Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Ngjarjet e datës 19 shkurt (Video)

Ngjarjet e datës 19 shkurt (Video)
Nis rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. (Objekti i QNR-së, 9:00) Do të ketë video – LIVE Xhevdet Qeriqi dhe 10 veteranë të UÇK-së, do të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. (Gjykata Themelore-Prishtinë, ora 09:30) Do të ketë video Platforma “Drejtësia Sot” nga GLPS, mban konferencë për medie në të cilën do shpalos të gjeturat e analizës “Mangësitë e aktakuzave në veprat penale korruptive”. (Hotel Sirius, kati II, ora 10:00) Do të ketë video/KosovaPress ...
Komentet te Ngjarjet e datës 19 shkurt (Video) Janë të Mbyllura

Vetërrotullohet një veturë në Vranidoll

Lajme
Një veturë është vetërrotulluar në magjistralen Prishtinë-Podujevë. Aksident trafiku ka ndodhur më saktësisht në fshatin Vranidoll. Ende nuk është raportuar për të lënduar. Më poshtë sjellim video nga vetura e vetërrotulluar:/KosovaPress ...
Komentet te Vetërrotullohet një veturë në Vranidoll Janë të Mbyllura

Reagon PLE: “Romani Iniciativa” është produkt i “Listës Serbe”

Lajme
Kryetar i subjektit politik Partia Liberale Egjiptiane(PLE), Veton Berisha, thotë se është informuar nga mediumet për një version të ri politik, i cili dirigjohet nga Lista Serbe se kinse janë formuar dy subjekte politike të komuniteteve joshumicë të cilat janë nën kontrollin e këtij subjekti politik. Berisha nëpërmjet një komunikate për media thotë se fillimisht këtë e kishte konsideruar si formë të fushatës parazgjedhore por që pas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, thotë të vërehet se subjekti politik Romani Iniciativa është produkt i Listës Serbe “Partia Liberale Egjiptiane (PLE) është informuar nga mediumet për një version të ri politik, i cili dirigjohet nga Subjekti Politik “Lista Serbe” se ...
Komentet te Reagon PLE: “Romani Iniciativa” është produkt i “Listës Serbe” Janë të Mbyllura

ShSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e infermieres nga COVID-19: Ishte e jashtëzakonshme

Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shprehur ngushëllime familjes dhe personelit për vdekjen e infermieres së Klinikës së Neurologjisë, Miradije Pllana-Hoti. Infermierja Pllana-Hoti ishte e infektuar me virusin SARS CoV2. Nga ShSKUK thonë se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Pllana-Hoti u trajtuar për disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor, me rastin e vdekjes së infermieres së Klinikës së Neurologjisë, Miradije Pllana-Hoti. Ajo ishte e infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u trajtua për disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Znj. Miradije ishte ...
Komentet te ShSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e infermieres nga COVID-19: Ishte e jashtëzakonshme Janë të Mbyllura

Moti sot

Lajme
Gjatë së premtes në Kosovë do të mbaj mot me diell dhe me vranësira të pjesshme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Sipas IHMK do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 me/s. “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, më të përqendruara rreth maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar ...
Komentet te Moti sot Janë të Mbyllura

​Sot fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve

Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të filloj sot rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në dhjetë komuna të Kosovës. Për rinumërimin e këtyre vendvotimeve u vendos në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) që u mbajt të enjten. Krahas kësaj në mbledhjen e së enjtes u vendos që votat me kusht që kanë shpërputhje dhe nuk janë respektuar procedurat të anulohen. Ndërkohë nga përfaqësues të LVV-së, u kërkua që votat e diasporës të cilat përmbajnë dokumente me afat të skaduar, por që janë të vlefshme të mos anulohen. Derisa edhe adresuan kritika për vonesa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur të dielën e javës ...
Komentet te ​Sot fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve Janë të Mbyllura

1 mijë e 558 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Lajme
65 mijë e 350 persona janë infektuar me COVID-19 në Kosovë që nga 13 marsi, kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 56 mijë e 974 kanë arritur që të shërohen nga ky virus vdekjeprurës. Mirëpo janë 1 mijë e 558 qytetarë në vend që kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Aktualisht në Kosovë janë 6 mijë e 818 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.196 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve ...
Komentet te 1 mijë e 558 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

​Qeriqi së bashku me 10 veteranë të tjerë sot para Gjykatës

Lajme
Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të UÇK -së, do të paraqiten sot para Gjykatë Themelore në Prishtinë, ku akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015-të. Këtë lajm e ka bërë të ditur Xhevdet Qeriqi, njëri ndër organizatorët e kësaj proteste. Seanca do të fillojë në ora 09:30. “Për, nesër me datë 19.02.2021, e kemi marrë ftesën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të paraqitemi, në seancën e katërt të radhës. Pjesë e Aktakuzës, jemi Njëmbëdhjetë, Veteran dhe Invalid të UÇK- së. Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e protestës së veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ...
Komentet te ​Qeriqi së bashku me 10 veteranë të tjerë sot para Gjykatës Janë të Mbyllura

​Ngjarjet e datës 19 shkurt

​Ngjarjet e datës 19 shkurt
Fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. (Objekti i QNR-së, 08:30) Xhevdet Qeriqi dhe 10 veteranë të UÇK-së, do të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. (Gjykata Themelore-Prishtinë, ora 09:30) Me rastin e datëlindjes së Hamëz Jasharit Unioni i Shkrimtarëve dhe Komuna e Skenderajt, organizojnë promovimin e librit “Adem e Hamëz Jashari”. (Prekaz, ora 09:30) Platforma “Drejtësia Sot” nga GLPS, mban konferencë për medie në të cilën do shpalos të gjeturat e analizës “Mangësitë e aktakuzave në veprat penale korruptive”. (Hotel Sirius, kati II, ora 10:00) Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 247- të. (Këshilli ...
Komentet te ​Ngjarjet e datës 19 shkurt Janë të Mbyllura

Misioni u krye me sukses, Roveri ulet në planetin Mars

Lajme
Roveri i NASA-s është ulur me sukses në planetin Mars. “Është e mahnitshme“, thotë administratori i përkohshëm i NASA-s, Steve Jurczyk. Ai gjithashtu tha se manovra e uljes, e cila shkoi sipas planit, do ta bëjë shumë më të lehtë dërgimin e misionit të ardhshëm në Mars. Udhëtimit shtatë-mujor i robotit me 6 rrota mori fund pasi ai u zhyt në atmosferën e Marsit. Duhet të vendoset në mënyrë të sigurt në Planetin e Kuq – një detyrë që ka turbulluar kaq shumë anije kozmike para tij. Asnjëherë një mision shkencor nuk ka shkuar në Planetin e Kuq me një komplet kaq të sofistikuar instrumentesh, raporton TCh. Krateri Jezero, zona ...
Komentet te Misioni u krye me sukses, Roveri ulet në planetin Mars Janë të Mbyllura