Humbja kundër Chelsea-t nuk është problemi i fundit i Liverpool-it, pasi që sot Klopp e konfirmoi se mbrojtësi Ozan Kabak ka pësuar një lëndim, raporton “Goal”. Kabak luajti 90 minuta të plotë në humbjen e kampionëve mbrëmë kundër “Bluve” të Londrës, dhe sot u konfirmua që në ndeshjen e radhës kundër Fulham-it ai nuk do të paraqitet, përcjell KosovaPress. Lista e lëndimeve te Liverpooli nuk ka të ndalur, ku pas Van Dijk, Gomez, Matip, Fabinho, Henderson, asaj i shtohet edhe turku Kabak. Për ndeshjen e radhës, Klopp do të ketë të gatshëm për përzgjedhje, vetëm dy mbrojtës natyralë, Ben Davies dhe Nathaniel Philipps, dhe mesfushorin Fabinho./KosovaPress ...
Komentet te Lëndohet Kabak, shtohen problemet për Liverpool-in Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Nominimet për çmimin e trajnerit më të mirë në Premier Ligë për muajin shkurt tani janë bërë publike. Të nominuar janë Espirito Santo i Wolverhampton, Pep Guardiola i Manchester Cityt, Scot Parker i Fulham dhe Thomas Tuchel i Chelsea-t, përcjell KosovaPress. Santo udhëhoqi Wolves drejt tre fitoreve, dy barazimeve dhe vetëm një humbje. Guardiola së bashku me Cityn regjistruan fitoren e 21-të radhazi këtë xhiro kundër Wolverhampton. Parker gjatë muajit shkurt, së bashku me Fulham, ka dy fitore, tre barazime dhe një humbje. Thomas Tuchel i Chelsea-t është trajneri i fundit i nominuar për çmimin e trajnerit të muajit shkurt, pasi që ka tre fitore dhe dy barazime./KosovaPress ...
Komentet te Nominimet për trajnerin e muajit shkurt në Premier Ligën angleze Janë të Mbyllura
Ylli i Bayern Munich Jamal Musiala ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me gjigantin e Bundesligas. Sulmuesi i ri, i cili para pak ditësh i besoi të ardhmen e tij Kombëtares së Gjermanisë para asaj të Anglisë, tani ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2026, përcjell KosovaPress. Musiala mbushi 18-vjeç javën e kaluar, por edhe pse i ri ka arritur të paraqitet 27-të herë për ekipin e parë të Bayern-it, duke shënuar gjithsej katër gola. Pas nënshkrimit të kontratës së re, Musiala foli për media ku u shpreh tejet i kënaqur me këtë arritje. “Jam tejet i kënaqur që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale te Bayerni,” ...
Komentet te Musiala i beson të ardhmen Bayern Munich-it Janë të Mbyllura
Skuadra londineze Chelsea thuhet se është e gatshme të bëjë ofertë për portierin e Milan Gianluigi Donnarumma, raporton “Libero Quotidiano”. Kontrata aktuale e Donnarummas do të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe gjiganti i Premier Ligës Chelsea do t’i bëjë një ofertë prej 10.5 milionë eurosh për sezon, pavarësisht se në radhët e saj ka portierin më të shtrenjtë në botë Kepa Arrizabalaga dhe Edouard Mendy, përcjell KosovaPress. Gardiani italian gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me transferime te skuadrat si Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Juventus./KosovaPress ...
Komentet te Chelsea i gatshëm të bëjë ofertë për Donnarumman Janë të Mbyllura
Republika Çeke i kërkoi sot ndihmë Gjermanisë, Zvicrës dhe Polonisë për të trajtuar pacientët e saj me COVID-19, ndërsa spitalet në vend kanë arritur një prag kritik të ngopjes, sipas një artikulli të botuar në Guardian. “Ministria çeke e Shëndetësisë shpjegoi se numri i madh i pacientëve të infektuar kohët e fundit ka intensifikuar presionin mbi sistemin shëndetësor dhe numri i pacientëve që kërkojnë shtrim në spital po rritet”, raportoi e përditshmja britanike në faqen e saj të internetit. Një bllokim tre javor është në fuqi në vend që nga e hëna e kaluar. Aktualisht, 8.000 persona rezultojnë të shtruar në spital, numri më i lartë që nga fillimi i ...
Komentet te COVID-19, Praga vendeve evropiane: Na ndihmoni, spitalet në gjendje kritike Janë të Mbyllura
Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar sot nga Bashkimi Evropian të ndalojë së foluri për liberalizimin dhe të fillojë të jep vizat për qytetarët e Kosovës. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Brukseli duhet të ndalojë së foluri për liberalizimin dhe të fillojë të jep vizat. “Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni t’i jepni ato. Kancelarja Merkel më ka thënë direkt se është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo e tha këtë në vitin 2019”, ka shkruar Grenell. Ndryshe, Kosova është vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes pa viza ...
Komentet te Grenell kërkon nga BE të fillojë dhënien e vizave për kosovarët Janë të Mbyllura
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se data 5 mars nuk është vetëm i Prekazit dhe Kosovës, por i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit. Me rastin e 23-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe komandantit të saj legjendar Adem Jashari, Kamberi ka thënë se 5 marsi është ngjarje kundër shtypjes, rezistencës kundër shfarosjes dhe insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë. Postimi i plotë në Facebook: 5 marsi nuk është vetëm i Prekazit dhe i Kosovës. është i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit Secila datë historike, botërisht, është rastësi. Nuk ka asnjë veçanti për 5 marsin para vitit ...
Komentet te Shaip Kamberi: 5 Marsi s’është vetëm i Prekazit, por trashëgimi botërore e luftës kundër fashizmit Janë të Mbyllura
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përkujtuar Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sakrifica e Jasharajve për Kosovën, është themel i fuqishëm i shtetit më të ri në Evropë. “Për shqiptarët marsi sjell kujtime të dhimbshme, por dhe shumë krenari për sakrificën dhe luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata vërtetë janë gjallë”, ka shkruar Ahmeti. Ndryshe, sot shënohet 23-vjetori i Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit të saj legjendar, Adem Jashari. /KosovaPress ...
Komentet te Ahmeti: Sakrifica e Jasharajve për Kosovën, themel i fuqishëm i shtetit më të ri në Evropë Janë të Mbyllura
Këngëtari i suksesshëm britanik James Arthur ka pranuar se është penduar për komentet në biografinë e tij në vitin 2017 ‘Back To The Boy’, ku mes të tjerash thotë se historia e shkurtër me Rita Ora e bëri të varur pas seksit. Ish-fituesi i konkursit të talenteve X Factor, shoqërohej me pop-star-in botëror Rita Ora për disa muaj në 2013 – por tashmë 33-vjeçari pranon se ishte i hidhëruar kur Rita e la. Më vonë ai pretendonte se romanca e tyre “magjike” e ktheu në një njeri të varur ndaj seksit, duke i humbur personalitetin. Së fundmi ai thotë për librin e kujtimeve: “Kjo ndodhi në një kohë kur shumë ...
Komentet te “Rita Ora më fiksoi pas seksit”, këngëtari i njohur britanik kërkon ndjesë për komentet Janë të Mbyllura
Gjermania është duke ecur shumë ngadalë me procesin e vaksinimit të popullsisë ndërkohë që numrat e infektimeve po rriten me shpejtësi. Për këtë arsyeja kancelaria Angela Merkel si dhe ministri i Shëndetësisë në qeverinë e saj janë vënë në shënjestër të medias, sipas revistës së njohur gjermane. Spiegel duke i akuzuar dhe quajtur fajtorë për dështimin me vaksinat, kërkojnë që kancelarja, të japë dorëheqjen nga detyra e bashkë me të, të largohet edhe ministri i Shëndetësisë. Në fillim të pandemisë, Gjermania fillimisht u vlerësua maksimalisht për masat e menaxhimit të krizës. Por më pas kur duhet që të ndërhyjë erdhën problem. Fillimisht kishte shumë pak maska, aktualisht vendi po ...
Komentet te “Merkel të japë dorëheqjen”/ Editoriali i Spiegel: Dështuan me vaksinat antiCOVID Janë të Mbyllura