Liverpooli është duke pësuar disfatë më rezultat minimal 1-0 nga Evertoni pasi Richarlison realizoi gol pas vetëm tre minutave lojë në “Anfield Road”. Po jo vetëm kaq, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka marr një tjetër lajm te keq pasi pas gjysmë ore lojë është lënduar kapiteni Handerson i cili pati një zgjatje të muskulit dhe në vend të tij është inkuadruar Nat Philipps, përcjell KosovaPress./KosovaPress ...
Komentet te Fat i keq për Jurgen Klopp, lëndohet ylli tjetër i skuadrës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, ka kujtuar ajo siç i ka quajtur luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën. Osmani ka shkruar në Facebook se kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe. “Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë. 32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjtetshme e të vlerësohen si duhet ...
Komentet te Osmani: Sot kujtohen me respekt luanët e nëntokës Janë të Mbyllura
Kreu i ri i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo-Iweala, i bëri sot thirrje Britanisë së Madhe që të fillojë menjëherë nga dhënia e vaksinave për vendet e varfra, në vend që të presë derisa të ketë teprica. “Nuk mendoj se duhet të presim për tepricat kur të tjerët të jenë shërbyer, Unë mendoj se çdo donacion që do të vijë duhet të vijë tani”, tha ajo për BBC. “Arsyeja është shumë e thjeshtë. Është në interesin e vendeve të pasura, si edhe vendeve të varfra që të ketë qasje të barabartë në vaksina”, shtoi Okonjo-Iweala. Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha dje në një takim virtual të udhëheqësve të ...
Komentet te OBT: BM të fillojë ndarjen e vaksinave antiCOVID-19 me kombet më të varfra Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte e zhvillon ndeshjen e fundit dhe vendimtare për parakualifikimet për në Kampionatin Botëror 2023, raporton KosovaPress. Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00, por para nisjes së këtij takimit, Koosva ka marrë një lajm shumë të mirë. Në fakt, Islanda e ka mundur Luksemburgun me rezultat 86:84 dhe e përfundon grupin me 5 fitore dhe 1 humbje, kurse Luksemburgu me 2 fitore dhe 4 humbje. Ndeshja e fundit është Kosova-Sllovakia dhe kush fiton nga ky ballafaqim do të kualifikohet tutje/KosovaPress ...
Komentet te Lajm fantastik për Kosovën para ndeshjes me Sllovakinë Janë të Mbyllura
Haradinaj takon shefin zyrës së BE-së: Kërkon mbështetjen në sfidat të cilat e presin vendin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në vend . Ambasadori Szunyog ka vlerësuar lartë procesin zgjedhor në të cilin kaloi vendi. “Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj. “Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ...
Komentet te Haradinaj takon shefin zyrës së BE-së: Kërkon mbështetjen në sfidat të cilat e presin vendin Janë të Mbyllura
Shënon rritje numri i rasteve të reja me variantin e ri të virusit Covid-19 në Maqedoni të Veriut. Brenda dy ditëve është regjistruar një rritje prej 30% e të infektuarve me virusin britanik. Megjithatë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se nuk ka nevojë për masa të reja restriktive, duke qetësuar opinionin se për momentin shteti disponon kapacitete të mjaftueshme për pacientët e prekur. “Kemi evidentuar rritje të numrit të pacientëve me variantin e ri të virusit, gjatë periudhës së kaluar. Nga 20% sa ishin evidentuar periudhën para dy ditësh, rezultatet treguan se ky numër është rritur deri në 50% nga numri total i të diagnostikuarve. Po analizojmë gjendjen në ...
Komentet te Rritet numri i të infektuarve me virusin e ri në Maqedoni Janë të Mbyllura
Greqia konfirmoi 1 424 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me dy nga këto të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Gjithsej, Greqia ka konfirmuar 178 918 raste infektimi që nga fillimi i pandemisë Në rastet e konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 47 konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 1 921 me raste të konfirmuara tashmë. Aktualisht, janë 325 pacientë në ventilator në kujdesin intensive (ICU). Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. EODY konfirmoi edhe 23 vdekje të reja, që e çon numrin e përgjithshëm të viktimave në 6 272. Zona metropolitane e Athinës ...
Komentet te Greqi, 1 424 raste dhe 23 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura
Stuhitë e dimrit kanë çuar në vonesa mbarëkombëtare për shpërndarjen e 6 milionë dozave të vaksinave Covid-19 në të 50 shtetet e vendit duke ngadalësuar kështu kohën e vaksinimit në komunitetet në të gjithë vendin, tha Shtëpia e Bardhë. “Të 50 shtetet janë ndikuar nga kjo. Gjashtë milionë doza përfaqësojnë rreth tre ditë transport të vonuar”, tha Andy Slavitt, këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19. “Ndërsa kushtet e motit përmirësohen, ne tashmë jemi duke punuar për t’i shpërndarë këto vaksina”, shtoi ai. Slavitt tha se 1,4 milionë doza ishin në tranzit dje dhe se dozat e prapambetura do të mbërrinin javën e ardhshme. Disa shtete njoftojnë për ...
Komentet te SHBA, moti i keq vonon vaksinimin në të 50 shtetet Janë të Mbyllura
Një studim i kryer nga hulumtues evropian, vuri në pah se diabeti rrit rrezikun e vdekjes tek pacientët që kontraktojnë me koronavirus të ri (COVID-19) dhe shtrohen në spital, transmeton Anadolu Agency. Sipas lajmit të UPI, në kuadër të hulumtimit që kanë zhvilluar ekspertët për diabet në Universitetin Nantes në Francë, kanë vlerësuar të dhënat e 2.800 të sëmurëve me diabet që trajtohen në 68 spitale të ndryshme në Francë. Rezultatet treguan se nga çdo 5 persona me diabet pacientë me COVID-19 që kanë nevojë për spital, kanë humbur jetën 1 muaj pasi janë shtruar në spital. Sipas kësaj përqindja e vdekjes nga COVID-19 është 44 për qind më e ...
Komentet te Ja çfarë ndodh me pacientët me diabet që infektohen nga Covid-19 Janë të Mbyllura
Në kuadër të xhiros së 25 të Premier Ligës angleze, sot do të zhvillohet edhe derbi i zjarrtë ndërmjet rivalëve lokal, Liverpoolit dhe Evertonit. Të dy këto skuadra janë duke kaluar nëpër një periudhë me rezultate negative. Skuadra e Jurgen Klopp në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe tri humbje duke u renditur në vendin e gjashtë me 40 pikë, kurse ajo e Carlo Ancelottit ka tri humbje, një fitore dhe një barazim në harkun e pesë ndeshjeve të fundit në kampionat duke u renditur në vendin e shtatë me 37 pikë, pra tri më pak si rivali i sotëm, përcjell KosovaPress. Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe ...
Komentet te Liverpool – Everton, derbi i “ringjalljes”, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura