Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Në këto profesione ka më së shumti alkoolistë

Lifestyle
Disa lloje të punës shoqërohen me konsum më të shpeshtë të pijeve alkoolike, sugjeron studimi i ri. Studimi mund të ndihmojë në informimin e shëndetit publik dhe zbatimin e programeve të parandalimit dhe trajtimit të alkoolizmit, thanë studiuesit. Punëtorët e aftë në industritë e prodhimit dhe ndërtimit kanë tendencë të konsumojnë më shumë alkool, sipas hulumtimeve që studiuan njerëzit e moshës 40 deri 69-vjeç. Ndërkohë, ata që janë të punësuar në profesione të tjera, siç është arsimi, kanë më pak të ngjarë të pinë tepër. Sipas studimit, pronarët e lokaleve kanë tri herë më shumë gjasa të jenë nën ndikimin e fortë të alkoolit sesa njerëzit që kryejnë punë të ...
Komentet te Në këto profesione ka më së shumti alkoolistë Janë të Mbyllura

​Barça i ofrohet në pesë pikë Atleticos, Messi sundon listën e golashënuesve

Sport
Barcelona ka arkëtuar tre pikë të reja në La Liga pasi e ka mposhtur Elchen me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën ne stadiumin “Camp Nou”. Pas një pjese të parë pa gola, Barcelona e mori lojën nën kontroll dhe e frymëzuar nga paraqitjet fantastike të Lionel Messit dhe Braithwhite, realizoi tre gola, përcjell KosovaPress. Në minutën e 48’ të ndeshjes, Messi e kaloi skuadrën e tij në epërsi. Ylli argjentinas e dyfishoi rezultatin në minutën e 69’ pas një kombinimi me mesfushorin De Jong, kurse për rezultatin përfundimtar 3-0 u përkujdes të realizonte mbrojtësi i krahut Jordi Alba. Me këtë fitore, Barça i ofrohet në ...
Komentet te ​Barça i ofrohet në pesë pikë Atleticos, Messi sundon listën e golashënuesve Janë të Mbyllura

Prindërit protestojnë ndaj vendimit të gjykatës

Lajme
Rreth 20 prindër të nxënësve të shkollave të mesme që morën pjesë në rrahjen e fundit midis dy grupeve të të rinjve serbë para një shkolle në Lapllasellë, u mblodhën sot pasdite para stacionit të policisë në Graçanicë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Themelore, e cila fëmijëve të tyre u caktoi masën e ndalimit prej një muaji. Të shqetësuar për fatin e fëmijëve, prindërit thonë se vendimi i gjykatës ishte tepër i rreptë. “Ne, prindërit e fëmijëve të ndaluar, jemi të bashkuar në mendimin se vendimi i gjykatës ishte shumë i rreptë dhe që të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Slavisha Ristiq, babai i një prej pjesëmarrësve ...
Komentet te Prindërit protestojnë ndaj vendimit të gjykatës Janë të Mbyllura

Miranda Kerr zgjedh aromën e një trëndafili gjatë dushit

Lifestyle
Modelja e famshme dhe nëna e tre fëmijëve mendon se të bësh dush është si një pushim, ndaj nuk e humb rastin të përdorë formula të veçanta vaji me vajra esencialë. Miranda Kerr ka të preferuarat në mesin e formulave të aroma-terapisë, kur bën dush ajo zgjedh kujdesin e lëkurës me esencat e barbarozës, borzilokut dhe trëndafilit. “Më pëlqejnë gjithashtu aromat në maskat për lëkurën e fytyrës, siç është peperminti, i cili më freskon”, tha Miranda, shkruan Byrdie. Aroma-terapia është një zonë gjithnjë e më tërheqëse në kujdesin për trupin, jo vetëm që mund të përfitojmë nga përfitimet e aromave, por në një larmi formulash dushi ato kanë një numër ...
Komentet te Miranda Kerr zgjedh aromën e një trëndafili gjatë dushit Janë të Mbyllura

​Kandidati për kreun e CIA-s shpall Kinën kërcënimin më të madh për SHBA

Rajoni dhe Bota
Kina paraqet kërcënimin më të madh për Shtetet e Bashkuara, tha të mërkurën kandidati i Joe Biden për drejtorin e CIA-s William Burns, duke premtuar se agjencia e inteligjencës amerikane do të ishte e pavarur nga politika. Në skenën ndërkombëtare, “gjithnjë e më kompleks dhe konkurrues”, qëndrimi “grabitqar” i qeverisë kineze paraqet “sfidën tonë më të madhe gjeopolitike”, tha ish-diplomati gjatë një seance para komitetit të inteligjencës në Senat, i cili pritet të konfirmojë emërimin e tij. “Siç vuri në dukje presidenti Biden, një avantazh mbi Kinën është thelbësor për sigurinë tonë kombëtare për dekadat e ardhshme. Kjo kërkon një strategji afatgjatë, të qartë dhe me mbështetjen e të dy ...
Komentet te ​Kandidati për kreun e CIA-s shpall Kinën kërcënimin më të madh për SHBA Janë të Mbyllura

​Atalanta – Real Madrid, formacionet zyrtare

Sport
Italia do të jetë destinacioni i parë i Real Madridit për ta nisur aventurën në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Në “Bergamo” e pret Atalanta, skuadër e cila di të ofroje futboll spektakolar dhe si skuadër vendase është treguar një arrë e fortë për rivalët e saj, përcjell KosovaPress. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00 dhe tashmë të dy skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë. Atalanta:Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, Zapata Real Madrid: Courtois, Varane, Nacho, Kroos, Modric, Asensio, Casemiro, Lucas, Vinicius, Isco, Mendy/KosovaPress ...
Komentet te ​Atalanta – Real Madrid, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

Formacionet zyrtare, B. Gladbach – Manchester City

Sport
Derisa në Premier Ligën angleze po e kryeson bindshëm garën për titullin kampion, Manchester City synon që t’i shkojë deri në fund edhe garës më prestigjoze evropiane në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve. Kundërshtari i radhës e skuadrës së drejtuar nga trajneri Pep Guardiola në këtë garë është skuadra e papërshtatshme gjermane Borussia Munchengladbach me të cilën ballafaqohet sonte në kuadër të fazës së eliminimit direkt, me fillim nga ora 21:00, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: B. Gladbach: Sommer, Kramer, Zakaria, Stindl, Plea, Lainer, Hofman, Bonsebaini, Ginter, Elvedi, Neuhaus Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Sterling (C), Foden, Jesus/KosovaPress ...
Komentet te Formacionet zyrtare, B. Gladbach – Manchester City Janë të Mbyllura

​Italia regjistron 318 viktima nga COVID-19

Rajoni dhe Bota
16.424 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali dhe 318 persona kanë vdekur, njoftuan sot autoritetet shëndetësore të këtij vendi. Që nga fillimi i epidemisë, 2.848.564 njerëz janë infektuar dhe 96.666 kanë vdekur. Aktualisht, 389.433 persona janë me koronavirus ose 1.485 më shumë krahasuar me dje, 14.599 prej tyre janë rikuperuar dhe 369.059 ndodhen në izolim shtëpiak. Indeksi i rasteve pozitive tani është 4.8 për qind ose 0.4 për qind më shumë se dje (4.4 për qind)./KosovaPress ...
Komentet te ​Italia regjistron 318 viktima nga COVID-19 Janë të Mbyllura

​Bajrami: Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, të gjithë përfituesit nën hetime

Lajme
Ish-ministrja e Financave Hykmete Bajrami është deklaruar në lidhje me vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë dhe se dy persona të dyshuar janë në burg. “Të gjitha mjetet financiare janë gjurmuar, shumica prej tyre janë të bllokuara dhe sapo të kryhet procesi gjyqësor ato mjete do të kthehen në buxhet. Organet e drejtësisë nuk do të dështojnë në këtë rast sepse çdo gjë dihet. Besoj që Prokuroria të dalë sa më shpejt me sqarime shtesë dhe informacione më të detajuara rreth këtij rasti”, shkruan Bajrami, e cila është liruar ...
Komentet te ​Bajrami: Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, të gjithë përfituesit nën hetime Janë të Mbyllura

Trepça – Rahoveci, ky është rezultati final i ndeshjes

Sport
Trepça ka shënuar fitore si mysafire ndaj Rahovecit me shifrat 67:78 (18:26, 14:16, 21:16, 14:20), në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 18:26. Vendasit e filluan më mirë periudhën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 27:30, por ‘Xehetarët’ sërish shkëputen dhe e përfundojnë pjesën e parë në të mirë të tyre, 32:42. Vreshtarët ishin më të mirë në periodën e tretë, duke ngushtuar shifrat dhe duke kaluar në epërsi 46:45, por mitrovicasit me një seri të suksesshme sërish kalojnë në epërsi, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:58. Në ...
Komentet te Trepça – Rahoveci, ky është rezultati final i ndeshjes Janë të Mbyllura