Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Dorëzohet padi me kërkesën për anulimin e lejes për hidrocentralin Brezovica

Lajme
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka kërkuar anulimin e lejes ujore e mjedisore për hidrocentralin në Brezovicë për çka edhe e kanë paditur Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. Sipas organizatave GAIA dhe GLPS, që dorëzuan padinë, lejet e lëshuara nga ministria janë bërë pa transparencë dhe pa përfshirjen e qytetarëve. Para gjykatës në Prishtinë, këto organizata kanë bërë të ditur se do të paraqesin edhe padi të tjera për procese që sipas tyre janë të jashtëligjshme. Padia sot është dorëzuar për “Konflikt administrativ kundër lejes ujore për hidrocentralin Brezovica në Komunën e Shtërpcës, lë lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit”. Alba ...
Komentet te Dorëzohet padi me kërkesën për anulimin e lejes për hidrocentralin Brezovica Janë të Mbyllura

​Mbi 18 mijë zarfe të refuzuara nga jashtë, vlerësimi pritet të përfundojë të shtunën

Lajme
Pas vendimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë rinumëruar rreth 70 për qind të vendvotimeve. Po ashtu, nga pakot e supozuara me fletëvotime, janë 48 mijë e 728 zarfe të aprovuara dhe 18 mijë e 876 zarfe të refuzuara. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se në QNR aktualisht janë duke u rinumërimuar vendvotimet për të cilat ka vendosur KQZ-ja dhe vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Për këto të fundit, ai tha se pritet të përfundojnë të shtunën. Elezi: Deri më tani janë rinumëruar rreth 70% apo 377 ...
Komentet te ​Mbi 18 mijë zarfe të refuzuara nga jashtë, vlerësimi pritet të përfundojë të shtunën Janë të Mbyllura

Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me Covid-19

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 445 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.592 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të ...
Komentet te Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura

Arrest shtëpiak për të miturën që goditi me thikë një person

Lajme
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor Gjykata nëpërmejt një komunikate, thotë se me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më 22 shkurt, në Prizren në afërsi të shkollës, fillimisht fjaloset me të miturin – të dëmtuarin, dhe pastaj i mituri L.K., e godet me thikë në krah të dëmtuarin, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. “Kurse, a ...
Komentet te Arrest shtëpiak për të miturën që goditi me thikë një person Janë të Mbyllura

​Kategorizimi i ri i komunave, Peja dhe Lipjani në zonë të kuqe

Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Peja dhe Lipjani që ishin në zonën e verdhë kanë kaluar në të kuqen dhe bashkë me to janë edhe 4 komuna të tjera si Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Zveçani. Ferizaj, Gjilani, Vushtrria dhe Graçanica që ishin në zonën e gjelbër kanë kaluar në të verdhën. Në këtë zonë tashmë janë gjithsej dhjetë komuna: Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia. Në zonën e gjelbër janë 22 komuna: ...
Komentet te ​Kategorizimi i ri i komunave, Peja dhe Lipjani në zonë të kuqe Janë të Mbyllura

Policët ligjerojnë nëpër shkolla për pasojat e konsumimit të drogave

Lajme
Zyrtarët e Policisë së Kosovës nga 22 deri më 26 shkurt, ka zhvilluar disa aktivitete përmes ligjëratave në shkolla të mesme dhe shkollat e mesme të ulta në Komunën e Podujevës. Me kërkesë të Stacionit Policor të Podujevës dhe me koordinim të Drejtorin Komunale të Arsimit dhe drejtorëve të shkollave, ligjëratat janë mbajtur kryesisht për temën “Substancat narkotike dhe pasojat e tyre”. dhe janë zhvilluar në shtatë shkolla (tri Shkolla të Mesme dhe katër Shkolla të Mesme të Ulta). “Interesimi ka qenë mjaft i madh për pjesëmarrje duke pasur bashkëbisedim mes policisë, nxënësve dhe arsimtarëve se si duhet mbrojtur veten, parandaluar dhe raportuar këtë dukuri të dëmshme shoqërore. Pjesëmarrja e ...
Komentet te Policët ligjerojnë nëpër shkolla për pasojat e konsumimit të drogave Janë të Mbyllura

​MKRS ndanë çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore

Lajme
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë sot çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore. Çmimi për veprimtari jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae” postmortum është ndarë për rapsodët Salih dhe Feriz Krasniqi. Çmimi vjetor për merita të veçanta “Shtjefën Gjeçovi”, i është ekipit realizues të projektit “Kujtesa e Kosovës rrëfimi i 100 pleqve e plakave të Kosovës”. Çmimi vjetor për veprën shkencore “Zef Mirdita”, u është ndarë Kujtim Rrahmanit dhe Arbër Sadikut, ndërsa, çmimi vjetor për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu”, është ndarë për drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku. Në ceremoninë e ndarjes së këtyre çmimeve që u mbajt në parkun arkeologjik Ulpiana, ministrja e Kulturës, Rinisë ...
Komentet te ​MKRS ndanë çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore Janë të Mbyllura

Prokuroria po heton vdekjen e shtetasit të huaj në Prishtinë

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas pranimit të informatës nga policia për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari”, në lagjen Ulpiana, Prishtinë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante. Sipas prokurorisë, brenda objektit të përfshirë nga zjarri është gjetur një person pa shenja jete. Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti./KosovaPress ...
Komentet te Prokuroria po heton vdekjen e shtetasit të huaj në Prishtinë Janë të Mbyllura

Mbrojtja kundërshton masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarit për subvencione

Lajme
Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj 11 personave të arrestuar për rastin “Subvencioni 2021”. Rreth orës 9:00 dolën para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pala mbrojtëse e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Avokati mbrojtës i B.K, Behar Ejupi tha se mbrojtja e ka kundërshtuar masën e paraburgimit duke i dhënë arsyet. Në të njëjtën kohë, deklaroi se kanë propozuar që e vetmja masë për të dyshuarit te jetë ajo e paraqitjes në stacion policor. Ejupi: Kemi kërkuar si masë paraqitje në stacion policor Video “Tani sa përfundoi seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit edhe për klientin tim. ...
Komentet te Mbrojtja kundërshton masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarit për subvencione Janë të Mbyllura

MI mbështet realizimin e projekteve infrastrukturore në Ferizaj

Lajme
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premtën ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Përmes kësaj marrëveshjeje dy palëshe, mundësohet asfaltimi i rrugës Talinoc i Muhaxherëve – Rahovicë. Ministri Abrashi, theksoi vendosmërinë e tij për t’i dalë në ndihmë secilës komunë, në realizimin e projekteve infrastrukturore, të nevojshme për lëvizje të qytetarëve. Sipas një komunikate, MI është financuese e këtij projekti, i cili do të bëhet në faza të ndara, përderisa dokumenti specifikon edhe përgjegjësitë komunale drejt realizimit të saj. Ky është një nga shumë investimet infrastrukturore të parapara nga MI për vitin 2021, në pothuajse të gjithë komunat e Republikës së Kosovës.  /KosovaPress ...
Komentet te MI mbështet realizimin e projekteve infrastrukturore në Ferizaj Janë të Mbyllura