Dy femra janë arrestuar mbrëmë në Çagllavicë të Prishtinës nën dyshimin se të njëjtat merreshin me prostitucion. Policia thotë se si prova materiale janë konfiskuar dy telefona mobil dhe 300 euro para të gatshme. Me konsultim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje./KosovaPress ...
Komentet te Merreshin me prostitucion, arrestohen dy femra në Prishtinë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me vetëm një ndeshje në kuadër të xhiros së 21-të. Ndeshja hapëse e kësaj xhiro është mes Teutës e Kukësit. Fakt interesant është që Teuta ka 10-të ndeshje radhazi pa pësuar humbje. Kurse, Kukësi ka 10-të ndeshje pa barazim, përcjell KosovaPress. Pas 20 xhirosh, skuadra e Teutës gjendet në vendin e tretë, me nëntë fitore, nëntë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar 36 pikë, një më pak se vendi i dytë Partizani, dhe pesë më pak se vendi i parë Vllaznia. Në anën tjetër, pas 20 ndeshjeve, Kukësi ka regjistruar nëntë fitore, dy barazime dhe nëntë humbje, duke u pozicionuar në vendin e pestë me ...
Komentet te Teuta-Kukësi, ndeshja e vetme në Superligën e Shqipërisë Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor në javën e parë të marsit. Lajçak do të qëndrojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars. Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në ...
Komentet te Lajçak vjen të hënën, vizitë treditore në Republikën e Kosovës Janë të Mbyllura
Pas një jave me ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Evropës, futbolldashësit do të kenë mundësinë që edhe sot të ndjekin disa ndeshje interesante, në ligat e tyre përkatëse. Në kuadër të programit të ditës së premte, Bundesliga, La Liga dhe Liga 1 e Francës do të zhvillojnë disa ndeshje interesante, përcjell KosovaPress. Në Francë do të zhvillohet ndeshja mes Rennes e Nice, në Gjermani do të kemi përballjen mes Werder Bremen e Eintracht Frankfurt dhe në Spanjë, Levante pret në shtëpi Atheltic Bilbaon. Programin e plotë të ndeshjeve për ditën e premte e gjeni të bashkangjitur më poshtë. Bundesliga gjermane 20:30 Werder Bremen (12) – Eintracht ...
Komentet te Programi i ditës së premte në botën e futbollit Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka mbajtur takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Sipas një komunikate të Qeverisë, në këtë takim është vlerësuar situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit për 7.7 %, me trend të rritjes në tri ditët e fundit të kësaj jave nga 320 raste në 422 raste në mesatare këtë javë (24,1%). Për këtë qëllim, janë dhënë një mori rekomandimesh duke u bazuar në situatën epidemiologjike në vend, ku ...
Komentet te Rritja e rasteve me Covid-19, IKSHPK i rekomandon Qeverisë për shtrëngim të masave Janë të Mbyllura
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shoqëruar nga një delegacion i partisë së tij ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçit dhe aktivistët Astrit Dehari të cilët kanë lindur në data të njëjta. Në një komunikatë nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura” “Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot Ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më ...
Komentet te Kurti bën homazhe të varri i Demaçit dhe Astrit Deharit Janë të Mbyllura
Trupi i personit që dyshohet të ketë vdekur si pasojë e zjarrit nga shtëpia e djegur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, pritet të dërgohet për obduksion nga Mjekësia Ligjore që ka dalë në teren. Aty u pa të ketë dalë edhe prokurori i rasatit, ndërkohë KosovaPress ka tentuar të flas me ndonjë dëshmitarë, mirëpo të njëjtit nuk pranuan të përgjigjen. Nga pamjet që ka siguruar KosovaPress, shihet të jetë djegur vetëm njëra dhomë e shtëpisë ku ka qëndruar i dyshuari./KosovaPress ...
Komentet te Detaje nga shtëpia e djegur ku është gjetur i vdekur shtetasi i huaj Janë të Mbyllura
Tre persona të moshës së re të maskuar me kapele të zeza në kokë kanë kryer mbrëmë një grabitje në një lokal në Fushë Kosovë. Rastin e ka raportuar ankuesja femër, sipas së cilës të maskuarit me një armë që dyshohet të jetë lodër, kanë arritur t’i grabisin rreth 30 euro para nga arka e pagesave. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar./KosovaPress ...
Komentet te Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura
Një 60 vjeçar është gjendur sot në mëngjes pa shenja jetë në rrugën “Tirana”, në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci. Sipas tij, rreth orës 08:40 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që viktima është një mashkull rreth 60 vjeç. Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj”, ...
Komentet te Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë Janë të Mbyllura
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit. Në këtë takim, nënkryetari Ismajli njoftoi se 150 raste janë aktive me COVID-19 në Gjilan, derisa u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. Sipas njoftimit të komunës, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon nga 11893 mostra, 3680 kanë rezultuar pozitivë, 3425 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 150 raste janë aktive, të hospitalizuar me ...
Komentet te Gjilani ka aktualisht 150 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura