Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, ku Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 148. 295 vota ose 16.9%, vota këto që ia sigurojnë 19 ulëse. Më së shumti vota ka marrë Enver Hoxhaj me gjithsej 100.518 vota. Pastaj tij, Uran Ismaili me 26.748 vota, Bedri Hamza 24.033 vota, Mergim Lushtaku 16.317 vota dhe Memli Krasniqi 15.931 vota. Kjo është lista e plotë e deputetëve të PDK-së:/KosovaPress ...
Komentet te Këta janë deputetët e PDK-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare te mbajtura më 14 shkurt. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditura rezultatet: Lëvizja Vetëvendosje- 49.95% me 58 ulëse Partia Demokratike e Kosovës- 16.9% me 19 ulëse Lidhja Demokratike e Kosovës- 12.64% me 15 ulëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- 7.0,78% me 8 ulëse Lista Serbe – 5.06% 10 Nisma Social Demokrate- 2.05%/KosovaPress ...
Komentet te Këto janë rezultatet përfundimtare të KQZ-së Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet për kandidatët për deputetë dhe Lëvzija Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë. Presidentja në detyrë Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar në listën e LVV-së me mbi 300 mijë vota. Ndërsa janë pesë kandidatë nga Lista Guxo e Osmanit që kanë arritur të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës: Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Daorsa Kica./KosovaPress ...
Komentet te Zyrtare: Këta janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (Lista e plotë) Janë të Mbyllura
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në mbledhjen e sotme të komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike tha se këtë javë ka rritje të rasteve COVID-19 për 26 për qind mesatarja javore është 4,3,5 për çdo ditë. Për çka Zemaj ka thënë se duhet të vazhdohet me disiplinë dhe të respektohen masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19. “Në vlerësim të masave apelojmë respektim dhe ndërmarrje të masave për menaxhim të infektimit me Covid-19. Është e domosdoshme të respektohet nga të gjithë ajo që është proklamuar maska distanca ajrosja e lokaleve. Ne duhet ta vazhdojmë bërjen deri në fitoren përfundimtare do qëndrojmë me sukses edhe kur vendet tjerë ...
Komentet te Zemaj: Ka pasur rritje të rasteve me COVID-19, të respektohen masat Janë të Mbyllura
Sot pritet të shpallë kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), anëtari i kësaj partie Skender Gashi. Arsyeja e kandidimit për kryetar të LDK-së, Gashi thotë të ketë ardhur pasi LDK viteve të fundit ka pësuar rënie dhe se ka humbur kredibilitetin dhe simpatinë nga votuesit e saj besnik që nga koha e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova. Gashi thotë se në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të vijnë njerëz që kanë identitet, integritet, karakter të fortë, që punojnë për ruajtjen e integritetit të Kosovës, dhe zgjidhjen e çështjeve politike, ekonomike e sociale me të cilat po përballet Kosova tash e 20 vite . Shkrimi i plotë ...
Komentet te Një anëtar i LDK-së shpall kandidaturën për kryetar partie Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 669 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1318 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 25 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale./KosovaPress ...
Komentet te 669 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid Janë të Mbyllura
Ndeshja e fundit që do ta përmbyll xhiron e 25-të në Serie A, do të jetë mes skuadrës së Parma-s dhe gjigantit Inter. “Nerazzurët”, në rast fitoreje sot si mysafirë të Parma-s, kanë mundësinë të rrisin epërsinë e pikëve ndaj vendit të dytë, Milan-it, në gjashtë pikë, përcjell KosovaPress. Pas 24 xhirosh, skuadra e Parma-s gjendet në vendin e 19-të në tabelë, me vetëm dy fitore, nëntë barazime dhe 13-të humbje, duke arkëtuar 15 pikë. Në anën tjetër, Interi pas 24 ndeshjesh kryeson tabelën e Serie A, me tre pikë më shumë se vendi i dytë, rivali i qytetit, Milan-i. “Nerazzurët” deri tani kanë 17-të fitore, pesë barazime dhe vetëm ...
Komentet te Parma-Inter, ndeshja e vetme në Serie A Janë të Mbyllura
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osamni po vazhdon edhe sot takimet zyrtare në Zvicër. Osmani sot është pritur në takim nga nënkryetarja e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës Irène Kälin. Osmani thotë se Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm për Kosovën. “Një takim pune jashtëzakonisht i këndshëm e produktiv me znj. Irène KÄLIN, nënkryetare e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës. Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkombëtare, znj. Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë”, ka shkruar Osmani. Ajo ka treguar se shëndetësia, barazia gjinore, transparenca ...
Komentet te Osmani takon nënkryetaren e Këshillit Nacional të Zvicrës: Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën Janë të Mbyllura
Xhiro e 29-të në Premier Ligën angleze vazhdon sot me disa ndeshje interesante, ku këtë xhiro do ta përmbyll derbi mes Liverpool-it e Chelsea-t. Kampioni i Anglisë Liverpooli do të presë në shtëpi londinezët e Chelsea-t, përcjell KosovaPress. “Të Kuqtë”, i janë kthyer fitoreve xhiron e kaluar, ku e mposhtën si mysafirë skuadrën e Sheffield United me rezultat 0:2, dhe do të kërkojnë këndelljen nga kriza e rezultateve përballë një skuadre tejet në formë, Chelsea-t. Në anën tjetër, “Blutë” nuk dinë për humbje që prej ardhjes së trajnerit të ri Thomas Tuchel, dhe do kenë qëllim që ta vazhdojnë serinë e fitoreve kundër Liverpool-it, që ka katër humbje rresht në ...
Komentet te Premier Liga angleze, kryendeshja Liverpool-Chelsea Janë të Mbyllura
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka takuar përfaqësuesit e bankave komerciale në vend lidhur me zbatimin e masave që dalin nga ligji për rimëkëmbjen ekonomike. Më pastaj, guvernatori Mehmeti në orën 14:00 do të takohet edhe me shoqatat e bizneseve. Ndërsa, në orën 15:00 është paraparë të mbahet konferenca për media e guvernatorit Fehmi Mehmeti./KosovaPress ...
Komentet te Guvernatori i BQK-së dhe përfaqësuesit e bankave flasin për ligjin e rimëkëmbjes ekonomike Janë të Mbyllura