Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Milenkoviq mund të kalojë tek Manchester United

Sport
Gjiganti anglez vazhdon të lidhet me mbrojtës të shumtë. Mbrojtësi i Fiorentinas Nikola Milenkoviq thuhet se është i hapur rreth mundësisë së transferimit tek Manchester United, raporton “Corriere dello Sport”. 22 vjeçari nga Serbia spekulohet se është nën radarin e skautës së “Djajve të Kuq”, ku këta të fundit dëshirojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes, përcjell KosovaPress. Milenkoviq kaloi nga Partizani tek skuadra italiane në verën e vitit 2017, dhe këtë sezon ka bërë 21 paraqitje në Serie A, duke regjistruar dy gola dhe një asistim për Fiorentinan. Mbrojtësi serb mund të operojë në dy pozita të mbrojtjes, në atë të qendrës, dhe si mbrojtës i krahut të djathtë, dhe ...
Komentet te Milenkoviq mund të kalojë tek Manchester United Janë të Mbyllura

Hidhet shorti i Ligës së Evropës, ndeshja më interesante ajo mes Manchester United e AC Milan

Sport
Sot është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit në Ligën e Evropës, në kuadër të raundit të 1/16-ës, ndryshe i njohur si faza e eliminatorëve. Ndeshja më interesante e këtij shorti do të jetë mes gjigantit anglez Manchester United dhe atij italian AC Milan, përcjell KosovaPress. Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur shortin e plotë të 1/16-ës në kuadër të Ligës së Evropës. AFC Ajax (Holandë) – BSC Young Boys (Zvicër) FC Dynamo Kyiv (Ukrainë) – Villarreal CF (Spanjë) AS Roma (Itali) – FC Shakhtar Donetsk (Ukrainë) Olympiacos FC (Greqi) – Arsenal FC (Angli) GNK Dinamo (Kroaci) – Tottenham Hotspur (Angli) Manchester United (Angli) – AC Milan (Itali) SK ...
Komentet te Hidhet shorti i Ligës së Evropës, ndeshja më interesante ajo mes Manchester United e AC Milan Janë të Mbyllura

Hoti dhe Likaj diskutojnë për procesin mësimor në shkolla

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ku është informuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkolla, përgatitjet për përmbylljen e vitit shkollor, organizimin e testit të maturës dhe testit të arritshmërisë, mënyrën e organizimit të mësimit online dhe çështjen e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore. Ministri në detyrë, Ramë Likaj, theksoi se mbarëvajtja e procesit mësimor është duke u mbikëqyrur në vazhdimësi nga ana e inspektorëve të arsimit, në mënyrë që ky proces të realizohet sipas planit të MASH. Sipas një komunikate të Qeverisë, është ...
Komentet te Hoti dhe Likaj diskutojnë për procesin mësimor në shkolla Janë të Mbyllura

​Ndërron jetë 20-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj

Lajme
Ka ndërruar jetë 20-vjeçarja Fatime Haxhidema e cila ishte lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restorantet e Ferizajt e që po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ngushëlloi familjen e të ndjerës. “Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar. Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, shkroi Aliu. /KosovaPress ...
Komentet te ​Ndërron jetë 20-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj Janë të Mbyllura

​Ekspertët e zgjedhjeve të BE-së do të japin rekomandime për zgjedhje

Lajme
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim zëvendësshefin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Marian Gabriel. Kryetarja Daka falënderoi Bashkimin Evropian për interesimin e shprehur për të përcjellur procesin e zgjedhjeve në vendin tonë duke theksuar se vëzhgimi i zgjedhjeve, për KQZ-në, është i rëndësisë së veçantë pasi në këtë mënyrë rritet besueshmëria në procesin zgjedhor, por edhe gjetjet e vëzhguesve shërbejnë për përmirësimin e proceseve të ardhshme. Daka përsëriti faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që suksesshëm të organizojë ditën e zgjedhjeve, pavarësisht kohës së shkurtër që ishte në dispozicion të KQZ-së për të bërë përgatitjet. Ndërkaq, zëvendës shefi i ...
Komentet te ​Ekspertët e zgjedhjeve të BE-së do të japin rekomandime për zgjedhje Janë të Mbyllura

Camavinga do të pres ofertën e Real Madrid-it

Sport
Eduardo Camavinga dëshiron të nënshkruajë kontratë të re tek Rennes, vetëm nëse kjo gjë do t’i ndihmonte në të ardhmen të kalojë në radhët e Real Madrid-it, raporton “AS”. Mesfushori i talentuar është i vendosur që të transferohet tek “Galaktikët”, dhe është i gatshëm që të pres deri sa spanjollët të bëjnë një ofertë, përcjell KosovaPress. Camavinga spekulohet se dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Rennes, deri sa të kontaktohet nga krerët e madrilenëve, ku këta të fundit kanë shprehur interesim në tinejxherin francez, por një ofertë zyrtare ende nuk është bërë nga Reali. Këtë sezon, 18 vjeçari ka arritur të bëjë 23 paraqitje në Ligën 1 të Francës, duke regjistruar ...
Komentet te Camavinga do të pres ofertën e Real Madrid-it Janë të Mbyllura

Demaçi konsiderohet si arkitekt i pavarësisë së Kosovës

Lajme
Këshilli Organizativ “Pranvera Shqiptare 81” dhe ish të burgosurit politik kanë bërë homazhe pranë varrit të Adem Demaçit në 85 vjetorin e lindjes së tij. Përfaqësuesi i tyre, Sejdi Gega tha se Demaçi barti mbi supet e tij aktivitetin kryesor të rezistencës kombëtare, derisa ishte edhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës. Gega: Demaçi ishte simbol i rezistencës dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovë Video: “Njeriun që barti mbi supet aktivitetin kryesor të rezistencës sonë kombëtare duke i dhënë peshë dinamikës në Kosovë, e më pastaj së bashku me Lëvizjen Popullore të Kosovës formojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që realizuan çlirimin së bashku me miqtë aleatë NATO-n… Veprat e bacës Adem ...
Komentet te Demaçi konsiderohet si arkitekt i pavarësisë së Kosovës Janë të Mbyllura

​Liverpool konfirmon lëndimin e Jordan Henderson

Sport
Gjiganti anglez Liverpool ka konfirmuar që kapiteni Jordan Henderson ka pësuar një lëndim në nyje të këmbës, ku edhe iu desh të operohet dhe do të mungojë deri në pesë javë në fushat e blerta. Anglezi pësoi lëndim në derbin kundër Everton, ku gjatë pjesës së parë u zëvendësua nga mbrojtësi Nathaniel Philipps, përcjell KosovaPress. “Liverpool mund të konfirmoj që Jordan Henderson i është nënshtruar operimit për lëndimin që e pësoi gjatë vikendit në derbin e Merseyside kundër Everton”, shkruante në një komunikatë zyrtare nga vetë faqja e Liverpool-it. Henderson i shtohet listës së lënduarve tek Klopp, kështu duke iu bashkuar lojtarëve si Virgil Van Dijk, Joe Gomez, e Joel ...
Komentet te ​Liverpool konfirmon lëndimin e Jordan Henderson Janë të Mbyllura

​701 tiketa për mosrespektim të masave anti-covid

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 701 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Policia po ashtu thotë se ka shqiptuar edhe 1327 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale./KosovaPress ...
Komentet te ​701 tiketa për mosrespektim të masave anti-covid Janë të Mbyllura

Me veturë del nga rruga dhe përplaset në një bager

Lajme
Një vet-aksident ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku ngasësi me veturën e tij ka dalë jashtë rruge duke u përplasur në një bager. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë..KosovaPress ...
Komentet te Me veturë del nga rruga dhe përplaset në një bager Janë të Mbyllura