Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi ka mbajtur diskutim të hapur me politikanë dhe veprimtarë në shënim të 29-vjetorit të Referendumit për autonomi territoriale në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Aty janë diskutuar problemet me të cilat përballen shqiptarët në këto tre komuna në fushën e arsimit, punësimit, shpërnguljen dhe problemet me pasivizimin e adresave të shqiptarëve atje. Drejtuesi i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik, Muharrem Salihu tha se në komunat me shqiptarë në Serbi po pakësohet numri i banorëve për shkak të shpërnguljes ndërsa po rritet numri i partive politike. Salihu: Kosova dhe Shqipëria t’i japin shtetësinë shqiptarëve të Luginës (Video) “A është bashkë Shqipëria me Kosovën për dialogun, ...
Komentet te Problemet e shqiptarëve në Luginë, kërkohet veprim nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ambasadorja e Luksemburgut në Prishtinë, Natacha Gomes, është takuar sot me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral majori Franco Federici. Ata me këtë rast diskutuan për rëndësinë e rolit të KFOR-it dhe angazhimin e Luksemburgut për të ndihmuar institucionet e Kosovës në fushat e shëndetësisë, arsimit profesional dhe trajnimit, thuhet në postimin e KFOR-it në Facebook./KosovaPress ...
Komentet te Gomes: Luksemburgu do të ndihmojë institucionet e Kosovës në shëndetësi e arsim Janë të Mbyllura
Në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Garda Kombëtare e FSK-së sot mbajti një marshim nga Galica deri në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me gjatësi 13 km, duke nderuar heronjtë dhe dëshmorët e Lirisë. Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari së bashku me ushtarët e FSK-së bënë nderime te varrezat e heronjve dhe dëshmorëve të lirisë. Postimi i plotë i Bekim Jashari në Facebook: Në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së, emocione e krenari e jashtëzakonshme nga marshi që sot zhvilloi Garda Kombëtare e FSK-së, nga Galica deri në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me gjatësi 13 km, duke nderuar heronjtë dhe dëshmorët e Lirisë. ...
Komentet te Garda Kombëtare e FSK-së nderon heronjtë dhe dëshmorët e kombit Janë të Mbyllura
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak sot është takuar edhe me Isa Mustafën. Kryetari i dorëhequr i LDK-së me këtë rast falënderoi diplomatin sllovak për bashkëpunimin dhe e njoftoi rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë. “Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstruktiv, që do të sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm. Orientimi ynë mbetet ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me aleatët tonë perëndimorë”, u shpreh Mustafa. Lajçak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai ...
Komentet te Mustafa takon Lajçak: Integriteti territorial i Kosovës është i pa negociueshëm Janë të Mbyllura
Ndërsa shumica e njerëzve tejkalojnë infeksionin COVID-19 shumë shpejt ose pa asnjë simptomë, disa ndiejnë efektet e infeksionit për muaj, edhe pse simptomat e tyre të para ishin të moderuara apo edhe të lehta. Ekspertët e quajnë “sindroma post-COVID” dhe ndodh më shpesh te të moshuarit, por ka gjithnjë e më shumë shembuj të njerëzve më të rinj me COVID të gjatë. “Edhe njerëzit e rinj, të shëndetshëm në disa raste përjetojnë simptoma për javë ose muaj pas infektimit”, paralajmërojnë ekspertët e Klinikës britanike Mayo. Kjo është arsyeja pse ata përpiluan një listë të simptomave të zakonshme që tregojnë se ju keni kapërcyer COVID. Ju ndjeheni të lodhur Sipas Klinikës ...
Komentet te Shenjat se tashmë keni kapërcyer koronavirusin Janë të Mbyllura
Dy ekipe të specializuara italiane nga Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndim kohët e fundit kryen operacione të dezinfektimit në shkollat e Prishtinës dhe Mitrovicës. Aktivitetet e pastrimit dhe dezinfektimit, të koordinuara me menaxherët e shkollës dhe autoritetet lokale shëndetësore, u kryen gjatë fundjavës në mënyrë që të sigurohen kushtet për shëndetin dhe sigurinë e studentëve dhe mësimdhënësve që ndjekin shkollat çdo ditë. Të dy ekipet përbëhen nga gjashtë operatorë të trajnuar për të vepruar në mjedise të kontaminuar. Ata kanë përvojë të lartë në operacionet e mëparshme të kryera në Itali dhe jashtë saj në dezinfektimin e automjeteve, mjedisit dhe objekteve. Misioni i KFOR-it udhëhequr nga NATO në Kosovë që ...
Komentet te Dy ekipe italiane kryen operacione dezinfektimi Janë të Mbyllura
Ne të gjithë njohim të paktën një person që bën gjithçka mirë. Pavarësisht nëse janë sporte, punë, vozitje, vallëzim, lojëra video … Thjesht, ato janë më të mirat në gjithçka dhe gjithmonë fitojnë. Këta njerëz janë lindur më shpesh në shenjën e Binjakëve. Personat e lindur në këtë shenjë janë orator të mirë, shprehen shpejt dhe me vetëbesim. Ata adaptohen shpejt dhe nuk u mungon mençuria dhe qartësia e shpirtit. Duke pasur parasysh këto cilësi, tërheqin edhe njerëz të tjerë, prandaj është kënaqësi të jemi në shoqërinë e tyre. Këta janë njerëz që kanë sukses në jetë, duke iu falënderuar shkathtësisë mendore dhe fizike, aftësisë për të përballuar në çdo ...
Komentet te Çdo gjë u shkon mirë: Kjo është shenja më e aftë e zodiakut Janë të Mbyllura
“Transfermarkt” ka publikuar një listë që përbëhet nga 10-të golashënuesit më të mirë të këtij shekulli. Kryesues i kësaj liste është ylli Cristiano Ronaldo, i cili brenda 1,049 ndeshjeve gjatë karrierës së tij ka 766 gola, përcjell KosovaPress. Portugezi lë prapa rivalin e tij dhe gjashtë herë fituesin e Topit të Artë Lionel Messi, i cili ka 729 gola në 905 paraqitje. Listën e plotë të golashënuesve më të mirë në shekullin e 21-të e gjeni të bashkangjitur më poshtë. 1.Cristiano Ronaldo – 766 gola në 1049 ndeshje (Sporting, Manchester United, Real Madrid, Juventus, Portugali)2.Lionel Messi – 729 gola në 905 ndeshje (Barcelona, Argjentinë)3.Zlatan Ibrahimovic – 491 gola në 834 ndeshje (Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United, Suedi)4.Luis Suarez – 481 gola ...
Komentet te 10-të golashënuesit më të mirë të shekullit 21 Janë të Mbyllura
Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, realizimi i testeve të shpejta (rapide) për COVİD-19, përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, tanimë do të mund të kryhen edhe në QMF-të e fshatrave Gjonaj, Reçanë, Korishë dhe Zhur. Sipas njofitmit, në këtë mënyrë, Drejtoria e Shëndetësisë synon të ulë intensivitetin e punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr dhe po ashtu të eliminojë lëvizjet e qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19. “Kujtojmë se përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është njëra nga komunat e para në Kosovë, që ka kompletuar ...
Komentet te Prizren, testet e shpejta për Covid-19 edhe katër fshatra Janë të Mbyllura
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Dalibor Jevtiq, u takuan me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak. Edhe në këtë takim thuhet se temë qendrore ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në shkurt si dhe vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët e Listës Serbe theksuan se është shumë e rëndësishme që të vazhdohet dialogu mes palëve, ndërsa thanë se duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara deri më tani nga ana e Kosovës pasi janë thelbësore për qytetarët e komunitetit serb në vend./KosovaPress ...
Komentet te Lista Serbe kërkon rifillimin e dialogut: Të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani Janë të Mbyllura