Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën pranga 10 persona në Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se ky shtetas kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ...
Komentet te Policia aksion në Tiranë, arrestohen 10 persona brenda 24 orëve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka nënshkruar dy udhëzime administrative që kanë të bëjnë me regjistrimin e obligueshëm të kafshëve shoqëruese (qen, mace), kjo si masë për parandalimin e braktisjes së qenve. Kështu kanë bërë të ditur organizata joqeveritare “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”. “Ministri në detyrë i MBPZHR, z. Besian Xh Mustafa, ka nënshkruar dy udhëzime administrative (MBPZHR 01/2021 & 02/2021), të cilat ua bëjnë të obligueshme mbajtësve (pronarëve) të kafshëve shoqëruese, të bëjnë identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të tyre. Organizata jonë së bashku me partnerët tanë, si inicues të këtij procesi, me fasilitimin dhe përkushtimin e madh zv. KM të parë, z. Besnik Tahiri, ...
Komentet te E obligueshme regjistrimi i kafshëve shoqëruese Janë të Mbyllura
Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, dërgoi mesazhin e tij të parë nga burgu, pasi u transferua nga një qendër në Moskë në rajonin Vladimir, në mes të shkurtit. Në mesazhin e postuar në Instagram të mërkurën, Navalny tha se është në Qendrën e Paraburgimit Nr 3 në qytetin Kolçugino dhe se po kalon mirë me shokët e qelisë. “Gjithçka është në rregull me mua”, tha Navalny, duke shtuar se ai dhe shokët e tij të qelisë duhet ta thajnë bukën, pasi nuk u lejohet të blejnë ushqim nga dyqani i qendrës së paraburgimit. Navalny është arrestuar në Moskë në janar, menjëherë pasi është kthyer nga Gjermania, ku është shëruar ...
Komentet te Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua Janë të Mbyllura
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 47 pacientë të infektuar me virusin SARAS CoV2. Siç njofton Spitali i Pejës, 38 pacientë janë në oksigjenoterapo, 2 në janë CPAP, ndërsa 12 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “3 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 47 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 2 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 12 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe ...
Komentet te 47 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura
Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të mblidhet sot për të diskutuar lidhur me masat e vendosura për mbrojtjen nga koronavirus. Takimi i këtij komiteti do të mbahet nën kryesimin e ministrit të detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj. Komiteti pritet të mblidhet në ora 11:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës. “Nën kryesimin e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, sot mbahet takimi i radhës i Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19. Takimi mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, salla P-38, duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Mirëpo ...
Komentet te Komiteti për COVID-19 mblidhet sot Janë të Mbyllura
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (BQK, vetëm pamje, ora 10:00) Do të ketë video Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe institucionet shëndetësore që kontribuuan në luftën kundër-COVID-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë QKUK, ora 10:00) Do të ketë video Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve (KQZ, ora 11:00) Do të ketë video – LIVE Mbahet takimi i radhës i Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00) Do të ketë video – LIVE Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti pret në takim shoqatat e bizneseve. (BQK, vetëm ...
Komentet te Ngjarjet e datës 4 mars (Video) Janë të Mbyllura
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Enver Krasniqi. Në telegram ngushëllimi, Lumezi thotë se se vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për sistemin prokurorial. “Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e papritur të ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi. Me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët. Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa sistemi ...
Komentet te Lumezi për vdekjen e prokurorit Krasniqi: Humbje e madhe për sistemin prokurorial Janë të Mbyllura
Qytetarët në Prishtinë po vazhdojnë të përballen me ndotje të ajrit. Njëjtë ishte edhe mëngjesin e së enjtes. Sipas matjeve të fundit që ka bërë matësi për cilësinë e ajrit pranë Ministrisë së Arsimit, të dhënat tregojnë “AQI i ndotur PM2.5”. Në këtë rast është paraqitur fytyra me ngjyrë të kuqe që do të thotë se ajri është i pashëndetshëm. Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Me këtë rast, ekspertët e shëndetit bëjnë apel që personat te shmangin daljet kur ajri është i ndotur./KosovaPress ...
Komentet te Ajri i ndotur në Prishtinë Janë të Mbyllura
Rritja e rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë ka ngritur shqetësimin tek autoritetet shëndetësore dhe tek qytetarët. Mjeku infeksionist, Ilir Tolaj thotë për Euronews Albania se shkak për rritjen e infektimeve janë bërë aktivitetet politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai thotë se partitë në takim me qytetarët nuk kanë respektuar masat anti-Covid dhe kjo ka bërë që numri i infektimeve të rritet ndjeshëm. “Në këto javët e fundit vërehet një rritje e numrit të rasteve të reja me Covid dhe kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e atyre aktiviteteve parazgjedhore, të cilat nuk e respektuan fare masat anti-Covid. Kosova ka gjasa, që edhe këtë fazë të ...
Komentet te Kosova ende pa vaksina, Tolaj: Autoritetet nuk treguan vizion dhe largpamësi Janë të Mbyllura
Të mërkurën u raportuan 568 raste pozitive me COVID-19, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive ditore këtë vit, por sipas vlerësimit të IKSHPK do te ketë rritje të rasteve ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë u raportuan 233 raste pozitive, ndërsa pati katër të vdekur në të gjithë vendin. Megjithë numrin e lartë të të infektuarve, vaksina anti-Covid nuk duket askund tashmë kur po shkojmë drejt fundit edhe të javës së parë të marsit. Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës kishte premtuar se vaksinat do të mbërrijnë në Kosovë gjatë muajit shkurt. Numri total i rasteve pozitive është 70.753 raste nga 315.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 ...
Komentet te Mbi 8500 raste aktive me COVID, ende në pritje të vaksinave të premtuara Janë të Mbyllura