Një persona në rrugën “Tirana” në Prishtinë është gjetur pa shenja jete. Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima është gjetur në një barakë te Stacioni i Trenit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. “Raportohet se në një barakë tek Stacioni i Trenit, është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./KosovaPress ...
Komentet te Gjendet i vdekur një person në Prishtinë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Edhe pse thotë se nuk ishte ndjerë mirë fizikisht dhe psiqikisht në ditën e garave, Majlinda Kelmendi shprehet se ndihet e lumtur që Kosovës i solli një tjetër medalje të bronztë nga Grand Slami i mbajtur në Tel Aviv të Izraelit. Në një intervistë për KosovaPress, Kelmendi deklaroi se viti 2021 ka filluar mirë për atë dhe se do të vazhdojë të përgatitet për Olimpiadërn, e cila pritet të mbahet po ashtu gjatë këtij viti. Kelmendi: E kam nisur mirë vitin 2021, shpresoj që të mos kem probleme me lëndime para Olimpiadës VIDEO: “Realisht e kam filluar mirë vitin 2021, vitin ku do të mbahet Olimpiada. Në Izrael nuk mund ...
Komentet te Majlinda Kelmendi tregon nëse do të pensionohet në fund të vitit 2021 Janë të Mbyllura
Sot në mëngjes ka vdekur Smajl (Rushit) Veseli, babai i heroit të kombit Sabit Veselit. Varrimi bëhet sot në ora 12:00 në Broboniq të Mitrovicës. Përndryshe Smajli është xhaxhai i Kadri Veselit. Po kush ishte Sabiti, djali i Smajl Veselit: Sabit Veseli që nga rinia e tij e hershme ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe luftuari deri në çlirimin e vendit nga okupatorët. Shkalla e vendosmërisë së tij më ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë. Angazhimi i madh i Veselit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të ...
Komentet te Vdes babai i dëshmorit Sabit Veseli Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk po pret probleme për zgjedhjen e presidentit të vendit. Partia e Albin Kurtit shprehet e bindur se subjektet tjera parlamentare nuk do të bëhen pengesë për formimin e institucioneve. Por Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk kanë vota për Vjosa Osmanin presidente. Ndërkohë ish bashkëpartiakët e kësaj të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës shprehën në mëdyshje për vendimmarrjen që do ta kenë në momentin e zgjedhjes së presidentit. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu thotë për KosovaPress, se humbësit e zgjedhjeve (PDK-LDK-AAK), e kanë kuptuar mesazhin e qytetarëve dhe nuk do të bëhen pengesë për formimin e ...
Komentet te LVV s’pret probleme për presidentin, PDK s’ka votë për Osmanin e LDK në mëdyshje Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët i përcjell me rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celsius. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja. Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta dhe mesatare mbeten jo të mira për shkak të ndotësve, ndërsa në viset malore paraqitet një situatë më e ...
Komentet te Nesër mot i vranët, bien edhe temperaturat Janë të Mbyllura
Sot pritet të përmbyllet rinumërimi i 552 vendvotimeve. Deri më tani janë rinumëruar 434 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Kanë mbetur edhe 118 vendvotime që të rinumërohen dhe besojmë se deri në mesnatë do të rinumërohen të gjitha. Lajmi bëhet i ditur për Kosovapress nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili shtoi se si zakonisht pasdite do të informojë lidhur me progresin e punës në QNR./KosovaPress ...
Komentet te Rinumërohen 434 nga 552 vendvotime, sot pritet përmbyllja Janë të Mbyllura
Me rastin e njëvjetorit të vrasjes së Qerim Kelmendit mbahet Akademi Përkujtimore. (Instituti Albanologjik – Prishtinë, ora 13:00). Do të ketë video-live Klubi i Pingpongut “PRiPING”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut – Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 14:00). Do të ketë video Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. Do të ketë video-live Temë – A do t’i ketë votat LVV për presidentin. Do të ketë video Temë – Komunitetet jo serbe të bashkuara, kontestojnë votat për Iniciativën Rome dhe Adrijana Hoxhiqit. Do të ketë video Intervistë – ...
Komentet te Njoftime dhe paralajmërime (Video) Janë të Mbyllura
Kapërcimi i pasojave ekonomike të pandemisë së COVID-19 kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe ulje të borxhit në vendet e varfra, sipas presidentit të Bankës Botërore (BB), David Malpass. “Disa nga vendet po shohin një rimëkëmbje të fortë tani. Kjo do të ndihmojë të gjithë të tjerët, ne të gjithë përfitojmë nga kjo”, shpjegoi Malpass, duke iu referuar ekonomisë globale, raporton ATSh. “Por, në mënyrë që të kemi një rimëkëmbje elastike, ne kemi nevojë që rritja të vijë nga vendet më të varfra”, shtoi ai. Sipas kreut të BB, një element kryesor për arritjen e kësaj është që nivelet e borxhit të bëhen më të qëndrueshme, që do të thotë se ato ...
Komentet te BB: Rimëkëmbja ekonomike kërkon ulje të borxhit në vendet e varfra Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull dhe ngrica të dobëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare./KosovaPress ...
Komentet te Parashikimi i motit për sot Janë të Mbyllura
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, mbi 68 mijë persona janë infektuar me Covid-19, ku 1,592 prej tyre kanë humbur jetën. 59,438 prej tyre janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 7,321. “Numri total i rasteve pozitive është 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.592 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.321”, bëhet e ditur në raportin e fundit të IKSHPK-së. Ndërkohë që rastet e reja me Covid-19 po shtohen, IKSHPK-ja gjatë ditës së premte i rekomandoi ...
Komentet te 7 mijë e 321 raste aktive me Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura