Gjiganti spanjoll Real Madrid thuhet se është i hapur t’ia fillojë bisedimet me Manchester United për ta shitur mbrojtësin Raphel Varane, raporton “The Mirror”. “Galaktikët” si duket janë duke pritur për oferta për fituesin e Kupës së Botës, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 në “Santiago Bernabeu”, përcjell KosovaPress. United raportohet se dëshiron të përforcojë repartin e mbrojtjes, dhe së fundmi është lidhur me një transferim të mundshëm të mbrojtësit francez. Për Varanen interesim serioz thuhet se ka shprehur edhe gjiganti anglez Liverpool, ku Klopp e sheh si partner ideal përkrah Van Dijk në mbrojtje. /KosovaPress ...
Komentet te Real Madrid i hapur të bëjë marrëveshje me United për Varanen Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Real Madrid po kërkon ta shesë uellsianin që të ndjekë pistën Mbappe. Skuadra londineze Tottenham, si duket dëshiron ta bëjë permanent transferimin e sulmuesit të krahut Gareth Bale, pasi që së fundmi ai është duke bërë paraqitje të mira, raporton “Express”. Tottenham e transferuan Bale nga Real Madridi në formë huazimi, verën e kaluar, dhe së fundmi ishte raportuar se londinezët nuk do t’i vazhdojnë qëndrimin në Londër, por pas ndeshjeve të fundit që ka zhvilluar Bale, krerët e Tottenham si duket janë bindur me paraqitjet e tij, përcjell KosovaPress. Ky do ishte një lajm tejet i mirë për Real Madridin, pasi që po kërkojnë ta shesin Bale, për të ...
Komentet te Tottenham dëshiron ta bëjë permanent transferimin e Bales Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit B. R, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “mashtrimi”. Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga përfitimi i kundërligjshëm pasuror për vete ose për tjetrin i ka shkaktuar dëm ekonomisë së vendit. “Nuk ka përfillur një ligj të autoritetit vendor dhe pa të drejtë ka organizuar, mundësuar apo ndihmuar veprimtarinë e kundërligjshme, aq më tepër kur kemi parasysh se i njëjti është zyrtar policor dhe është i vetëdijshëm se çdo lloj organizimi i lojërave ...
Komentet te Organizoi lojëra fati, një muaj paraburgim Janë të Mbyllura
“Demokracia ka dështuar”, është fjalia që ka përcjellë protestën e sotme nga komunitet jo-serbe në Kosovë të cilët marshua shesheve të Prishtinës për të kundërshtuar, siç thanë ata, “uzurpimin e vendeve të garantuara”, në Kuvendin e Kosovës. Marshi protestues është ftuar nga partia boshnjake “Nasha Iniciativa” (Iniciativa jonë), e cila ka qenë në garë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata kanë gjete përkrahje edhe nga analistë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë. “Kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në Parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentar më 14 shkurt 2021”, politikanë e përfaqësues të komuniteteve jo-serbe në Kosovë, ...
Komentet te Komunitetet jo-serbe në Kosovë: Demokracia ka dështuar Janë të Mbyllura
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak postoi në Twitter rreth takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti. Lajçak falënderoi Hotin për bashkëpunimin si kryeministër i Kosovës. “Sot takova gjithashtu kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. E falënderova atë për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij si kryeministër dhe angazhimin e tij për dialogun dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, shkroi Lajçak./KosovaPress ...
Komentet te Lajçak: Falënderova Hotin për bashkëpunimin Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar në Deçan, pasi i njëjti gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me një rast vrasje ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbahet në ndalim policor ./KosovaPress ...
Komentet te Arrestohet për deklarim të rrejshëm në gjykatë Janë të Mbyllura
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë është duke kaluar nëpër një sezon fantastik me skuadrën e Vitesses në Holandë. Broja u transferua në formë huazimi tek Vitesse nga gjiganti Chelsea verën e kaluar, dhe 19-të vjeçari momentalisht është golashënuesi më i mirë prej tinejxherëve në top 10 ligat e Evropës, përcjell KosovaPress. “Kur isha tek Chelsea, pashë lojtarë si Frank Lampard, Didier Drogba e John Terry. Isha i mahnitur dhe gjithmonë dëshiroja që të bëja foto me ta. Dëshiroja që dikur të jem në këpucët e tyre, në nivelet më të larta. Tani jam në një moshë shumë të mirë, dhe dëshiroj që ta tejkalojë Didier Drogban. Nuk është e lehtë, ...
Komentet te Broja: Dua të bëhem më i mirë se Drogba Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Haradinaj përmes një postimi në Facebok ka thënë se ka ripërsëritur qëndrimin për dialogun Kosovë- Serbi. “Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak. Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. Postimi i plotë: Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. ...
Komentet te Haradinaj ia bënë të qartë Lajçakut: Dialog i cili si epilog ka njohjen në kufijtë ekzistues Janë të Mbyllura
Me formën aktuale të luhatshme, Juventus do të kërkojë t’i rikthehet fitoreve, ku do të zhvillojë sot ndeshje kundër skuadrës së Spezias, me qëllim për të arkëtuar tre pikë të plota, për të qëndruar në garë për titullin e 10-të radhazi në Serie A. Skuadra e Andrea Pirlos është 10-të pikë larg liderit të tabelës, Inter, ku në xhiron e fundit barazuan 1:1 me Hellas Veronan. Kurse, Spezia rikthehet nga barazimi me Parman, me rezultat 2:2, përcjell KosovaPress. Pas 23 xhirove, Juventus gjendet në pozitën e tretë, me 13 fitore, shtatë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 46 pikë. Në anën tjetër, skuadra e Spezias pas hyrjes në Serie A, ...
Komentet te “Zonja e Vjetër” kërkon t’i rikthehet fitoreve, pret Spezian në shtëpi Janë të Mbyllura
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka takuar sot edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, ndërsa pas saj nuk pati as prononcime për media. Gjatë ditës, Lajçak takoi krerët institucionalë dhe politikë të vendit në ditën e tij të dytë të vizitës në Republikën e Kosovës./KosovaPress ...
Komentet te Haradinaj priti Lajçakun Janë të Mbyllura