Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Tri viktima dhe 426 raste të reja me Covid-19

Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 68.777 raste nga 303.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.595 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm ...
Komentet te ​Tri viktima dhe 426 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura

Qytetarët kundër mbylljes, fajësojnë partitë politike për mosrespektim të masave

Lajme
Javën e fundit janë shtuar dukshëm rastet e reja me Covid-19. Madje, IKSHPK rekomandoi Qeverinë që të ndërmarrë masa rigoroze për të parandaluar shpërndarjen e virusit. Mirëpo, qytetarët mendojnë se masat aktuale, nëse respektohen në përpikëri janë të mjaftueshme. Qytetarët e anketuar nga KosovaPress-i thonë se nuk po mbahet distanca e as nuk po vendosen maskat. Për këtë fajësojnë subjektet politike, duke thënë se ka ndikuar edhe fushata zgjedhore që të mos respektohen masat. Feriz Ramadani, njëri ndër qytetarët që këtë të shtunë frekuentojë sheshet e Prishtinës thotë se masat aktuale do të mjaftonin, po që se do të respektoheshin në përpikëri, duke u shprehur kundër kufizimit të lëvizjes. Ramadani: ...
Komentet te Qytetarët kundër mbylljes, fajësojnë partitë politike për mosrespektim të masave Janë të Mbyllura

​“Priping” zyrtarizon londinezin Chris Doran

Sport
Klubi prishtinas i ping pongut “Priping” ka zyrtarizuar përforcimin më të ri, anglezin Chris Doran. Marrëveshjen e ka konfirmuar kryetari i “Priping” Kastriot Orana, përcjell KosovaPress. Chris shquhet si lojtar i mirë i sportit të ping pongut, ku këtë gjë e tregojnë edhe ligat në të cilat ka marrë pjesë londinezi. Ligat si ajo e Belgjikës (Nodo, Castelnoise), Francës (Villnerve), Gjermanisë (Sëazenbeck, Bad Hamn) dhe e Suedisë (Btk Recork) janë vendet se ku ka qenë pjesë ai./KosovaPress ...
Komentet te ​“Priping” zyrtarizon londinezin Chris Doran Janë të Mbyllura

Në njëvjetorin e vrasjes, kërkohet zbardhja e vrasjes së Qerim Kelmendit

Lajme
Në njëvjetorin e vrasjes së ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit, po kritikohen institucionet të cilat nuk kanë arritur ende të zbardhin këtë rast. Për Kelmendin po thuhet se i mbijetoi luftës por jo edhe paqes. Në akademinë përkujtimore, veprimtari Binak Ulaj tha se pikëllimi për mungesën e tij fizike po shtohet, kur dihet se si u gjet i vrarë Qerim Kelmendi. “Si ndodhë që edhe 20 vjet pas luftës te vritet ai në mënyrë mizore dhe të digjet. tani për tani kjo pyetje mbetet pa përgjigje. Liria çfarë kemi sot nuk është liria çfarë e kanë projektuar ideatorët dhe themeltarët e UÇK-së. Kjo qëndresë e tij nuk ...
Komentet te Në njëvjetorin e vrasjes, kërkohet zbardhja e vrasjes së Qerim Kelmendit Janë të Mbyllura

​Njoftim shtesë (Video)

​Njoftim shtesë (Video)
Anketë me qytetarë: A po respektohen masat antiCovid/KosovaPress ...
Komentet te ​Njoftim shtesë (Video) Janë të Mbyllura

OBSH: Vala e re që po kalon Brazili përbën një tragjedi

Rajoni dhe Bota
Brazili po përballet me një tragjedi të shkaktuar nga një valë e re e pandemisë Covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Për fat të keq, Brazili po përballet me një fatkeqësi, është situatë e vështirë. Kjo është vala e katërt me të cilën Brazili duhet të përballet”, theksoi Mike Ryan, drejtori i urgjencës i OBSH-së. Ryan vlerësoi gjithashtu sistemin shëndetësor publik brazilian për frenimin e përhapjes së koronavirusit, por theksoi se ”është e nevojshme për të frenuar trasmetimin në të gjithë vendin”, raporton ATSh. “Brazili ka institucione shëndetësore publike të jashtëzakonshme. Unë besoj se vendi di çfarë të bëjë dhe shumë shtete po përpiqen të zbatojnë masat më të mira. ...
Komentet te OBSH: Vala e re që po kalon Brazili përbën një tragjedi Janë të Mbyllura

Biden: Plan i mirë vaksinimi, por nuk është koha për t’u çlodhur

Rajoni dhe Bota
Kjo nuk është koha për t’u relaksuar në frontin e pandemisë, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden. Biden paralajmëroi amerikanët kundër rrezikut të një të ri të rritjes së infeksioneve për shkak të varianteve të reja të virusit që po shfaqen. “Ne jemi përpara planit të planifikuar të administrimit të 100 milionë dozave vaksine në ditët e para të presidencës sime’’, theksoi Biden, raporton ATSh. ”Por, ne duhet të dëgjojmë edhe Anthony Fauci dhe shkencëtarët e tjerë”, shtoi ai. ”Lani duart, vishni maskat dhe respektoni distancimin social”, tha presidenti Biden./KosovaPress ...
Komentet te Biden: Plan i mirë vaksinimi, por nuk është koha për t’u çlodhur Janë të Mbyllura

Disa rajone në Francë mbyllen për shkak të situatës së virusit

Rajoni dhe Bota
Një bllokim i pjesshëm ka hyrë në fuqi që nga kjo fundjavë në rajone të ndryshme të Francës, përfshirë Nisën dhe Dankërkun, që janë prekur veçanërisht rëndë nga epidemia e koronavirusit. Mbyllja preku veçanërisht qytetin turistik jugor të Nicës, duke përfshirë rajonin bregdetar, si edhe qytetin verior të Dankërkut. Mbyllja zbatohet vetëm në fundjavë, kur njerëzit lejohen të dalin jashtë vetëm me një arsye të vlefshme, raporton ATSh. Dyqanet, përveç supermarketeve ose farmacive, janë të mbyllura. Në Nisë, kryetari i bashkisë, Christian Estrosi ka mbyllur gjithashtu pjesë të shëtitores së famshme të plazhit “Promenade des Anglais”. Rajonet e prekura përfshijnë gjithashtu qytetin e Parisit. Nënkryetari i tij i bashkisë fillimisht ...
Komentet te Disa rajone në Francë mbyllen për shkak të situatës së virusit Janë të Mbyllura

Sevilla-Barcelona, formacionet e mundshme

Sport
Një nga ndeshjet më interesante në kalendarin e La Ligas spanjolle, do të zhvillohet në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, ku Sevilla pret Barcelonën në kuadër të xhiros së 25-të. Vetëm dy pikë është diferenca mes dy ekipeve në tabelë, ku Barcelona aktualisht zë pozitën e tretë, ndërsa Sevilla është e katërta, përcjell KosovaPress. Sevilla do të përballet në dy ndeshje radhazi me “Blaugranët”, pasi që ata do të luajnë kundër skuadrës së Ronald Koeman në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së tyre në “Copa del Rey”, javën e ardhshme, ku e mbajnë një avantazh 2-0 nga ndeshja e parë në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”. Në gjashtë ndeshjet e fundit në ...
Komentet te Sevilla-Barcelona, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura

Manchester City-West Ham, formacionet zyrtare

Sport
Sot, me fillim nga ora 13:30, do të zhvillohet ndeshja interesante mes Manchester Cityt dhe West Ham United. Kjo ndeshje i takon xhiros së 26-të të Premier Ligës angleze, ku “Qytetasit” do të shikojnë të vazhdojnë me fitoren e 20-të radhazi, ndërsa “Çekanët” do kërkojnë të befasojnë skuadrën e Pep Guardiolas, në stadiumin “Etihad”, përcjell KosovaPress. Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë. Manchester City (4-2-3-1): Ederson; Walker, Dias, Stones, Zinchenko; Gundogan, Fernandinho; Mahrez, De Bruyne, Torres; Aguero West Ham (3-4-2-1): Randolph; Johnson, Coufal, Dawson; Diop, Cresswell, Soucek, Rice; Lingard, Fornals; Antonio/KosovaPress ...
Komentet te Manchester City-West Ham, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura