Një person është sulmuar me një mjet të mprehtë që dyshohet të jetë thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti ka ndodhur dje në Pejë, ku viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe si pasojë e plagëve të marra është intervenuar me ndërhyrje kirurgjike. Sipas mjekëve pas operacionit, gjendja e viktimës është stabile, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë./KosovaPress ...
Komentet te Therje me thikë në Pejë, i dyshuari kërkohet nga Policia Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot përkujtoi Shaban Polluzhën e Haxhi Zekën me rastin e përvjetorit të rënies së tyre. Haradinaj tha se të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre fisnike për emancipim kombëtar e për çlirim nga pushtuesit. Kreu i AAK-së u shpreh se edhe pse nuk kishin përkrahjen e duhur ndërkombëtare dhe përpjekjet e tyre nuk e dhanë rezultatin e pritur, ata mbetën frymëzim për shqiptarët e veçanërisht për brezin e UÇK-së, që realizoi një pjesë të madhe të ëndrrës së tyre. ‘Përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për ne, për Atdheun e fortë e ...
Komentet te Haradinaj kujton Haxhi Zekën e Shaban Polluzhën: Ishin frymëzim për brezin e UÇK-së Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gaçkë të Ferizaj, ku i përfshirë ka qenë një automjet me drejtues kosovar, i cili nga pakujdesia humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe përplaset me shtylla të betonit. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët janë në trajtim mjekësore në emergjencën e Ferizajt./KosovaPress ...
Komentet te Përplaset me automjet në shtylla të betonit Janë të Mbyllura
Dyshimet se Lista Serbe e rriti iniciativën e Adriana Hoxhiqit po shihen të rrezikshme për demokracinë e vendit dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Njohësit e çështjeve juridike thonë se është e rrezikshme për demokracinë nëse ndodh që Lista Serbe, e dirigjuar nga Beogradi, të ketë ndikim te deputetët e pakicave jo serbe. Kështu Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se loja e Listës Serbe me parti të caktuara cenon rendin kushtetues në Kosovë. Sipas tij, vet fakti që përfaqësues të komunitetit boshnjak marrin mijëra vota nga serbët, është devijim i vullnetit të interesit të boshnjakëve dhe përfaqësim joadekuat i tyre. Miftaraj: Loja e Listës Serbe me parti ...
Komentet te Ndikimi i Listës Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit rrezikon demokracinë në vend, kërkohet reagim institucional Janë të Mbyllura
Një kamionetë me targa vendore, e cila ishte e parkuar në rrugë, afër shtëpisë së një ankuesit, është djegur në tërësi mbrëmë në Gjilan. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar lidhur me rastin edhe prokurori./KosovaPress ...
Komentet te Digjet një kamionetë në Gjilan Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar pasi që i njëjti në një kafiteri kishte marrë shërbime dhe nuk kishte paguar. Gjatë intervistimit i njëjti e kishte kanosur viktimën me vdekje. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./KosovaPress ...
Komentet te Nuk paguan në kafiteri, arrestohet Janë të Mbyllura
Mbi 10 përqind më shumë janë rritur të hyrat nga Dogana e Kosovës në këtë fillim-vit. 123 milionë euro është totali i taksave që ka mbledhur dogana gjatë muajit të parë të vitit dhe në gjysmën e shkurtit. Nga Dogana thonë se ka ulje të kontrabandimit me mallra. Megjithatë, sipas tyre, rastet më të shpeshta janë ato ku tentohet të kontrabandohet me medikamente mjekësore dhe pije të gazuara. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress së të hyrat e përgjithshme janë më të larta se viti paraprak. Sipas tij, ekonomia ka filluar të funksionojë, kështu është rritur konsumi dhe importi. Stavileci: 11 për qind të hyra më ...
Komentet te Dogana e Kosovës 11 % më shumë të hyra këtë fillim-vit Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 548 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 965 tiketa trafiku. Gjithashtu, bëhet e ditur 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale./KosovaPress ...
Komentet te 548 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid Janë të Mbyllura
Temë për ndikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit. Do të ketë video Temë për ndikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit. Do të ketë video Intervistë me menaxherin e Milot Rashicës, Altin Lala. Do të ketë video Të hyrat doganore, flet zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. Do të ketë video Temë për dialogun Kosovë-Serbi. Do të ketë video/KosovaPress ...
Komentet te Ngjarjet e datës 21 shkurt (Video) Janë të Mbyllura
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka takuar ministrin për Tregti të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani Ahmed Al Zeyoudi, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar. Sipas Osmanit, fokusi kryesor i interesit të tyre ishte tregtia, investimet dhe turizmi./KosovaPress ...
Komentet te Osmani në EBA: Fokus shkëmbimi tregtar Janë të Mbyllura