Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​13 persona të vdekur dhe 582 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Rajoni dhe Bota
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore nga Covid-19 kanë humbur jetën 13 pacientë, ndërsa janë regjistruar 582 raste të reja. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 374 persona të tjerë. Prej disa ditësh në Maqedoninë veriore vazhdon të ketë rritje konstante të të infektuarve me koronavirus. Ndërsa i pari i Shëndetësisë e justifikoi sot rritjen si shkak i prezencës së variantit britanik në vendin tonë. /KosovaPress ...
Komentet te ​13 persona të vdekur dhe 582 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura

KFOR-i zhvilloi stërvitje që përfshinë helikopterë të shumtë

Lajme
Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, zhvilloi sot një trajnim fluturimi me gjashtë helikopterë të kontingjenteve kroate, zvicerane dhe amerikane në Kosovë. Ushtrimi u përqendrua në standardizimin e procedurave të planifikimit dhe ekzekutimit të misionit, në testimin e fluturimit dhe komunikimet, dhe filloi nga Aeroporti Ushtarak në Sllatinë, duke vazhduar me kampin “Bondsteel”, Prizren, Pejë, Aeroportin e Sllatinës dhe Prishtinë, dhe përfundoi në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it. Ushtrimi siguroi që KFOR të mbetet një forcë e fuqishme ushtarake, e gatshme për të vepruar si parandalues i besueshëm ndaj çdo kërcënimi dhe për të ruajtur kapacitetet e tij për të kryer fluturime të evakuimit urgjent mjekësor kurdo që nevojitet. ...
Komentet te KFOR-i zhvilloi stërvitje që përfshinë helikopterë të shumtë Janë të Mbyllura

Lajçak për hartën zyrtare të BE-së: Aty është vija që ndan Kosovën nga Serbia

Lajme
Emisari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak ka reaguar pasi u shfaq afër një harte ku Kosova paraqitej brenda kufijve të Serbisë. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se harta në zyrën e tij, në ekranin e paqartë gjatë intervistës së tij ka shkaktuar keqkuptime. “Derisa harta në zyrën time në një imazh të paqartë gjatë intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime, sot, unë po e ndaj një foto të saj nga afër. Është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu vija që ndan Kosovën nga Serbia”, shkruan Lajçak./KosovaPress ...
Komentet te Lajçak për hartën zyrtare të BE-së: Aty është vija që ndan Kosovën nga Serbia Janë të Mbyllura

​Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së

Lajme
Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë favorit për zgjedhjen e të parit të partisë. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Mustafa tha se kanë diskutuar vetëm për caktimin e një date për mbajtjen e kuvendit zgjedhor, e jo ndonjë kandidaturë të caktuar. Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së Video “Ne vetëm e kemi caktuar datën e Kuvendit, s’ka favorit. Asnjë emër nuk është diskutuar, kemi diskutuar vetëm për ditën (Kuvendin)”, tha shkurt ai./E.Zeqiri/KosovaPress ...
Komentet te ​Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së Janë të Mbyllura

Miratohet Strategjia për Komunikim e sistemit prokurorial 2021-2023

Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka zhvilluar sot takimin e radhës përmes komunikimit në distancë, në të cilën ka miratuar një sërë dokumentesh nga fushat e përgjegjësive të tij. Shqyrtimi i raportit për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën tetor-dhjetor 2020, ishte tema e parë e trajtuar në këtë takim, ku anëtarët e KPK-së pas diskutimeve, me disa rekomandime të njëjtin raport e miratuan. Po në këtë takim u trajtua dhe u miratua Strategjia për Komunikim e sistemit prokurorial 2021-2023, me të cilën synohet avancimi i komunikimit në sistemin prokurorial. Anëtarët e KPK-së gjatë këtij takimi me qëllim të ngritjes së efikasitetit në ...
Komentet te Miratohet Strategjia për Komunikim e sistemit prokurorial 2021-2023 Janë të Mbyllura

Aeroporti Heathrow mbyll vitin 2020 me humbje prej 2.8 miliardë dollarësh

Rajoni dhe Bota
Aeroporti Heathrow i Londrës, një nga më të ngarkuarit në botë, përmbylli vitin 2020 me një humbje prej 2 miliardë funte (2.83 miliardë dollarë), për shkak të kolapsit të trafikut ajror, i cili erdhi si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Autoriteti i aeroportit të Londrës po kërkon mbështetje më të madhe nga qeveria britanike në mënyrë që kompania të mbijetojë, raporton portali Quartz. Kryeshefi ekzekutiv i aeroportit Heathrow, John Holland-Caye tha se numri i pasagjerëve vitin e kaluar ra në nivelin më të ulët që nga vitet ‘70, dhe se situata nuk shënoi përmirësim as në fillim të këtij viti. Në aeroportin Heathrow, vetëm 677.356 pasagjerë ...
Komentet te Aeroporti Heathrow mbyll vitin 2020 me humbje prej 2.8 miliardë dollarësh Janë të Mbyllura

​LDK më 14 mars pritet ta zgjedhë kryetarin e ri

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) më 14 mars pritet ta mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së sotme të kryesisë, ku u tha se kjo është data më e përafërt më zgjedhjen e strukturave të reja. Derisa u tha se ende në formën zyrtare nuk është deponuar asnjë kandidaturë për kryetar të LDK-së, sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi para gazetarëve tha se kanë diskutuar vetëm për aspektet teknike të organizimit të Kuvendit Zgjedhor. Abrashi: Kuvendi zgjedhor pritet më 14 mars Video: “Është diskutuar si datë orientuese duke pasur parasysh edhe zhvillimet në vend, është data 14 ...
Komentet te ​LDK më 14 mars pritet ta zgjedhë kryetarin e ri Janë të Mbyllura

Gani Koci ftohet nga Specialja

Lajme
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Gani Koci ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Koci përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë. Sapo mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të paraqitem në Hagë më 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do të jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare”, shkruan Koci./KosovaPress ...
Komentet te Gani Koci ftohet nga Specialja Janë të Mbyllura

​21 viktima nga koronavirusi në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 21 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.691 testime, prej të cilave janë konfirmuar 986 raste të reja, ndërkohë raportohet se 849 persona janë shëruar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1.031 vaksinime antiCOVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 10.135 vaksinime antiCOVID. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 385 raste në Tiranë, 47 raste në Korçë, 41 raste në Tepelenë, 34 raste në Fier, 33 raste në Durrës, Vlorë, 32 raste në Shkodër, 28 raste në Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, 27 raste në ...
Komentet te ​21 viktima nga koronavirusi në Shqipëri Janë të Mbyllura

Kuvendi zgjedhor i LDK-së pritet të mbahet më 14 mars

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) më 14 mars pritet ta mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së sotme të kryesisë, ku u tha se kjo është data më e përafërt për zgjedhjen e strukturave të reja. Derisa ende në formë zyrtare nuk është deponuar asnjë kandidaturë për kryetar të LDK-së, sekretari i përgjithshëm Arban Abrashi para gazetarëve tha se kanë diskutuar vetëm për aspektet teknike të organizimit të Kuvendit Zgjedhor. Ndryshe, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, për shkak të rezultatit më të dobët zgjedhor në historinë e kësaj partie. ...
Komentet te Kuvendi zgjedhor i LDK-së pritet të mbahet më 14 mars Janë të Mbyllura