Një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë, janë arrestuar në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi që njëjtit me veturë, dyshohet se në hyrje, kishin kaluar kufirin kundërligjshëm, duke iu shmangur kontrollit kufitar. Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan-dega Kamenicë të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt. Kurse, në fshatin Stançiq, patrulla policore e kufirit ka ndaluar te dyshuarin mashkull me shtetësi të Maqedonisë, i cili me automjetin kamion me targa të Kosovës kishte tentuar që të kalojë kufirin në rrugë alternative nga Kosova në Maqedoni. Gjatë verifikimit të dokumenteve ka rezultuar se pronar i kamionit ishte një m/kosovar. Me ...
Komentet te Tentojnë të hyjnë ilegalisht nga Maqedonia dhe Serbia, arrestohen Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar më të madhin në botë “Strandja” i cili zhvillohet nga data 21 deri më 28 shkurt 2021. Kosova në këtë turne përfaqësohet me 5 boksier e që janë: Bashkim Bajoku në kategorinë 52 kg, Shpetim Bajoku 62 kg, Patriot Behrami 69 kg, Besart Pireva 81 kg, Faton Tolaj 91 kg i cili nga Gjermania i bashkangjitet ekipit se bashku me selektorin Shefki Bogujevci dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli. Në Sofje ekipit i bashkangjiten edhe boksierja Donjeta Sadiku dhe trajneri Besim Brahimi qe janë nga 15 shkurti në kampin ndërkombëtar. Ne këtë turne marrin pjese 35 shtete nga 4 ...
Komentet te Kosova merr pjesë në turneun e boksit “STRANDJA” në Sofia të Bullgarisë Janë të Mbyllura
Patrulla e policisë kufitare gjatë patrullimit në fshatin Sushicë të komunën e Shtërpcës, ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar duke drejtuar traktorin e tij të ngarkuar në rimorkio 16 copë trupa breu të gjatësisë 4 deri 60, drunjtë janë prerë në mënyrë ilegale. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dal autoritetet pyjore të cilët kanë konfiskuar masën drunore. Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregull./KosovaPress ...
Komentet te Vjedhje e pyllit, ndalohet një person Janë të Mbyllura
Humbja e Atletico Madridit dhe fitorja e Real Madridit të shtunën e kanë ndezur luftën për titull në La Liga dhe në këtë garë kërkon të inkuadrohet edhe Barcelona. Skuadra e Ronald Koeman sot me fillim nga ora 14:00 ballafaqohet me Cadizin dhe nga ky ballafaqim kërkon vetëm tre pikë të reja, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Barcelona: Te Stegen, Dest, Pique, Sergio, Griezmann, Messi, Dembele, Lenglet, Pedri, Alba, De Jong Cadiz: Ledesma, Fali, Mauro, Garido, Salvi, Poerera, Negredo, Iza, Sobino, Espino, Jairo, /KosovaPress ...
Komentet te Edhe Barça kërkon t’i futet luftës për titull, luan për fitore ndaj Cadizit Janë të Mbyllura
Një veturë ka goditur një këmbësorë i cili është në gjende të rënd. Aksidenti ka ndodhur para gjysmë ore në Fushë Kosovë. Sipas dëshmitarit i cili ka dërguar në KosovaPress, edhe një video, viktima është pa vetëdije dhe me gjakderdhje. “Është rrezik për jetë”, ka thënë dëshmitari. Ndërkohë, përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet mjekësore, të cilët ia kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në QKMF për trajtim të mëtutjeshëm./KosovaPress ...
Komentet te Detaje nga aksidenti në Fushë Kosovë, këmbësori ishte pa vetëdije Janë të Mbyllura
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka shkruar në Twitter se në këtë ditë në vitin 2008, Italia ishte ndër vendet e para që njohu Republikën e sapolindur të Kosovës. “13 vjet më vonë, partneriteti ynë vazhdon të rritet”, ka shkruar ai./KosovaPress ...
Komentet te Orlando: Partneriteti në mes Italisë dhe Kosovës vazhdon të rritet Janë të Mbyllura
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Fushë-Kosovë-Prishtinë, ku si pasojë lëndime të rënda ka marrë një person. Një dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, ka dërguar disa fotografi në KosovaPress, ku shihet një person i shtrirë dhe me kokë të lënduar. Ndërkohë, Policia ka dal në vendin e ngjarjes. KosovaPress ka tentuar të marrë detaje nga zyrtarët për informim në Polici por të njëjtit nuk janë përgjigjur./KosovaPress ...
Komentet te Aksident me të lënduar në Fushë Kosovë (Foto) Janë të Mbyllura
Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala, në një intervistë për KosovaPress, ka folur për të ardhmen e mesfushorit kosovar, i cili aktualisht luan për skuadrën gjermane Werder Bremen dhe ka zbuluar se ai pritet që në fund të këtij sezoni të ndryshojë skuadër. Këto komente Lala i bëri pas ndeshjes miqësore ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë e zhvilluar për nder të përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës. Lala tha se janë lëndimet ato që e kanë penguar Rashican që të tregojë më të mirën e tij në këtë sezon por që tashmë i ka tejkaluar ato dhe se ai po i rikthehet formës së tij më ...
Komentet te Lala për KosovaPress: Rashica pritet të largohet nga Werderi në fund të sezonit Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar dje në Pejë, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me pas është liruar për në shtëpi. I dyshuari ka rezultuar se është në ndikim të alkoolit me 0.84 promil. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.KosovaPress ...
Komentet te Ushtroi dhunë fizike ndaj të dashurës, arrestohet Janë të Mbyllura
Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Bashkimi Evropian po shprehet këmbëngulës në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Nga Brukseli thonë se qeveria dhe autoritetet e reja në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për vazhdimin e takimeve të dialogut, në mënyrë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse. Ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, vlerësojnë se pavarësisht deklaratave për dialogun, ekzekutivi i ri dhe kryeministri i ardhshëm duhet t’i qasen me prioritet dhe seriozitet kësaj teme, por edhe të fokusohen në reformat e brendshme. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano në një përgjigje për KosovaPress thotë se presin gatishmëri për dialogun nga qeveria e re në Kosovë. “BE ishte shumë ...
Komentet te BE insiston në rifillimin e dialogut, analistët kërkojnë qasje serioze nga qeveria e re Janë të Mbyllura