moshuar, banorë të një azili pleqsh në Sant’Antonio Abate të Napolit rezultojnë të infektuar me Covid-19. Të infektuarit, të gjitha gra, ishin vaksinuar në fillim të shkurtit me dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe po prisnin të merrnin injeksionin e dytë, pas 21 ditëve të nevojshme. “Në qytet, ka gjithsej 48 raste të reja pozitive – përfshirë 33 të moshuar në shtëpinë e të moshuarve -dhe 6 janë shëruar. Alarmi – shpjegon kryetari i bashkisë së Sant’Antonio Abate, Ilaria Abagnale, u shtri te stafi i azilit, një pjesë i të cilit rezultoi gjithashtu pozitiv për Covid-19”, citojnë mediat italiane, përcjell Ora News. Nga nisja e pandemisë, Italia ...
Komentet te Infektohen me Covid 33 gra në një azil pleqsh, kishin marrë dozën e parë të vaksinës Janë të Mbyllura
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi. Ai u takua fillimisht me presidentin, Aleksandër Vuçiç, të cilin e falenderoi për dhurimin e mijëra dozave të vaksinave, ndërsa diskutuan për integrimin në BE, thellimit të bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta. Kreu ishtetit serb përmendi mini-shengenin ballkanik si një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm, ndërsa nënvizoi se marrëdhëniet e mira mes dyja vendeve kanë rëndësi të madhe për të gjithë rajonin, raporton A2. Ministri Osmani tha se mori garanci nga Beogradi për hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc, nga e cila do të përfitojnë kryesisht banorë shqiptarë të zonës atje. Gjatë qëndrimit në Serbi, Osmani ...
Komentet te Osmani vizitë në Serbi, takohet me liderët, diskutohet minishengeni ballkanik Janë të Mbyllura
Italia ka publikuar bilancin ditor të koronavirusit, ku vihet re se prej disa ditësh shifrat vijojnë të rrotullohen rreth të njëjtave nivele. Kështu në 288 mijë testime të kryera në 24 orët e fundit 13762 prej tyre testuan pozitive për Covid-19. 347 persona të tjerë humbën jetën për ta çuar bilancin total të fataliteteve në 94887 që nga nisja e pandemisë, raporton A2. Situata në spitale është e qëndrueshme, ndërkohë që ka një ulje të lehtë të personave të shtruar në repartet e tjera Covid. Niveli i infektueshmërisë mbetet në shifrat 4.77%./KosovaPress ...
Komentet te 347 viktima të tjera nga koronavirusi në Itali Janë të Mbyllura
Kisha Ortodokse Serbe prej së enjtes ka patriarkun e saj të ri që do të udhëheqë Kishën, në një kohë kur vendi ndodhet në një udhëkryq mes ofertë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe lidhjeve të forta me Rusinë, aleatin e saj të madh. Peshkopi 59 vjeçar Porfirije Periç, i parë si një modernist brenda kishës konservatore, do të jetë patriarku i 46-të i Serbisë dhe pasardhësi i Patriarkut Irinej, i cili vdiq në nëntor nga koronavirusi në moshën 90 vjeçare. “Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve zgjodhi Shkëlqesinë e Tij Metropolitin e Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije, si Patriarkun Serb. Si një nga klerikët dhe intelektualët më të shquar bashkëkohorë, ai ...
Komentet te Kisha ortodokse serbe emëron patriarkun e ri Janë të Mbyllura