Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka takuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj. Pas këtij takimi, Lajçak pritet të takojë edhe liderët e partive tjera parlamentare. Ndërsa gjatë ditës sotme takoi ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti./KosovaPress ...
Komentet te Lajçak në PDK, takon Enver Hoxhajn Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak takoi edhe kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. Pas këtij takimi, nuk pati prononcime për media dhe të njëjtat nuk u lejuan as të marrin pamje. Vizita e Lajçakut te Hoti ishte menjëherë pas asaj që pati me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, dhe konferencës së përbashkët për media. Lajçak mbërriti pasditen e djeshme në Prishtinë dhe të parin takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilën diskutuan rreth dialogut Kosovë-Serbi./KosovaPress ...
Komentet te Përfundon takimi Hoti-Lajçak Janë të Mbyllura
Parlamenti Studentor, ka reaguar pas dështimit të seancës së djeshme gjyqësore për Kishën Ortodokse e cila është ndërtuar në zemrën e Universitetit të Prishtinës, gjatë kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke thënë se ky objekt është i padëshirueshëm në kampusin e UP-së. Sipas Parlamentit Studentor, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, që të angazhohen dhe të trajtojnë këtë çështje seriozisht, duke e bërë të mundur vendosjen e drejtësisë ligjore, morale dhe historike. “Janë bërë shumë vite prej ndërtimit të kishës ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, nga regjimi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Por, ajo kishë sot qëndron ende aty, si simbol i fashizmit dhe ...
Komentet te Parlamenti Studentor kërkon drejtësi ligjore dhe historike për Kishën në UP Janë të Mbyllura
Ka nisur takimi i përfaqësuesit specialit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak, me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. Në këtë takim mediat nuk janë lejuar as të marrin pamje./KosovaPress ...
Komentet te Lajçak mbërrin në kryeministri për takimin me Hotin Janë të Mbyllura
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se ka marrë mesazhe të qarta nga fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit se dialogu do të vazhdojë. Ai përmes një konference për medie i renditi disa mesazhe që sipas tij i kontribuojnë dialogut. Lidhur me afatet kohore për përfundimin e dialogut, Lajçak tha se varet nga Kosova dhe Serbia. “Bashkimi Evropian dhe ShBA janë në një partneritet dhe me ardhjen e administratës Biden është më e afërt që qëllimi është e ardhmja evropiane për Kosovën. Mesazhi i tretë është mbështetja e programit elektoral të zotëri Kurti dhe Osmani. ...
Komentet te Lajçak: Harta më është dhënë nga institucionet e BE-së Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka kërkuar hapjen e një kapitulli të ri të dialogut Kosovë-Serbi. Pas takimit me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak tha se dialogu duhet të rishikuar me parimet që nuk cenojnë integritetit territorial dhe po ashtu Kushtetutën e vendit. E në fund të jetë marrëveshje me njohje reciproke. “E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës dhe atij që drejtor se për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim i cili ndër të tjera do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur dhe të respektojë interesat e veta në një proces që bie njohjen reciproke me ...
Komentet te Osmani pas takimit me Lajçak: Procesi i dialogut duhet të rishikohet Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, tha se është e rëndësishme të qëndrohet pas mesazhit të Gjergj Kastriotit. Haradinaj u shpreh se Besëlidhja e Lezhës përçoi në shekuj domosdoshmërinë e bashkimit të shqiptarëve. “Edhe sot, në 577-vjetorin e saj, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. Kujtojmë se, Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë./KosovaPress ...
Komentet te Haradinaj në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës: T’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti Janë të Mbyllura
Banorë të fshatit Prapashticë dhe fshatrava të tjerë të Prishtinës kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës, për shkak të mungesës së transportit publik. Asllan Bekteshi, mësues në fshatin Gllogovicë, tha se që 1 vit nuk kanë transport publik e për çka tha se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër. Sipas tij, për shkak të mungesës së transportit publik shumë studentë e nxënës po detyrohen të ndërpresin shkollimin. Enes Ibrahimi, student në UP, tha se për 1 vit ka bërë kërkesa në Komunën e Prishtinës që të ketë transport publik, por që tha se nuk ka marrë përgjigje. Ai tha se po e ka të vështirë të ...
Komentet te Protestojnë banorët e disa fshatrave të Prishtinës, kërkojnë transport publik Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka pritur në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje vetëm në fillim, ndërsa pas takimit pritet të ketë konferencë për medie. Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Lajçak pritet të takojë edhe krerët e tjerë institucionalë dhe partiakë./KosovaPress ...
Komentet te Osmani pret Lajçakun Janë të Mbyllura
Banorët e Prapashticës dhe disa fshatrave tjera, protestojnë me kërkesë që Komuna e Prishtinës të lëshojë në qarkullim një autobus për këto fshatra. (Tek objekti i komunës së vjetër të Prishtinës, ora 07:40) Do të ketë video U.d. presidentja Vjosa Osmani takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i Presidentes ora 8:00 – pamje në fillim të takimit. Konferenca për media pas takimit në hollin e Kuvendit të Kosovës) Do të ketë video – LIVE Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak. (Selia e PDK-së, ora 09:50) Do të ketë video (Në rast ...
Komentet te Ngjarjet e datës 2 mars (Video) Janë të Mbyllura