Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Daka: Ende s’e di arsyen pse u shndërrova në target të fyerjeve në rrjete sociale

Lajme
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka komentuar sërish deklaratën e saj ku tha që “jam bërë personi më i urryer në tri javët e fundit”. Daka në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se ende nuk e di arsyen pse ajo u shndërrua në target të ofendimeve në media dhe rrjete sociale. “Thashë kështu, pasi fatkeqësisht edhe pse nuk e di arsyen, unë u shndërrova në target të të gjitha fyerjeve, ofendimeve në rrjete sociale, në media dhe gjithkund nga njerëzit e njohur dhe të panjohur, nga njerëz që s’mund ta paramendojnë se çfarë bartë procesi zgjedhor. Nuk e kam ditur asnjëherë arsyen përse. Edhe ...
Komentet te ​Daka: Ende s’e di arsyen pse u shndërrova në target të fyerjeve në rrjete sociale Janë të Mbyllura

​Grabitje në një market në kryeqytet

Lajme
Sonte rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë. “Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht, policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Ahmeti./KosovaPress ...
Komentet te ​Grabitje në një market në kryeqytet Janë të Mbyllura

​Navalny nga qelia e burgut: “Jam mirë”

Rajoni dhe Bota
Lideri rus i opozitës Alexei Navalny, i dënuar në shkurt me dy vjet e gjysmë burg, njoftoi sot nga qelia e tij e burgut përmes Instagram se ishte “mirë”. “Çdo gjë është në rregull. Ekziston edhe një shufër për stërvitje në oborr,” tha Navalny, duke shtuar se ai ishte në burgun Kolchugino në lindje të Moskës. Kundërshtari i Kremlinit shtoi se ai nuk i ka marrë ende letra dhe ai di edhe më pak se çfarë po ndodh në botën e jashtme që kur u transferua nga burgu në Moskë. “Unë kurrë nuk kam menduar se mund të jetë një aktivitet kaq interesant. Shpresoj që edhe ju të jeni mirë ...
Komentet te ​Navalny nga qelia e burgut: “Jam mirë” Janë të Mbyllura

Biden zgjat sanksionet kundër Rusisë për një vit për shkak të Krimesë

Rajoni dhe Bota
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka vendosur të zgjasë sanksionet ndaj Rusisë për një vit për shkak të Krimesë dhe situatës në Ukrainë, u njoftua sot në Regjistrin Federal. Sanksionet kundër Rusisë u futën nga administrata Trump më 20 shtator 2018, por gjithashtu para kësaj nga administrata e presidentit të 44-të të SHBA, Barack Obama. “Veprimet dhe politikat që vendosin sanksione ndaj Rusisë vazhdojnë të jenë një kërcënim i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare të SHBA dhe politikën e jashtme të SHBA”, tha presidenti Biden në një shpjegim shoqërues, duke zgjatur sanksionet ndaj Rusisë për një vit./KosovaPress ...
Komentet te Biden zgjat sanksionet kundër Rusisë për një vit për shkak të Krimesë Janë të Mbyllura

​Politika e jashtme amerikane, Antony Blinken në fjalimin e parë të rëndësishëm

Rajoni dhe Bota
Bota nuk organizohet vetë, kur SHBA tërhiqet ose dikush tjetër përpiqet të zërë vendin e saj ose kur askush nuk del për të mbajtur barrën, kjo çon në kaos, tha sekretari i Shtetit Antony Blinken, në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm si kryediplomat, ku parashtroi në linja të gjera politikën e jashtme të administratës Joe Biden. Ai tha se për të mposhtur pandeminë është e nevojshme që të gjithë të punojnë së bashku dhe nga pandemia duhen nxjerrë mësimet e duhura për të investuar në të ardhmen për çështjet e shëndetit global. Blinken premtoi se SHBA do të përdorë fuqinë e shembullit të saj. “Ne do të inkurajojmë ...
Komentet te ​Politika e jashtme amerikane, Antony Blinken në fjalimin e parë të rëndësishëm Janë të Mbyllura

​Ylli del skuadër triumfuese nga ballafaqimi me Pejën

Sport
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës në udhëtim me shifrat 77:88 (22:18, 16:28, 22:19, 17:23), në ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, derisa kjo pjesë përfundon 22:18 për vendasit. Megjithatë, në periudhën e dytë shumë më të mirë ishin mysafirët. Ata krijuan epërsi deri në 14 pikë, 32:46, derisa pjesa e përfundon 38:46. Pejanët ngushtuan shifrat në periodën e tretë në 49:54, por therandasit sërish u shkëputen në 10 pikë, 52:62, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:65. Ylli e kontrolloi lojën edhe në 10 minutat e fundit, ku epërsinë ...
Komentet te ​Ylli del skuadër triumfuese nga ballafaqimi me Pejën Janë të Mbyllura

​VV thotë se ka marrë 78.51 për qind të votave të diasporës

Lajme
Partia e Albin Kurtit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë 78.51% të votave nga diaspora. Lëvizja Vetëvendosje thotë se qeveria e re e drejtuar nga kandidati i saj për kryeministër do të kujdeset për të gjithë mërgimtarët që të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës për të votuar. “78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Falënderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan, por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletëvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje”, thuhet në postim. Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ...
Komentet te ​VV thotë se ka marrë 78.51 për qind të votave të diasporës Janë të Mbyllura

​Kumbulla: Roma duhet të reagojë

Sport
Marash Kumbulla tha se Roma duhet të përgjigjet pasi humbi ndaj Milanit kur ata përballen sonte me Fiorentinan në “Artemio Franchi”. Qendërmbrojtësi tha se “Giallorossët” synojnë të kthehen pas humbjes 2-1 ndaj “Rossonerëve” herën e kaluar dhe paralajmëroi Fiorentinan se synojnë të përmirësojnë gjithçka, përcjell KosovaPress. “Sot ne duhet të përgjigjemi pasi humbëm ndaj Milanit,” tha ai për “Sky Sport Italia”. “Siç tha trajneri, ne ishim mjaft të mirë, ne pranuam në ndërtim e sipër të lojës.” “Ne kemi nevojë për të përmirësuar gjithçka, por mbi të gjitha për këtë”./KosovaPress ...
Komentet te ​Kumbulla: Roma duhet të reagojë Janë të Mbyllura

​Këto janë partitë politike që nuk morën asnjë votë nga diaspora

Lajme
Disa subjekte politike të komuniteteve nuk kanë marrë asnjë votë nga diaspora. Lista Serbe, GI SPO, SDS dhe JGP nuk kanë marrë asnjë votë, sipas të dhënave të publikuara nga QNR, ku sot ka përfunduar numërimi i 56 mijë e 368 votave nga diaspora. Vetëvendosje ka marrë 44 mijë e 252 vota, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 5 mijë e 32, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 4 mijë e 287, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 1 mijë e 112, Nisma Socialdemokrate 438 vota. KQZ nesër do të publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sipas rezultateve preliminare, në këto zgjedhje ka fituar bindshëm partia e Albin Kurtit me ...
Komentet te ​Këto janë partitë politike që nuk morën asnjë votë nga diaspora Janë të Mbyllura

​E pabesueshme kjo që sapo i ndodhi Steven Gerrardit

Sport
Skuadra skoceze Rangers e cila drejtohet nga trajneri Steven Gerard ka shënuar një fitore minimale ndaj Livingsotnit me golin e vetëm të realizuar në minutën e 87 nga Morelos. Ish-mesfushori i Liverpoolit Steven Gerrard është përjashtuar nga loja, që do të thotë se ai mund të humbasë ndeshjen e javës së ardhshme kundër St. Mirren. Gers, ndeshje kjo në të cilën ka të ngjarë që skuadra e tij ta sigurojnë titullin e kampionit Skocez, përcjell KosovaPress. Kështu pra Gerrard pritet të mungojë në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së tij./KosovaPress ...
Komentet te ​E pabesueshme kjo që sapo i ndodhi Steven Gerrardit Janë të Mbyllura