Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Manchester City zbret shumën që do t’i ofronte Messit

Sport
Kontrata pesë vjeçare që do i ofrohej argjentinasit në vlerë prej 700 milionë eurosh, tani është zbritur nga krerët e Cityt në 500 milionë. Manchester City ka zbritur shumën e parave që do t’i ofronte Lionel Messi-t për pesë vite, raporton “The Sun”. Skuadra angleze shpreson që t’i bashkojë dyshen Pep Guardiola dhe Messi, pasi ky i fundit do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, përcjell KosovaPress. Në fillim, krerët e Cityt ishin të gatshëm t’i ofronin kontratë në vlerë prej 700 milionë eurosh, por tani raportohet se për shkak të problemeve financiare që ka shkaktuar pandemia Covid-19, “Qytetasit” do të jenë në gjendje të paguajnë argjentinasin ...
Komentet te Manchester City zbret shumën që do t’i ofronte Messit Janë të Mbyllura

​Haaland mund të kushtojë më shumë se 75 milionë

Sport
Sulmuesi i Borussia, Dortmund Erling Haaland sipas shumë spekulimeve mund të largohet nga skuadra gjermane në fund të këtij sezoni, raporton “Bild”. Për sulmuesin norvegjez, interesim kanë shprehur shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër to Chelsea edhe Real Madridi, përcjell KosovaPress. Tani raportohet se me fillim të vitit 2022, klauzola e lirimit të lojtarit nuk do të jetë 75 milionë, por mund ta kaloj shifrën prej 100 milionë eurosh. Kjo shifër mund të jetë problem të përballohet nga ekipet e interesuara në shërbimet e Haaland, për shkak të problemeve ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19./KosovaPress ...
Komentet te ​Haaland mund të kushtojë më shumë se 75 milionë Janë të Mbyllura

Një punëtor bie nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë

Lajme
Një punëtor i sektorit të ndërtimit ka rënë nga lartësia e një objekti në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tregon për KosovaPress se në vend të ngjarjes kanë dalë menjëherë policia të cilët po merren rastin. “Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tregoi Borovci./KosovaPress ...
Komentet te Një punëtor bie nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë Janë të Mbyllura

Ndeshjet e programit të ditës së premte

Sport
Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës, rikthehen disa nga ligat më të mira evropiane, me ndeshje për programin e ditës së premte. Sot parashihen të zhvillohen ndeshje në Premier Ligën angleze, La Ligan spanjolle, në Serie A, Bundesligan gjermane dhe Ligë 1 të Francës, përcjell KosovaPress. Ndeshja më interesante do të zhvillohet në kuadër të Premier Ligës angleze, ku Wolverhampton pret në shtëpi skuadrën e Leeds United. Programin e plotë të ndeshjeve në ligat përkatëse të tyre e gjeni të bashkangjitur më poshtë. Premier Liga angleze 21:00 Wolverhampton (12) – Leeds United (11) (Stadiumi Molineux) Bundesliga gjermane 20:30 Arminia Bielefeld (16) – Wolfsburg (4) (Stadiumi Bielefelder Alm) Serie A ...
Komentet te Ndeshjet e programit të ditës së premte Janë të Mbyllura

Kurti paralajmërojnë krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Lajme
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Albin Kurti ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore. Me këtë rast ai citon neni 51 të Kushtetutës së Kosovës për garantimin e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale. Kurti nëpërmjet një shkrimi në Twitter thotë se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuret. “Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar Kurti./KosovaPress ...
Komentet te Kurti paralajmërojnë krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Janë të Mbyllura

​Ish deputeti i LDK-së i reagon Mustafës: Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare

Lajme
Ish-deputeti i Lidhe Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka reaguar ndaj shkrimit të kryetarit të dorëhequr të kësaj partie, Isa Mustafës, për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt. Rugova shkrimin e Mustafës e sheh si një pendim të Mustafës për dorëheqjen e tij dhënë një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Ai nëpërmjet një shkrimi tha se më mirë të mos flitet kur nuk ke çfarë të thuash. “E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa ...
Komentet te ​Ish deputeti i LDK-së i reagon Mustafës: Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare Janë të Mbyllura

​“Drejtësia Sot” evidenton mangësi të shumta në aktakuzat e Prokurorisë Speciale

Lajme
Platforma “Drejtësia Sot”, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka evidentuar një varg mangësish në disa nga aktakuzat e Prokurorisë Speciale dhe Prokurorive Themelore, lidhur me veprat penale korruptive. Rreze Hoxha-Zhuja nga GLPS tha se në bazë të analizimit të rasteve “Toka 1 dhe Toka 2”, rasti “Veteranët” dhe rasti “Pronto”, janë gjetur mangësitë në identifikimin e veprimeve inkriminuese të të akuzuarve, në mospërcaktimin e saktë të vlerës së dëmit (mungesës së ekspertizave financiare) dhe në mos precizimin e palës së dëmtuar. Hoxha-Zhuja: Këto mangësi kryesisht kanë të bëjnë me mos përcaktimin e saktë të vlerës së dëmit Video: “Në kuadër të Prokurorisë Speciale janë analizuar gjithsej pesë ...
Komentet te ​“Drejtësia Sot” evidenton mangësi të shumta në aktakuzat e Prokurorisë Speciale Janë të Mbyllura

​Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan

Lajme
Në Komunë e Gjilanit ka rënë numri i rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Gjilan janë 95 raste aktive me COVID-19. Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli në takimin e komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. Krahasuar me javët e fundit, numri i rasteve të infeksionit është më i ulët, por Ismajli tha se kjo nuk lejon komoditet, duke apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime, që t`u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale. Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11081 mostra, 3592 kanë rezultuar pozitivë, 3387 ...
Komentet te ​Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan Janë të Mbyllura

​Një vit burgim për të akuzuarin që vodhi në market

Lajme
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit M.R., për shkak se në vitin 2018, së bashku me persona të tjerë kishte thyer një market dhe nga aty marrin para nga arka dhe gjësende tjera në vlerë prej dyqindetridhjetetetë euro. Sipas gjykatës më datë 4 nëntor 2018, pas mesnate, në Prizren, në një lokal – market, duke vepruar edhe me persona tjerë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, thyejnë lokalin, në atë mënyrë që duke vepruar me forcë, i pandehuri M.R., hap derën e hyrjes së lokalit dhe hyn në lokal, dhe nga aty marrin para nga arka dhe gjësende tjera ...
Komentet te ​Një vit burgim për të akuzuarin që vodhi në market Janë të Mbyllura

​Qeveria nuk sjellë raportin e dëmeve, mbyllet seanca ndaj veteranëve protestues

Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e katër me radhë ndaj njëmbëdhjetë̈ veteranëve dhe invalidëve të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. Meqenëse në seanca kanë munguar tre të akuzuar dhe pala e dëmtuar në këtë rast Qeveria e Kosovës nuk ka sjell raportin e vlerës së dëmit, seanca është mbyllur dhe e radhës është paraparë të mbahet më 14 prill nga ora 09:00. Avokati i palës së dëmtuar, Bedri Krasniqi tha se pala e dëmtuar është në procedurë të mbledhjes së fakteve me qëllim ta faktojë faktin lidhur me vlerën e dëmit. I akuzuarit në ...
Komentet te ​Qeveria nuk sjellë raportin e dëmeve, mbyllet seanca ndaj veteranëve protestues Janë të Mbyllura