Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak deklaroi sonte në Beograd, se Bashkimi Evropian pret nga Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë “gjithçka që është arritur në procesin e dialogut në 10 vjetët e fundit” si pjesë e dialogut. Ai në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se BE pret vazhdimin e dialogut në mënyrë konstruktive. “Dialogu është kyç për të dy palët, në mënyrë që të përparojnë në rrugën evropiane. Status quo nuk është e mirë për asnjë palë,” tha ai. Lajçak tha se dialogu është thelbësor për përparimin në rrugën drejt BE-së. “Shtetet anëtare presin që dialogu të vazhdojë në ...
Komentet te Lajçak: BE nuk e mbështet status quo-n Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Udinese do të jetë rivali i radhës për Milanin e Stefano Piolit në kampionatin italian, Serie-A, derisa “Rossonerët” kërkon t’i ofrohen Interit në vetëm një pikë. Por jo vetëm gara me Interit, Milani duhet t’i rrëmbej tri pikë të reja për t’iu shmangur Juventusit pasi skuadra e Andrea Pirlos për pas fitores ndaj Spezia është ofruar në vetëm tre pikë, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Kalulu, Kjaer, Romagnoli, T. Hernandez; Tonali, Kessié; Castillejo, Brahim Diaz, Rebic; Leao. UDINESE (3-5-1-1): Musso; Becao, Bonifazi, Nuytinck; Molina, De Paul, Makengo, Arslan, Zeegelaar; Pereyra; Nestorovski./KosovaPress ...
Komentet te Milani pa Ibran kërkon fitore ndaj Udineses, kështu ndryshon formacioni i Piolit Janë të Mbyllura
Mediumet spanjolle raportuan se Mikel Arteta është kandidati kryesor për të zëvendësuar Ronald Koeman te Barcelona. Por këto spekulime i ka mohuar trajneri i Arsenalit. “Barcelona është klub i madh. Unë jam rritur atje si lojtar dhe gjithmonë do të ketë spekulime. Sot jam trajner i Arsenalit dhe nesër do të jem po ashtu. Jam duke e shijuar jetën këtu dhe është privilegj të punojë këtu” deklaroi Arteta. /KosovaPress ...
Komentet te Arteta flet për mundësinë që ta drejtojë Barcelonën Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takua sonte me përfaqësuesin special të BE për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak. Vuçiq tha se ai kishte një bisedë të mirë dhe kuptimplote me Lajçak. “Lajçak më njohu me gjërat më të rëndësishme në Prishtinë. Serbia është e përkushtuar për dialog me Prishtinën dhe është e gatshme të vazhdojë dialogun në çdo kohë kur të ftohet në Bruksel. Serbia mbështet aktivitetet dhe synimet e Lajçak për të arritur një politikë kompromisi që do të thoshte pakënaqësi për të dy palët, por pa një ultimatum dhe imponimin e një zgjidhjeje, Serbia merr pjesë në një masë të madhe në negociata dhe bisedime, por në dëshirën ...
Komentet te Vuçiq takon Lajçak, kërkon marrëveshje kompromisi për Kosovën Janë të Mbyllura
Një prej brigadave të shpëtimit ka nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë në Mesohori të Elasonës në Thesali, një të moshuar që nuk mund të dilte jashtë gjatë lëkundjeve të tërmetit që goditi Greqinë qendrore 16 minuta pas mesditës. Video të shumta bënë xhiron e mediave greke duke treguar çastet e para të panikut kur tërmeti prej 6 ballësh sipas shkallës Rihter është regjistruar në një thellësi prej 7.8 km vetëm 14 km në veri të Larisës. Tre minuta më vonë, pasoi një lëkundje e dytë e shkallës 4.9 Rihter dhe brenda 30 minutash ndodhën dy të tjera 4.7 dhe 4.2 Rihter. Pas lëkundjes së parë banorët në gjithë Thesalinë dolën ...
Komentet te Tërmeti në Greqi, nxirret nga rrënojat e banesës i moshuari Janë të Mbyllura
Autorizimi i urgjencës i BE-së për vaksinat, përveç rregullimeve për variantet, mund të ketë të bëjë edhe me serumet e reja që janë tashmë pjesë e strategjisë së Bllokut, por që ende duhet të miratohen, sipas burimeve në Bruksel. “Komisioni Evropian po punon në lidhje me hipotezën, që, megjithatë, paraqet pengesa ligjore”, thanë burimet evropiane. Përveç vaksinës “Johnson & Johnson”, që mund të marrë miratimin urgjent nga EMA më 11 mars, programi i BE-së, ende për t’u aprovuar, përfshin “Curevac” dhe “Sanofi”, si edhe dy kontrata të tjera që priten të nënshkruhen me “Novavax” dhe “Valneva”./Atsh/KosovaPress ...
Komentet te BE: Procedura e urgjencës edhe për vaksinat në pritje të miratimit Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Basha njoftoi se gjatë takimit ka garantuar liderin e Vetëvendosjes se do të bëjë gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende nuk e kanë bërë, si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. “Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie”, tha Basha. “Biseduam për ...
Komentet te Basha takohet me Kurtin: Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit në Shqipëri me koronavirus janë konfirmuar 851 raste të reja nga 3.149 testime të kryera në terren, ndërsa 21 persona kanë humbur jetën me infeksionin e rrezikshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 903 qytetarë dhe janë kryer 15.793 vaksinime. Rastet e reja me koronavirus janë konfirmuar në Tiranë 377, Pogradec 48, Elbasan, Kavajë nga 30 raste, Durrës 29, Vlorë 28, Shkodër 27, Fier 26, Berat 25, Lezhë 23, Sarandë 21 raste etj. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët ...
Komentet te 21 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj paraburgim për drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi dhe një muaj arrest shtëpiak për asistenten e tij Marigona Berisha, për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Prokurori i shtetit në seancën dëgjimore është tërhequr nga kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sa i përket të pandehurës M.B. duke propozuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndërsa sa i përket të akuzuarit L.K. ka mbetur pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit. Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se këto masa të sigurisë janë adekuate për zhvillimin e ...
Komentet te Një muaj paraburgim për drejtorin e KPK-së Janë të Mbyllura
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është përmbyllur numërimi i votave nga diaspora, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka thënë se kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës. “Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës. Një falënderim i madh për qindra vajzat dhe djemtë e këtij vendi që u angazhuan me vullnet në këtë proces numërimi që kërkon tepër përkushtim, durim, energji dhe mbi të ...
Komentet te Përfundon numërimi i votave nga diaspora, nesër shpallen rezultatet përfundimtare Janë të Mbyllura