Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Tërmet në Shkup, ndihet edhe në Gjilan

Lajme
Një termet është dëgjuar në qytetin e Gjilanit. Lëkundjet janë ndier rreth orës 16:46 dhe mësohet se ishte 2.5 shkallë të Rihterit. Lajmin e kanë bërë të ditur qytetarët në rrjetin social. Termeti është konfirmuar edhe në faqen zyrtare Earthquake. Sipas të dhënave, tërmeti ka ndodhur në Shkup por u ndje edhe në Kosovë./KosovaPress ...
Komentet te ​Tërmet në Shkup, ndihet edhe në Gjilan Janë të Mbyllura

​Përmbytje të mëdha në Indonezi, shpërngulen mijëra banorë

Rajoni dhe Bota
Të paktën 1380 njerëz njoftohet të jenë zhvendosur si pasojë e përmbytjeve që përfshinë Xhakartën, kryeqytetin e Indonezisë. Sabdo Kurnianto, kreu i Agjencisë së Katastrofave në Xhakartë, tha në një deklaratë se reshjet e mëdha të shiut që kanë vazhduar që prej natës së kaluar, shkaktuan përmbytje në Xhakartën Jugore dhe disa pjesë të Xhakartës Lindore. Kurnianto deklaroi se 1380 janë dëmtuar nga përmbytjet dhe se përpjekjet për ofrimin e ndihmës janë duke vazhduar. Ndërkohë, Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës paralajmëroi reshje të mëdha shiu deri nesër në qytetet Xhakarta, Bogor, Bekasi, Tangerang dhe Depok. Në Indonezi, që gjendet në brezin ekuatorial, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë të ...
Komentet te ​Përmbytje të mëdha në Indonezi, shpërngulen mijëra banorë Janë të Mbyllura

Sonte Florian Marku ballafaqohet me Rylan Charlton, kështu e ngacmon rivalin e tij para ballafaqimit

Sport
Boksieri shqiptar Florian Marku sonte do ta zhvillojë meçin e radhës në karrierën e tij Marku është gati për duelin e mbrëmjes së sotme kundër Rylan Charlton, përballje që do të zhvillohet në Londër. “Nuk kemi ardhur këtu për të vallëzuar, por për të luftuar“, deklaron Marku, teksa nuk ka munguar replika e britanikut. “Nuk ke respekt për asnjë, nesër do të mësoj se çfarë do të thotë respekt“. Por më tej Marku nuk kursen batutën duke pasur në fokus flokët e kundërshtarit: “Le ta shohim, me këto flokë nuk ke shanse të fitosh ndaj meje. Nuk je ndeshur kurrë me dikë si unë”, ka thënë ai. Ndërsa në paralajmërimin e këtij ...
Komentet te Sonte Florian Marku ballafaqohet me Rylan Charlton, kështu e ngacmon rivalin e tij para ballafaqimit Janë të Mbyllura

Pesë simptoma në sy që paralajmërojnë mungesën e vitaminës D

Lajme
Nëse jeni një person që tentoni të shmangni diellin, vuani nga alergjitë në qumësht ose i përmbaheni një diete të rreptë vegane, mund të jeni në rrezik për mungesë të vitaminës D. E njohur si vitamina e diellit, ajo prodhohet nga trupi në përgjigje të lëkurës që ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Padyshim që gjatë dimrit, mungesa e vitaminës D është më e theksuar. Por, cilat janë pesë shenjat që gjenden në sytë tuaj duke paralajmëruar se mund të keni mungesë të D? Uveiti është ënjtje e uveas që përfshin irisin, trupin ciliar dhe enët e gjakut që mbështesin pjesën e pasme të syrit, shkruan Express.co.uk. “Ky problem ka një ...
Komentet te Pesë simptoma në sy që paralajmërojnë mungesën e vitaminës D Janë të Mbyllura

Arabisë Saudite do të investojë 20 miliardë dollarë për ushtrinë në 10 vitet e ardhshme

Rajoni dhe Bota
Arabia Saudite do të investojë më shumë se 20 miliardë dollarë në industrinë e saj të brendshme ushtarake në dekadën e ardhshme, në kuadër të planeve agresive për të rritur shpenzimet ushtarake, ka thënë udhëheqësi i rregullatorit të industrisë ushtarake në mbretërinë saudite, Ahmed bin Abdulaziz Al-Ohali. Ky shtet i Gjirit synon të zhvillojë dhe prodhojë më shumë armë dhe sisteme ushtarake të brendshme, duke thënë se mëton të shpenzojë 50 për qind të buxhetit ushtarak në nivel lokal deri më 2030. “Qeveria ka prezantuar një plan që tregon se do të investojmë më shumë se 10 miliardë dollarë në industrinë ushtarake në Arabinë Saudite në dekadën e ardhshme dhe ...
Komentet te Arabisë Saudite do të investojë 20 miliardë dollarë për ushtrinë në 10 vitet e ardhshme Janë të Mbyllura

Dortmund dëshiron të shes Sanchon që ta mbaj Haaland

Sport
Dortmund dëshiron të shes Sanchon që ta mbaj Haaland Të dy lojtarët janë duke u lidhur me një transferim larg Dortmundit. Skuadra gjermane Borussia Dortmund preferon të shesë Jadon Sanchon dhe të mbaj Erling Haaland këtë verë, raporton “Bild”. Shumë skuadra të mëdha evropiane janë duke i monitoruar dy yjet e Dortmundit, por këta të fundit kanë më shumë dëshirë të mbajnë sulmuesin norvegjez, përcjell KosovaPress. Sancho ka kohë që është duke u lidhur me një transferim të mundshëm në Premier Ligë, ku skuadra që ka shprehur interesim serioz në shërbimet e tij është ajo e Manchester United. Për Haaland, interesim kanë shprehur Real Madrid, Chelsea, Liverpool, por Dortmundi po ...
Komentet te Dortmund dëshiron të shes Sanchon që ta mbaj Haaland Janë të Mbyllura

​Kosova ende pa vaksina anti-Covid, MSh heshtë

Lajme
Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk ka nis vaksionimin anti-Covid-19, edhe pse është paralajmëruar se vaksinat e para do të vinë gjatë muajit shkurt. Përkundër insistimit të KosovaPress, asnjë zyrtarë në MSh, nuk deshi të flas gjatë kësaj jave lidhur me atë se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë. Kryeministri në detyrë, Avdull Hoti ditë më parë ka thënë se sasitë e para, disa mijë vaksina 10/12 mijë vinë gjatë shkurtit dhe të tjerat vinë çdo dy javë sasi tjera. “Besoj që deri në muajin e pranverës do t’i vaksionojmë kategoritë më të ndishme. Ndërsa pandeminë e kalojmë kur ta kalojnë edhe vendet tjera”, ka ...
Komentet te ​Kosova ende pa vaksina anti-Covid, MSh heshtë Janë të Mbyllura

Tuchel shpjegon pse e inkuadroi dhe e nxori nga loja sulmuesin Hudson-Odoi

Sport
Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel nuk është ndarë aspak i kënaqur me barazimin 1-1 ndaj Southamptonit në Premier League, sidomos me disa prej lojtarëve të skuadrës së tij. Minamino e kaloi Southamptonin në epërsi në minutën e 33’, por rezultatin e barazoi Mason Mount në minutën e 54’ nga pika e bardhë, përcjell KosovaPress. Ky ishte një rast i humbur nga Chelsea për të vazhduar presionin mbi Manchester United dhe Evertonin që mbajnë pozitat dy dhe tre. Gjatë ndeshjes, Tuchel mori një vendim befasues kur vendosi që ta largonte nga loja sulmuesin Hudson-Odoi në minutën e 76’ edhe pse ai ishte inkuadruar vetëm 30 minuta më herët duke e zëvendësuar ...
Komentet te Tuchel shpjegon pse e inkuadroi dhe e nxori nga loja sulmuesin Hudson-Odoi Janë të Mbyllura

​Pioli mesazh Interit: Jemi përgatitur për t’i sulmuar hapësirat e kundërshtarit

Sport
Edhe trajneri i Milanit Stefano Pioli ka dalur para mediave ku ka folur në prag të ballafaqimit me Interin, një derbi që është shumë domethënës për kreun e tabelës pasi të dy skuadrat i ndanë vetëm një pikë diferencë në favor te zi-kaltërve. Pioli ka deklaruar se ai e ka përgatitur skuadrën në mënyrën më të mirë për këtë ndeshje, por mendon se ndeshjet e tilla janë gjithmonë shumë të ekuilibruara dhe ku mund të shënohen shumë gola, përcjell KosovaPress. “Ne e kemi përgatitur derbin me qetësi dhe me një zemër të nxehtë, por edhe me përulësi dhe vendosmëri,” tha Pioli. Rreth 300 tifozë të Milanit u mblodhën jashtë “Milanellos” ...
Komentet te ​Pioli mesazh Interit: Jemi përgatitur për t’i sulmuar hapësirat e kundërshtarit Janë të Mbyllura

13 milionë njerëz pa ujë të pijshëm, Biden: Gjendje katastrofike në Teksas

Rajoni dhe Bota
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të shpallë gjendjen e katastrofës së madhe, për Teksasin, duke hapur rrugën që më shumë fonde federale të shpenzohen për të ndihmuar këtë shtet. Energjia elektrike po rikthehet në shtet dhe temperaturat pritet të rriten, por rreth 13 milionë njerëz kanë ende vështirësi për sa i takon aksesin tek uji i pijshëm. Biden tha se ai do të vizitojë Teksasin në kohën kur prania e tij atje të mos jetë një pengesë për përpjekjet e ndihmës. Rreth 60 viktima i janë atribuar motit të ftohtë në të gjithë SHBA-në. Edhe disa shtete të tjera jugore janë goditur nga stuhitë e borës dhe akullit këtë javë ...
Komentet te 13 milionë njerëz pa ujë të pijshëm, Biden: Gjendje katastrofike në Teksas Janë të Mbyllura