Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 14 shkurt ku është konfirmuar fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka arritur t’i sigurojë 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Sipas rezultatit përfundimtar, Partia Demokratike e Kosovës i ka fituar 19 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë tetë deputetë. Ndërsa sa i përket komuniteteve jo shumicë, Lista Serbe do t’i ketë dhjetë ulëse, dy deputetë do t’i ketë Partia Demokratike Turke e Kosovës, dy të tjera Iniciativa Rome, ndërsa nga një ulëse në legjislaturën e re e kanë ftuar Koalicioni Vakat, Komuniteti i Bashkuar i ...
Komentet te Konfirmohet fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje me 58 mandate Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sistemi Prokurorial në Kosovë ka mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi. Nga të pranishmit, Krasniqi u vlerësua si prokuror i ndershëm që punoi me integritet dhe profesionalizëm. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj tha se vdekja e papritur e prokurorit Krasniqi është humbje e madhe për tërë sistemin e drejtësisë. Isufaj: Vdekja e prokurorit Krasniqi humbje e madhe “Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen tuaj, por për tërë sistemin prokurorial dhe sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Me këtë rast më lejoni që në emër tim dhe gjithë stafit të Prokurorisë ...
Komentet te Vdekja e prokurorit Krasniqi vlerësohet humbje e madhe për Prokurorinë Speciale Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar në Mitrovicë me dyshimin për vjedhje të rëndë në tentativë. Kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës. I arrestuari është 21 vjeçari F.H. të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një maskë dhe mjete të tjera si vegla pune të cilat dyshohet të jenë përdorur nga F.H gjatë kryerjes së veprës penale. “Njësia patrulluese, gjatë natës së datës 04 mars 2021, në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, në flagrancë ka hasur në personin e dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë. Cak i kësaj vjedhje ishte një lokal. Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin ...
Komentet te Arrestohet një 21 vjeçar në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Është mbledhur sot komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike. Në këtë mbledhje drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi thotë se situata me pandeminë COVID-19 nga aspekti klinik në Qendrën Klinik Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e tjera është e menaxhueshme por me tendencë të rritjeve të rasteve COVID-19. Kransiqi tregoi se aktualisht janë 573 pacientë të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë në spitalet e vendit, për cka thotë se është një rritje nga muajt paraprak. “Situata nga aspekti klinik në QKUK dhe spitalet paraqitet e menaxhueshme me një tendencë të rritjes së rasteve të cilët kanë kërkuar spitalizim gjatë kohës së fundit. Nga mesi ...
Komentet te Krasniqi: Ka rritje të rasteve COVID-19, respektoni masat që të mos cenojmë shërbimet shëndetësore Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, ku nga 10 vende në Kuvend ka marrë Lista Serbe dhe 10 vende subjektet tjera politike të komuniteteve joshumicë. Lista Serbe ka marrë ose 5.06%, dhe do të ketë 10 deputetë të cilët janë Slavko Simiq me 19 728 vota, Igor Simiq, me 19 263 vota, Miljana Nikoliq me 18 348 vota, Zoran Mojsiloviq me 18 340 vota, Ivan Todosijeviq me 17 980 vota, Verica Qeraniq me 15 394 vota, Branislav Nikoliq me 14 499 vota, Milos Peroviq me 14 392 vota, Ljubinko Karadziq me 13 804 vota dhe Jasmina Dediq me ...
Komentet te 20 deputetët e komuniteteve joshumicë Janë të Mbyllura
Oda e Mjekëve të Kosovës sot shprehu mirënjohje për punën e mjekëve të institucioneve të ndryshme shëndetësore gjatë pandemisë si dhe kontributin ndër vite të mjekëve të cilët janë pensionuar së fundmi duke iu ndarë dekorata. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në fjalën e tij para një numri të kufizuar të të ftuarve deklaroi se kishin vendosur që të nderonin të gjithë personelin mjekësor duke iu ndarë dekorata institucioneve dhe jo emrave të përveçëm, pasi kështu do të nderohet i gjithë personeli. Sipas tij, komisioni ka nderuar edhe institucionet e tjera jo shëndetësore por që njëjtë sikurse mjekët kanë qenë në krye të detyrës gjatë pandemisë. ...
Komentet te Nderohet personeli mjekësor për luftën ndaj pandemisë Janë të Mbyllura
Sot pritet të shpallë kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), anëtari i kësaj partie Skender Gashi. Arsyeja e kandidimit për kryetar të LDK-së, Gashi thotë të ketë ardhur pasi LDK viteve të fundit ka pësuar rënie dhe se ka humbur kredibilitetin dhe simpatinë nga votuesit e saj besnik që nga koha e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova. Gashi thotë se në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të vijnë njerëz që kanë identitet, integritet, karakter të fortë, që punojnë për ruajtjen e integritetit të Kosovës, dhe zgjidhjen e çështjeve politike, ekonomike e sociale me të cilat po përballet Kosova tash e 20 vite . Shkrimi i plotë ...
Komentet te Një anëtar i LDK-së shpall kandidaturën për kryetar partie Janë të Mbyllura
Në mbledhjen e komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani tregon se ka rritje të rasteve me COVID-19 për 26.8 përqind ndërsa mesatarja e vdekshmërisë ka rritje mbi 23 përqind. Ramadani derisa tha se duhet të vazhdohet me masat rigoroze për parandalimin e përhapjes së virusit korona, theksoi se do të ketë ndërprerje të aktiviteteve shkollore, fetare dhe ato të gastronomisë. “Numri i rasteve pozitive dhe vdekshmërisë vazhdon të jetë në rritje dhe brengosëse për shkak të mos respektimit të masave. Duhet të vazhdojmë masat rigoroze dhe të ketë ndërprerje të aktiviteteve, me kufizimeve të tubimeve të atyre fetare, ...
Komentet te Naser Ramadani kërkon masa rigoroze për parandalimin e përhapjes së COVID-19 Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, ku Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë 62.111 vota ose 7.0,78%, vota këto që ia sigurojnë 8 ulëse. Më së shumti vota kanë marrë vëllezërit Haradinaj. Dersia Ramush Haradinaj ka marrë 41.406 vota, Daut Haradianj ka marrë 13.749 vota. I treti me më së shumti vota është Besnik Tahiri me 7.815 vota, Bekë Berisha me 7.630 vota dhe Time Kadrijaj me 6.804 vota. Kjo është lista e plotë e deputetëve të AAK-së:/KosovaPress ...
Komentet te Lista zyrtare e deputetëve të AAK-së Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, është një nga 14 deputetët e LDK-së të cilët do të jenë pjesë e legjislaturës se tetë të Kuvendit të Kosovës. Në të vërtetë, nga lista e LDK-së janë 15 deputetë por është edhe Behgjet Pacolli i AKR-së që kanë garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku janë në TOP 3 më të votuarit e listës së LDK-së./KosovaPress ...
Komentet te Zyrtare: Këta janë deputetët e LDK-së (Lista e plotë) Janë të Mbyllura