Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Para pesë vjetësh Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike më 26 shkurt të vitit 2016. Ai fitoi me 71 vota në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve. Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën duke hedhur gaz lotsjellës. Në pjesën e parë të seancës, deputetët e opozitës njëri pas tjetrit diskutuan kundër zgjedhjes së Thaçit në postin e presidentit, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafa, për veprime të ...
Komentet te Para pesë vjetësh Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës Janë të Mbyllura

Si t’i përmendni faktet interesante rreth vetes gjatë procesit të punësimit?

Lajme
Kandidatët që kërkojnë punë mund të ndihen shumë nën presion gjatë këtij procesi. Ka udhëzime për CV-në dhe letrën motivuese, që shtrihen deri në detajet më të vogla, deri edhe te madhësia e shkronjave. Dokumentet e aplikimeve të punës dinë të jenë shumë formularike dhe intervistat e punës po ashtu të tingëllojnë shumë të përsëritura. Ndjekja dhe përgatitja e këtyre rregullave janë esenciale që ky proces të kryhet si duhet, por kjo nuk do të thotë që duhet të jeni të njëjtë si të gjithë të tjerët. Madje, shkëmbimi i fakteve argëtuese për veten tuaj ju dallon nga turma dhe mund t’ju bëjë një kandidat më të fortë dhe më ...
Komentet te Si t’i përmendni faktet interesante rreth vetes gjatë procesit të punësimit? Janë të Mbyllura

Datëlindja e Adem Demaçit, simbolit të rezistencës kombëtare

Lajme
Simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi, po të ishte gjallë sot do t’i mbushte 85 vjet. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Ndërsa vdiq më 26 korrik të vitit 2018. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 ...
Komentet te Datëlindja e Adem Demaçit, simbolit të rezistencës kombëtare Janë të Mbyllura

​Ngjarjet e datës 26 shkurt

​Ngjarjet e datës 26 shkurt
Në 85 – vjetorin e lindjes së Adem Demaçit bëhen homazhe dhe vendosen lule te varri i tij. (Velani, ora 11:00) Organizata “ETEA”, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino “Armata”, ora 11:00) Në Parkun arkeologjik “Ulpiana” mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik “Ulpiana”, Graçanicë, ora 12:00) Për nder të 85 – vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, mbahet tryezë. (Instituti Albanologjik – Prishtinë, ora 13:00) Organizatat GAIA dhe GLPS do të paraqesin Padi për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Komunën e Shtërpcës, të lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në ...
Komentet te ​Ngjarjet e datës 26 shkurt Janë të Mbyllura

Biden: Nuk është koha të ulim vigjilencën kundër COVID-19

Rajoni dhe Bota
Presidenti amerikan, Joe Biden u bëri thirrje bashkëkombësve të tij që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndaluar epideminë COVID-19, gjatë një fjalimi që shënoi injeksionin e dozës së 50-miliontë të vaksinës në SHBA. “Tani nuk është koha të ulim vigjilencën tonë” tha ai, raporton ATSh. “Ne duhet të vazhdojmë të lajmë duart, të respektojmë distancimin fizik dhe, për hir të Zotit, vini një maskë”, vazhdoi Biden. Ai shtoi se fundi i pandemisë nuk kishte ardhur ende, por që po afrohej./KosovaPress ...
Komentet te Biden: Nuk është koha të ulim vigjilencën kundër COVID-19 Janë të Mbyllura

Merkel: Duhen disa muaj për krijimin e certifikatës së vaksinave

Rajoni dhe Bota
Do të duhen rreth tre muaj për të krijuar një certifikatë vaksinimi COVID-19, tha sot kancelarja gjermane Angela Merkel, pas një takimi virtual me 26 homologët e saj të BE-së. “Komisioni Europian tashmë ka bërë disa punë teknike paraprake, por do të duheshin edhe tre muaj për të zhvilluar një çertifikatë të tillë dixhitale”, tha ajo, raporton ATSh. “Kjo mund të hedhë bazën për udhëtimet e shtetasve të vendeve të treta në bllok”, shtoi kreu i qeverisë federale gjermane. Merkel theksoi, gjithashtu, se për shkak të mutacioneve të virusit, vendet duhet të jenë të përgatitura për të kryer vaksinimet antiCOVID-19 për shumë vite në vazhdim./KosovaPress ...
Komentet te Merkel: Duhen disa muaj për krijimin e certifikatës së vaksinave Janë të Mbyllura

Sondazhi i TCh dhe IPSOS: 44% e të anketuarve mendojnë se Rama do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit

Rajoni dhe Bota
Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open” drejtuar nga gazetarja Eni Vasili. Në sondazhin e kryer 44% e qytetarëve shqiptarë mendojnë se Edi Rama do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa 24% mendojnë se do i fitojë PD me kryetar Lulzim Bashën, vetëm 2% mendojnë se do i fitojë LSI me kryetare Monika Kryemadhin. 1% të të anketuarve mendojnë se parti të tjera do të fitojnë zgjedhjet e 25 prillit, 5% kanë refuzuar të përgjigjen dhe 24% janë përgjigjur se nuk e dinë kush do e marrë triumfin. Oliviero Marchese, drejtori i ...
Komentet te Sondazhi i TCh dhe IPSOS: 44% e të anketuarve mendojnë se Rama do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit Janë të Mbyllura

Pfizer teston dozën e tretë të vaksinës

Rajoni dhe Bota
Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi sot se ka filluar testimin e dozës së tretë të vaksinës së saj të koronavirusit si pjesë e një strategjie për t’u mbrojtur kundër varianteve të reja të koronavirusit. Autoritetet shëndetësore thonë se gjenerata e parë e vaksinave kundër COVID-19 ende mbron nga variantet që janë shfaqur në pjesë të ndryshme të botës. Sidoqoftë, prodhuesit kanë filluar të përgatiten në rast se shfaqen variante të virusit që janë më rezistuese ndaj vaksinave, raporton Reuters. Pfizer tha se 144 vullnetarë do të merrnin pjesë në provën e dozës së tretë për të përcaktuar nëse një dozë shtesë e dhënë gjashtë deri në 12 muaj pas dy të ...
Komentet te Pfizer teston dozën e tretë të vaksinës Janë të Mbyllura

​Kurti reagon ndaj sulmit të gazetarit Visar Duriqi

Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi nga persona ende të panjohur. Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. “Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar”, shkruan Kurti. Kurti ka apeluar forcat e rendit që të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë autorët ...
Komentet te ​Kurti reagon ndaj sulmit të gazetarit Visar Duriqi Janë të Mbyllura

​BE zgjat sanksionet ndaj Bjellorusisë

Rajoni dhe Bota
Bashkimi Evropian njoftoi sot vendimin e tij për të zgjatur deri më 28 shkurt 2022 sanksionet e vendosura ndaj presidentit bjellorus Alexander Lukashenko dhe anëtarëve të regjimit të tij, të akuzuar për dhunë e mashtrime gjatë zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Rreth 88 persona, përfshirë Aleksandër Lukashenko dhe shtatë njësi ekonomike, u sanksionuan me një ndalim të udhëtimit në BE dhe një ngrirje të pasurive. “Këto sanksione, të vendosura në tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, nënkuptojnë për aktorët politikë dhe ekonomikë të Bjellorusisë se veprimet dhe mbështetja e tyre ndaj regjimit duhet të kenë një kosto”, theksoi komunikimi i botuar nga Këshilli i Evropës. BE refuzoi të njohë rezultatet e ...
Komentet te ​BE zgjat sanksionet ndaj Bjellorusisë Janë të Mbyllura