Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Nis numërimi i votave të diasporës, pastaj shpallen rezultatet përfundimtare

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të hënën procesin e numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ndërsa këtë mëngjes ka filluar me numërimin e votave të ardhura përmes postës. Janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen këtu në QNR. Pas numërimit të votave me kusht që përfundoi dje, tani mbetet edhe përfundimi i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, ku pastaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt. QNR fillon numërimin edhe të votave të diasporës, për të cilat Prokuroria ka hapur ...
Komentet te ​Nis numërimi i votave të diasporës, pastaj shpallen rezultatet përfundimtare Janë të Mbyllura

​Minatorët e Trepçës pritet që t’i marrin sot pagat

Lajme
Rreth 1 mijë minatorë të minierës Trepça në Stantërg, por edhe të minierave të tjera të Trepçës, të cilët kanë ndërprerë punën prej dje pritet që sot të marrin pagat e prapambetura. Njoftimi u bë nga Ministria e Ekonomisë që tha se kishin nënshkruar marrëveshje për ndihmë financiare me Trepçën për subvencione dhe investime kapitale në shumën prej 3 milionë euro që më 16 shkurt, por se procedurat kanë bërë që pagat të mos ekzekutohen menjëherë. “Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre. Qeveria e Kosovës në ...
Komentet te ​Minatorët e Trepçës pritet që t’i marrin sot pagat Janë të Mbyllura

Gjendet i vdekur një polic

Lajme
Një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete dje pasdite në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për ta dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar./KosovaPress ...
Komentet te Gjendet i vdekur një polic Janë të Mbyllura

​Grabisin para nën kërcënimin e armëve në Prizren

Lajme
Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arrit të grabisin para të gatshme nga zyra e pagesave të një kompanie. Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Prizren. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar. /KosovaPress ...
Komentet te ​Grabisin para nën kërcënimin e armëve në Prizren Janë të Mbyllura

​Lansohen dy module për menaxhimin e kontratave

Lajme
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, kanë lansuar dy module të reja që kanë të bëjnë me menaxhimin e kontratave dhe vlerësimin e përformancës së kontraktorëve. Këto dy module u tha se do përmirësojnë prokurimin publik duke e bërë më transparent, efektiv dhe llogaridhënës. Osman Vishaj, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, tha se përmes këtyre dy moduleve do mundësohet përmirësimi i menaxhimit të financave publike në përgjithësi. Ai tha se këto dy module mundësojnë menaxhim të kontratave publike dhe vlerësim të performancës së kontraktorëve. Vishaj: Me këto module po përmirësohet menaxhim i financave publike Video “Zbatimi i këtyre moduleve përfshinë me tepër sesa arkivimin e ...
Komentet te ​Lansohen dy module për menaxhimin e kontratave Janë të Mbyllura

​Lajçak: Dialogu është përgjegjësi e të gjithëve, marrëveshja brenda mandatit të Qeverisë Kurti 2

Lajme
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është shfaqur optimist se dialogu me Serbinë do të përfundojë nën mandatin e qeverisë së ardhshme. Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, Lajçak tha se ka marrë mesazhe të qarta nga fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit se dialogu do të vazhdojë. Duke dhënë disa mesazhe të tija, Lajçak sqaroi edhe paraqitjen e tij prapa një harte ku Kosova shihet vetëm me vijë administrative në kufirin me Serbinë. Lajçak: Dialogu është i të gjithëve, jo vetëm i një partie politike   Video:   “Mesazhi i parë është që të uroj institucionet e Kosovës për zgjedhjet parlamentare ...
Komentet te ​Lajçak: Dialogu është përgjegjësi e të gjithëve, marrëveshja brenda mandatit të Qeverisë Kurti 2 Janë të Mbyllura

Manchester City-Wolverhampton, formacionet e mundshme

Sport
Manchester City do të kërkojë të ikë 15 pikë larg nga vendi i dytë, pasi sot presin në shtëpi skuadrën e Wolverhampton. Manchester City pas 26-të ndeshjeve kryeson tabelën me 62 pikë, ku ka regjistruar 19-të fitore, pesë barazime dhe vetëm dy humbje. Në anën tjetër, skuadra e Wolves pas 26-të xhirosh ka nëntë fitore, shtatë barazime dhe dhjetë humbje, duke u pozicionuar në vendin e dymbëdhjetë, me gjithsej 34 pikë. “Qytetasit”, që kanë fituar në 20-të ndeshjet e fundit radhazi, do të rikthehen nga fitorja 2:1 kundër West Ham United. Kurse, Wolves do të hynë në këtë ndeshje nga barazimi me Newcastle 1:1, përcjell KosovaPress. Mungesa e vetme te ...
Komentet te Manchester City-Wolverhampton, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura

Përmbledhje e ndeshjeve në Premier Ligën angleze dhe Serie A

Sport
Programi i ditës së martë në futboll, parasheh të zhvillohen ndeshje në dy liga të mëdha evropiane, respektivisht në atë të Premier Ligës angleze dhe në Serie A-në italiane. Dy ndeshjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Manchester City e Wolverhampton dhe Juventus-it me Spezian, përcjell KosovaPress. Skuadra e Pep Guardiolas do të shikojë të regjistrojë fitoren e 21-të radhazi në këtë sezon, përball një skuadra si Wolves që në pesë ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje. Kurse, kampioni i Italisë në pesë ndeshjet e fundit ka dështuar të impresionojë me rezultate, ku ka dy barazime dhe dy humbje. Programin e plotë të ndeshjeve të ditës ...
Komentet te Përmbledhje e ndeshjeve në Premier Ligën angleze dhe Serie A Janë të Mbyllura

Hoti falënderon Lajçakun për ndërmjetësimin në dialog: Suksese në finalizimin e procesit

Lajme
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se “Hoti e ka falënderuar z. Lajçak për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i ka dëshiruar atij sukses në finalizimin e këtij procesi”. Kryeministri Hoti rifilloi procesin e dialogut me Serbinë pas Samitit të Parisit që u mbajt më 10 korrik 2020. Dialogu vazhdoi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme./KosovaPress ...
Komentet te Hoti falënderon Lajçakun për ndërmjetësimin në dialog: Suksese në finalizimin e procesit Janë të Mbyllura

Vaksinimi, kusht për haxh në Arabinë Saudite

Rajoni dhe Bota
Arabia Saudite njoftoi se këtë vit, vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është kushti kryesor për haxh. Gazeta “Ukaz”, njoftoi se ministri i Shëndetësisë Tawfig Al-Rabiah, zyrtarëve të ministrisë u ka thënë se ata që dëshirojnë të kryejnë haxh është e detyrueshme të vaksinohen kundër COVID-19 dhe se ky është një kusht për të marrë pjesë në haxh. Ministri Rabiah gjithashtu kërkoi që të bëhet përgatitje të hershme për sigurimin e punonjësve shëndetësor që do të jenë me detyrë në qendrat e shëndetësisë në Mekë, Medine dhe vendet e shenjta. Gjithashtu në lajm thuhet se ministri ka kërkuar krijimin e një komisioni COVID-19 për haxhinjtë./KosovaPress ...
Komentet te Vaksinimi, kusht për haxh në Arabinë Saudite Janë të Mbyllura