Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa thotë se do të ndihej i lehtësuar nëse do ta dinte pse qytetarë e ndëshkuan me votë LDK në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt. Mustafa nëpërmjet një postimi ka lavdëruar qeverisjen e LDK-së ku është shprehur i bindur se dëmtimi i LDK-së me votat e fundit është krejtësisht i padrejtë dhe rezultat i propagandës populliste. “LDK, qytetarëve ua ka dhënë besën se do të implementojë vlerat e saj fundamentale në politikat qeverisëse, nuk ia ka dhënë besën se do të martohet politikisht me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar ndër tjera Mustafa. Mustafa po kritikon Kandidatin ...
Komentet te Mustafa: Do të isha i lehtësuar po ta dija se pse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në, është e padrejtë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ka nisur rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valmir Elezi, tha se arsyeja e rinumërimit të këtyre vendvotimeve është se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta. Elezi: Këto vendvotimeve nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta Video “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve… bëhet rinumërimi i 12 vendvotimeve të cilat u takojnë disa komunave. Arsyet se përse duhet të bëhet ky rinumërim janë se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta. Gjatë pranimit të materialit zgjedhor disa nga këto vendvotime formularët nuk ...
Komentet te Nis rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve Janë të Mbyllura
Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson të shtunën pritet të vizitojë Shqipërinë. Në qendër të takimeve të Johansson do të jetë bashkëpunimin mbi migracionin, duke zhvilluar edhe një vizitë në kufirin me Greqinë në Kakavijë. “Të shtunën, Komisioneri i BE për Punët e Brendshme, YlvaJohansson do të udhëtojë në Shqipëri për takime politike dhe për të diskutuar bashkëpunimin mbi migracionin. Komisioneri do të vizitojë gjithashtu operacionet e përbashkëta të Frontex në kufirin me Greqinë në Kakavijë.”/KosovaPress ...
Komentet te Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme të shtunën do të vizitojë Shqipërinë Janë të Mbyllura
Një veturë është vetëaksidentuar në mëngjesin e sotëm në fshatin Vranidoll në magjistralen Prishtinë-Podujevë. Në këtë vetëaksident në janë lënduar dy persona. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar për KosovaPress se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Vetë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tregon Borovci. Në vendin e ngjarjes ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetime për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti. “Njësia rajonale e trafikut ...
Komentet te Dy persona lëndohen në vetëaksidentin në Vranidoll Janë të Mbyllura
Presidenti amerikan, Joe Biden do të angazhohet në orët e ardhshme me drejtuesit e G7-s për të alokuar katër miliardë dollarë për programin global COVAX të vaksinimit kundër COVID-19, njoftoi Shtëpia e Bardhë. “Kësti i parë prej dy miliardë dollarësh do të zhbllokohet shumë shpejt”, theksoi një zyrtar i lartë amerikan duke shtuar se kësti i dytë prej dy miliardë do të zhbllokohet gradualisht në dy vjet, në 2021 dhe në 2022. Programi COVAX parashikon të sigurojë këtë vit vaksina antiCOVID-19 për 20% të popullsisë së rreth 200 vendeve dhe territoreve pjesëmarrëse, por mbi të gjitha ai përfshin një mekanizëm financimi që lejon 92 ekonomi me të ardhura të ulëta ...
Komentet te Biden premton katër miliardë dollarë për programin COVAX të vaksinimit Janë të Mbyllura
Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje Evropës dhe ShBA-së që të dërgojnë urgjentisht deri në 5% të furnizimeve të tyre të vaksinave koronavirus në vendet në zhvillim. Duke folur për “Financial Times”, Macron tha se dështimi për të ndarë vaksinat në mënyrë të drejtë do të ngurtësonte pabarazinë globale. Pjesa dërrmuese e vaksinave janë administruar nga vendet me të ardhura të larta deri më tani. Presidenti francez propozoi planin e tij përpara samitit virtual të G7 të liderëve botërorë që mbahet këtë të premte. “Ne nuk po flasim për miliarda doza menjëherë, apo miliarda euro. Bëhet fjalë për shpërndarjen shumë më të shpejtë të 4-5% të dozave që ...
Komentet te Vaksinat anitCovid, Macron propozon dërgimin e 4-5% të dozave te vendet më të varfra Janë të Mbyllura
Administrata e Biden, në bashkëpunim me demokratët po përgatitet të sigurojë një rrugë drejt shtetësisë amerikane për 11 milionë emigrantë pa dokumente që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Legjislacioni i gjerë do t’u siguronte rrugë për nënshtetësinë 11 milionë emigrantëve, përfshirë ata me Status të Mbrojtur të Përkohshëm, punëtorët emigrantë të fermave dhe njerëzit pa dokumente të ardhur në SHBA si fëmijë, të ashtuquajturit ëndërrimtarët. Biden përsëriti të martën, më 16 shkurt së ai dëshiron një rrugë drejt shtetësisë për emigrantët pa dokumente që banojnë në ShBA. “Po, ka një gamë të gjerë të gjërave që kanë të bëjnë me imigracionin,” tha Biden për CNN, raporton Ora ...
Komentet te Biden përgatitet t’u japë shtetësinë 11 milion emigrantëve Janë të Mbyllura
58 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. 5 pacientë janë në respirator (CPAP) dhe 37 të tjerë janë në okisgjenoterapi. Nga spitali njoftojnë se 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 37 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spialit. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 178 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga ...
Komentet te 58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura
Tre automjete u përfshinë nga flakët në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare në lagjen “Çlirimi” në Lushnje. Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 03:15, në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit me iniciale N. K. Shkak për këtë dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet. Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve./KosovaPress ...
Komentet te Digjen 3 automjete në një qendër tregtare në Lushnje Janë të Mbyllura
Deklaratat e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherit edhe kandidati për kryeministër lidhur me vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit kanë shkaktuar debat në Serbi. Ndaj deklaratave të tij dhënë ditë më parë për Euronews ka reaguar zëvendëskryeministrja Zorana Mihajlovic. Sipas Mihaljovic, Serbia nuk është përkulur asnjëherë përpara kërcënimeve dhe shantazheve dhe Kurti nuk është dikush që mund t’i japë Serbisë mësime, veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet e Serbisë për të mbajtur të gjallë dialogun. Ndërkohë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq u shpreh në një intervistë për Euronews se komentet e Kurtit në përgjithësi kanë treguar që dialogu me Beogradin nuk është një prioritet për të. Gjatë intervistës kreu ...
Komentet te Serbia reagon ndaj deklaratës së Kurtit, Brnabiq: Dialogu me Beogradin nuk është prioritet për të Janë të Mbyllura