Real Madridi e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Valladolidin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24 të La Ligas dhe e ka hapur si kurrë më parë në këtë sezon luftën për titull me Atletico Madridin. Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse Real Madridi e pati një dominim të lehtë në ndeshje, përcjell KosovaPress. Fitoren Real Madridit ia siguroi në pjesën e dytë mesfushori brazilian Casemiro i cili shënoi pasi mori një top nga Toni Kroos. Me këto tre pikë të reja, “Los Blancos” kanë arritur në kuotën e 52 pikëve në vendin e dytë, vetëm tri më pak se Atletico Madridi i Diego Simeones ...
Komentet te Real Madridi e dridh Atleticon, i ofrohet në vetëm tre pikë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Federata e Auto Sportit e Kosovë (FASK) i ka shpallur më të mirët për vitin 2020. Në një ceremoni të organizuar ndryshe nga vitet e kaluara (për shkak të pandemisë), FASK i nderoi garuesit më të suksesshëm nëpër disiplina dhe klasa të ndryshme, në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, por edhe shumë individë e institucione, që në mënyra të ndryshme kontribuan për mbarëvajtjen e kampionatit. Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, e ka vlerësuar të suksesshëm kampionatit e vitit 2020. “Ishte një vit sfidues për gjithë njerëzimin, pra edhe për sportin, e në rastin konkret auto sportin e Kosovës. Megjithatë, ne ia dolën ta përfundojmë kampionatin në mënyrën më të ...
Komentet te Shpallen më të mirët e vitit 2020 nga Federata e Auto Sportit e Kosovës Janë të Mbyllura
Prej ditësh qarkullonin zëra se futbollisti Nicolo Zaniolo dhe modelja Chiara Nasti kishin nisur një romancë. Por, tashmë këto nuk janë më vetëm thashetheme, pasi çifti e ka bërë zyrtare lidhjen dhe është shfaqur në publik, me anë të fotove në rrjetet sociale. Disa ditë më parë modelja kishte përfunduar edhe në shënjestrën e brazilianit Neymar. Ylli i PSG-së i kishte dhënë sinjalet e flirtit me bukuroshen duke u dhënë “pëlqime” fotove të nxehta që italiania kishte postuar në “Instagram”./KosovaPress ...
Komentet te Modelja e lidhur me yllin e Romës,ja çfarë i bën Neymar Janë të Mbyllura
Problemet e gjigantëve spanjoll të Atletico Madridit u thelluan në mbrëmjen e së shtunës, përpara ndeshjes së klubit në Ligën e Kampionëve me Chelsean. Skuadra e Diego Simeones mirëpriti Levanten në “Wanda Metropolitano” për ndeshjen e tyre të radhës në La Liga dhe pësuan humbje me rezultat 2-0. Kjo do të thotë që në katër ndeshjet e fundit, “Los Cholchoneros” kanë vetëm një fitore dhe kjo tregon që ata po shkojnë në një formë aspak të mirë në sfidën me Chelsean në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy skuadrave, përcjell KosovaPress. Rezultati përfundimtar në “Metropolitano” këtë mbrëmje, sidoqoftë, rezultoi larg shqetësimit të vetëm ...
Komentet te Lëndohet ylli i Atletico Madridit, mungon ndaj Chelseat? Janë të Mbyllura
Pas tërmetit me intensitet 2.5 shkallë rihteri që e goditi jugun e Gjilanit pasditen e të shtunës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në cilësinë e udhëheqësit të shtabit të emergjencave civile, ka bërë të ditur se nuk ka vend për panik, duke apeluar qytetarët për qetësi. Kryetari Haziri ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka raportime për dëme materiale e as në njerëz. Haziri është shprehur se janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin Sizmologjik të Kosovës, i cili ka raportuar për karakteristikat e kësaj lëkundjeje. Sipas një komunikate të koumunës, shtabi i emergjencave civile në Gjilan apelon qytetarët që të mos shqetësohen pasi mund të ketë sërish dridhje të vogla, ...
Komentet te Haziri pas tërmetit në Gjilan: Nuk ka vend për panik Janë të Mbyllura
Të tronditur nga një sulm gjithëpërfshirës që mund të ketë zbuluar për Rusinë sekretet e qeverisë dhe korporatave, zyrtarët amerikanë po përpiqen të forcojnë mbrojtjen kibernetike të vendit dhe po pranojnë se një agjenci e krijuar dy vjet më parë për të mbrojtur rrjetet dhe infrastrukturën e Amerikës nuk ka fondet, mjetet dhe autoritetin për t’iu kundërvënë kërcënimeve të tilla të sofistikuara. Ndërhyrja, gjatë së cilës u vodh programi i përdorur gjerësisht nga kompania SolarWinds Inc. me bazë në Teksas, ka nxjerrë në pah ekspozimin e thellë ndaj rreziqeve të rrjeteve kompjuterike të strukturave të qeverisjes civile dhe kufizimet e përpjekjeve për t’i pikasur kërcënimet. Ka mundësi që të fillojë ...
Komentet te Masa të reja për sigurinë kibernetike pas ndërhyrjes së hakerëve rusë Janë të Mbyllura
KEDS ka njoftuar se si pasojë e mbingarkesës në trafon Emin Duraku, kabllot nëntokësore të cilat furnizojnë rrugët Abdullah Tahiri, Maliq Pashë Gjinolli, Shefqet Zeka dhe një pjesë të Ilir Konushevcit janë dëmtuar në masë të madhe, ku për pasojë aktualisht rrugët e lartëcekura janë pa energji elektrike. KEDS thotë se ekipet po punojnë maksimalisht që sa më parë të sanojnë dëmin dhe të ri kthehejnë furnizimi me energji elektrike/KosovaPress ...
Komentet te Prishje e kabllos nëntokësore, pa rrymë një lagje në Prishtinë Janë të Mbyllura
Jordan Henderson i ka shtuar shqetësimet e Liverpoolit duke u dëmtuar në ndeshjen kundër Evertonit dhe menaxheri Jurgen Klopp zbuloi se ishte një problem në ijë që nuk dukej mirë. Reprezentuesi i Anglisë e mori topin nga Abdoulaye Doucoure por menjëherë ra në tokë nga dhimbja që ndjeu. Ai mori trajtim dhe u përpoq të luante, por u zëvendësua pak më vonë nga Nat Phillips, përcjell KosovaPress. Kur u pyet nga “Sky Sports” për të siguruar një azhurnim mbi dëmtimin e Henderson, Klopp tha: “Muskuli te rajoni i aduktorit, kështu që nuk është mirë.” “Ne nuk e dimë saktësisht, është rajoni i ijëve, i aduktorit, pjesën tjetër do ta dimë ...
Komentet te Klopp flet për lëndimin e Handerson: Nuk është mirë Janë të Mbyllura
Evertoni ia ka shkaktuar humbjen e katërt radhazi Liverpoolit në kampionat duke e mposhtur skuadrën e Jurgen Klopp me rezultat 2-0 në “Anfield Road” dhe kështu është barazuar me pikë me “The Reds”, pra nga 40 sosh. Pas ndeshjes, trajneri italian Carlo Ancelotti komentoi fitoren e skuadrës së tij ku edhe zbuloi taktikat që përdori për ta mposhtur Liverpoolin, përcjell KosovaPress. “Unë jam shumë i kënaqur për klubin dhe tifozët. Shpresoj me siguri që ata do të festojnë sonte. Ishte një performancë e mirë. Shumë luftë dhe shpirt. Jam vërtet i lumtur.”, tha Ancelotti për “Sky Sport” “Ne kemi luajtur me dy sulmues, James Rodriguez dhe Richarlison dhe kemi luajtur ...
Komentet te Ancelotti tregon se si e përgatiti ekipin për ta gjunjëzuar Liverpoolin Janë të Mbyllura
Shpesh herë dëgjojmë të flitet për bajamet dhe vetitë e shkëlqyera që kjo farë ka në shëndetin tonë. Kur e përmendim bajamen asnjëherë nuk mendojmë edhe për varietetin e egër të saj i cili është edhe më i shëndetshëm dhe më kurativ për trupin dhe shëndetin e njeriut. Bajamja gjendet në shumë zona të Shqipërisë, më tepër në zonën e Mallakastrës, Tepelenës, Përmetit dhe Beratit. Por edhe veriu i vendit ka një numër të madh të këtyre pemëve. Përqendrimi i vlerave ushqyese tek farat në përgjithësi është tepër e madhe pasi ato përmbajnë të gjithë elementët jetësore që e bëjnë farën të zhvillohet më pas në një pemë, ndaj ekspertët ...
Komentet te Bajamja, fruti i thatë me veti të shkëlqyera kurative për shëndetin tonë Janë të Mbyllura