Në një ndeshje dramatike të zhvilluar të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar disfatë përballë asaj të Sllovakisë me rezultat 77-73. Kjo ndeshje ishte përcaktuese se cila prej këtyre dy kombëtareve do të vazhdonte tutje në kualifikimet e këtij kompeticioni dhe me këtë humbje Kosova eliminohet, raporton KosovaPress. Kosova ishte skuadër më e mirë në çerekun e parë dhe të dytë duke qenë në epërsi, por pësoi rënie në lojë në 20 minutat e fundit dhe në fund humbi me diferencë prej katër pikësh./KosovaPress ...
Komentet te Merr fund ëndrra e Kosovës për kualifikim në Kampionatin Botëror Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Bageta (baguette – frëngjisht), bukë prej miellit të grurit, ujit, majasë, kripës dhe me pak mjeshtëri, po aq simbol i Francës, sa edhe kulla Eiffel, së shpejti mund t’i bashkohet listës së thesareve kulturore të UNESCO-s. Bukëpjekësit francezë thonë se kjo bukë tradicionale, që blihet aty ku gatuhet, ka qenë për dekada me radhë një ritual në jetën e përditshme franceze, Megjithatë, në ditët e sotme, ajo po shtyhet gjithnjë e më shumë nga raftet e dyqaneve, madje edhe në Francë, nga bukët e ngrira të bëra në linjat gjigante të montimit. “Nuk ka as edhe një sekret për të bërë një baguette të mirë tradicionale”, tha Mickael Reydellet, pronar ...
Komentet te Bageta franceze në UNESCO? Janë të Mbyllura
Janë 14 931 rastet pozitive me COVID-19 të regjistruara në Itali në 24 orët e fundit, ndërsa viktimat 251, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë. Aktualisht, personat e shtruar në kujdesin intensiv për COVID-19 janë 2 063 persona, duke shënuar një rritje me 4 njësi në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore në spital me simptoma COVID-19 janë 137. Në pavijone të zakonshme COVID-19, tani ndodhen 17 725 pacientë, më pak se 106 njësi, e krahasuar me dje./KosovaPress ...
Komentet te 14 931 raste ditore dhe 251 viktima nga COVID-19 në Itali Janë të Mbyllura
Liverpooli e ka humbur edhe derbin me Evertonin që u zhvillua të shtunën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25 të Premier Ligës me rezultat 2-0. Ndeshja filloi shumë keq për Liverpoolin që pësoi gol nga Richarlison pas vetëm tre minutave lojë, raporton KosovaPress. Humbjen e katër radhazi për Liverpoolin e vulosi Sigurdson në minutën e 83 të takimit nga penalltia. Xherdan Shaqiri luajti rreth 30 minuta në këtë ndeshje por nuk e ndihmoi dot Liverpoolin për ta shmangur këtë disfatë. Pas kësaj ndeshje, Liverpooli dhe Evertoni kanë nga 40 pikë dhe ndajnë pozitat gjashte dhe shtatë në tabelë./KosovaPress ...
Komentet te Bie përtokë Liverpooli, e pëson humbjen e katër radhazi Janë të Mbyllura
Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur sot gjendjen e katastrofës natyrore në Texas, duke i hapur rrugë dërgimit të fondeve dhe ndihmës në shtetin amerikan të goditur nga stuhia vrasëse e dëbores. Energjia elektrike është duke u rikthyer në Texas dhe temperaturat pritet të rriten por më shumë se 10 milionë njerëz ende përballen me defekte të rrjetit elektrik dhe të sistemit të ujit të pijshëm. Biden tha se do të vizitojë Texas kur prezenca e tij të mos jetë pengesë për përpjekjet e ndihmës e shpëtimit. Rreth 60 vdekje në të gjithë Shtetet e Bashkuara i janë atribuar stuhisë dimërore. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej sot ...
Komentet te Biden shpall katastrofën natyrore prej stuhisë së dëborës në Texas Janë të Mbyllura
Real Madridi e ka një rast të artë për ta ndezur luftën për titull në La Liga nëse sonte e mposht Valladolidin. Humbja e Atletico Madridit nga Levante me rezultat 2-0 i ka rritur apetitet e Real Madridit dhe Barcelonës pasi në rast se i fitojnë ndeshje përkatëse, lufta për titull në La Liga do të hapej më shumë se kurrë në këtë edicion, raporton KosovaPress. Ndeshja Valladolid – Real Madrid starton nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare: Valladolid: Masip, Perez, Joaquin, Bruno, Nacho, Alcaraz, Mesa, Janko, Perez, Orellana, Guardiola Real Madrid: Courtois, Varane, Nacho, Kroos, Modric, Asensio, Casemiro, Lucas, Viniciuz, Mendy, Mariano/KosovaPress ...
Komentet te Formacionet zyrtare, Valladolid – Real Madrid, Zidane kërkon t’i ofrohet Atleticos Janë të Mbyllura
Ka përfunduar 20 minutëshi i parë i ndeshjes së basketbollit ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë, ndeshje kjo e vlefshme për parakualifikimet për në Kampionatin Botëror 2023. Kjo ndeshje është vendimtare pasi fituesi i këtij dueli do të vazhdoj tutje në këtë garë, përcjell KosovaPress. Rezultati pas pjesë së parë është 37 -35 në të mirë të Kosovës që ka treguar një lojë shumë efikase deri më tani, por që pati një rënie në minutat e fundit të kësaj pjese./KosovaPress ...
Komentet te Kosovë – Sllovaki, rezultati pas pjesës së parë të ndeshjes Janë të Mbyllura
Edhe dita e sotme ka shënuar shifër të lartë rastesh ditore dhe viktimash me Covid-19, ku në 23 orë kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë dhe kanë ndërruar jetë 17 pacientë. Nga 3975 testime të kryera kanë rezultuar pozitive përkatësisht: 345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 ...
Komentet te Covid-19 në Shqipëri, 1153 të infektuar e 17 viktima në 24 orë Janë të Mbyllura
Albin Tahiri është kualifikuar në disiplinën e sllallomit në kampionatin botëror të skitarisë, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë. Tahiri doli i 33-ti në garën e sotme, me kohë 1:51.22 minuta nga të dyja lëshimet. Arbi Pupovci zuri vendin e 43-të me kohë 2:05.09 minuta, por që nuk i mjaftoi të kualifikohet në finalen e sotme. Shkaku i kushteve të vështira, 67 garues nuk arritën të përfundojnë garën. Në lëshimin e nesërm, Albini do të ketë numrin rendor 94./KosovaPress ...
Komentet te Albin Tahiri vazhdon tutje në kampionatin botëror të skitarisë Janë të Mbyllura
Kompania “Air France-KLM” ka shënuar humbje prej 7.1 miliardë euro vitin e kaluar si pasojë e pandemisë COVID-19. Air France-KLM njoftoi se të hyrat e kompanisë ishin 11.1 miliardë euro në vitin 2020, ku shënoi një rënie prej 59% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu thuhet se kompania humbi 7.1 miliardë euro vitin e kaluar si pasojë e pandemisë, pasi pandemia kishte një efekt të paparë mbi kompaninë. Më tej thuhet se numri i udhëtarëve u ul me 67.3% vitin e kaluar dhe se tremujori i parë i këtij viti do të jetë i vështirë si rezultat i kufizimeve të udhëtimit të vendosura për shkak të COVID-19./KosovaPress ...
Komentet te Kompania ajrore franceze shënon humbje madhore në vitin 2020 Janë të Mbyllura