Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Borrell: Rusia po shkëputet nga Bashkimi Europian

Rajoni dhe Bota
Rusia po shkëputet nga BE dhe presidenti Putin po përdor të gjitha mjetet, përfshirë dezinformimin, për të siguruar mbijetesën dhe për të luftuar opozitën, nënvizoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell në Twitter. “Vlerat liberale dhe demokratike të Europës konsiderohen nga qeveria e Moskës si një kërcënim për ekzistencën e saj”, shtoi ai. Borell theksoi se javën e ardhshme lista e zyrtarëve rusë që do të preken nga sanksionet evropiane mund të bëhet operacionale, raporton ATSh. Për më tepër, për Borrell, BE-ja kërkon veprime më të forta kundër dezinformimit dhe sulmeve kibernetike nga Rusia. ”Me Moskën është e nevojshme të gjesh një ‘modus vivendi’ për të adresuar çështjet, që ...
Komentet te Borrell: Rusia po shkëputet nga Bashkimi Europian Janë të Mbyllura

Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci dhe Slloveni

Rajoni dhe Bota
Janë regjistruar në Kroaci dy raste të variantit të koronavirusit afrikano-jugor. Siç raportohet nga mediat vendase, bëhet fjalë për dy persona që janë kthyer nga Zanzibari. Në Kroaci ka raste të shumta të variantit anglez të koronavirusit, raporton A2. Ndërkohë një rast i parë i varianti të afrikano-jugor të virusit është raportuar gjithashtu në Slloveninë fqinje, ku është diagnostikuar një mjek në Maribor që është kthyer nga Namibia. Kontrollet po zhvillohen edhe për persona të tjerë që ishin me mjekun në Afrikë dhe që u kthyen në Slloveni me të./KosovaPress ...
Komentet te Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci dhe Slloveni Janë të Mbyllura

Çekia drejt katastrofës totale në spitale për shkak të Covid-19

Rajoni dhe Bota
Me rreth 20 000 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, Republika Çeke shtrëngoi sërish kufizimet, ndërkohë që sistemi shëndetësor ndodhet në limitet e tij. Numri i njerëzve të infektuar që nga fillimi i pandemisë u rrit me 14 457 brenda 24 orëve. “Për shkak të numrit dramatik të infeksioneve të koronavirusit, Republika Çeke do të kufizojë në mënyrë drastike lirinë e lëvizjes së njerëzve në të gjithë vendin”, njoftoi ministri i Brendshëm, Jan Hamacek. Nga e hëna, njerëzit do të lejohen të largohen nga distriktet e tyre përkatëse në raste të jashtëzakonshme, raporton ATSh. Udhëtimet për në punë, te mjeku dhe tek autoritetet janë akoma të lejuara, me ...
Komentet te Çekia drejt katastrofës totale në spitale për shkak të Covid-19 Janë të Mbyllura

Greqia vendos karantinën e detyrueshme 14 ditore

Rajoni dhe Bota
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njofton përforcimin e masave anticovid në Pikën e Kalimit kufitar në Kakavijë. Kushdo që hyn në territorin Greg do t’i nënshtrohet një karantine 14 ditore nga 7 ditë që ishte deri më tani. Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve. “Të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani. Ata që do ...
Komentet te Greqia vendos karantinën e detyrueshme 14 ditore Janë të Mbyllura

Komunitetet jo serbe të bashkuara, kontestojnë votat për Iniciativën Rome dhe Adrijana Hoxhiqit

Lajme
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykatë Supreme e në Gjykatë Kushtetuese do të ankohen përfaqësuesit e komuniteteve jo serbe për votat që dyshohet se Lista Serbe ka deleguar për Iniciativën Rome dhe Iniciativën e Adrijana Hoxhiqit. Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, Veton Berisha, thotë se do të ankohen në të gjitha instancat e drejtësisë për të provuar të drejtën e tyre. Për një veprim të tillë ai thotë se po koordinohen edhe me përfaqësuesit e partive të komunitetit boshnjak, ashkali, rom, goran dhe me Institucionin e Avokatit të Popullit. Ai thotë se kanë argumente të mjaftueshme për të kontestuar votat që dy partitë kanë marrë në ...
Komentet te Komunitetet jo serbe të bashkuara, kontestojnë votat për Iniciativën Rome dhe Adrijana Hoxhiqit Janë të Mbyllura

Dy të vdekur në dy aksidente trafiku në Tiranë

Rajoni dhe Bota
Dy aksidente tragjike kanë ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën. Sipas policisë është arrestuar P. Rr., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Abedin Rexha”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Gj. K. Ndërkohë i arrestuari tjetër është A. T., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore të autostradës “Tiranë-Durrës”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues R. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar R. K., i cili pas disa orësh, ka humbur jetën në spital./KosovaPress ...
Komentet te Dy të vdekur në dy aksidente trafiku në Tiranë Janë të Mbyllura

Krasniqi: Situata e menaxhueshme, tani për tani vazhdojmë me masat në fuqi

Lajme
Ditëve të fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve të reja më koronavirus. E përkundër kësaj drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi thotë se aktualisht situata epideomologjike është e manxhueshme, dhe ende kanë kapacitet spitalore. Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, thotë se janë duke i përcjell shifrat dhe tani për tani do vazhdohet me masat anti-COVID që janë në fuqi. Drejtori i SHSKUK-së ka kërkuar mbikëqyrje më të rreptë të masave kundër përhapjes së pandemisë që janë në fuqi. Krasniqi: Tani për tani situata e menaxhueshme Video 07’44 “Tani për tani jemi duke e përcjell situatën dhe varësisht nga numri i rasteve që eventualisht mund ...
Komentet te Krasniqi: Situata e menaxhueshme, tani për tani vazhdojmë me masat në fuqi Janë të Mbyllura

Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me xhiron e 21-të

Sport
Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 21-të. Ndër përballjet më interesante të këtij programi do të jetë mes Vllaznisë e KF Tiranës, përcjell KosovaPress. Pas 20 ndeshjeve, Vllaznia kryeson tabelën me 12 fitore, pesë barazime e tre humbje, duke arkëtuar 41 pikë. Në anën tjetër, skuadra e Tiranës pas 20 xhirosh ka regjistruar gjashtë fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me gjithsej 26 pikë. Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni të bashkangjitur më poshtë. 13:00 Bylis (8) – Skënderbeu (10) (Stadiumi Adush Muça) 13:00 Kastrioti (7) – Apolonia Fier (9) (Stadiumi i Kastriotit) 13:00 Vllaznia ...
Komentet te Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me xhiron e 21-të Janë të Mbyllura

Shumë ndeshje interesante në ligat e forta të Evropës

Sport
Si gjithmonë, vikendi është tejet i pasur me ndeshje për futbolldashësit, dhe sot do të kemi mundësi që të ndjekim ndeshje në pesë ligat më të mëdha në Evropë. Manchester City do të zhvillojë ndeshje kundër Ëest Ham, RB Leipzig pret në shtëpi skuadrën e Borussia Monchengladbach, Juventus është mysafirë i Hellas Veronas dhe në Spanjë do të kemi derbi mes Sevillës e Barcelonës, përcjell KosovaPress. Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në pesë ligat më të mëdha në Evropë. Premier Liga angleze 13:30 Manchester City (1) – Ëest Ham (4) (Stadiumi Etihad) 16:00 Ëest Brom (19) – Brighton (16) (Stadiumi Ëest Bromëich Albion Football Club) 18:30 Leeds United ...
Komentet te Shumë ndeshje interesante në ligat e forta të Evropës Janë të Mbyllura

​Brenda një ditë 575 gjoba për shkelësit e Ligjit antiCovid

Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 575 gjoba për qytetarë që nuk kanë respektuar ligjin antiCovid-19. Po ashtu për shkelje të rregullave në trafik Policia në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar 1,270 gjoba. 23 persona janë arrestuar, ndërsa kanë ndodhur 22 aksidente me të lënduar dhe 30 me dëme materiale./KosovaPress ...
Komentet te ​Brenda një ditë 575 gjoba për shkelësit e Ligjit antiCovid Janë të Mbyllura