Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Përurohet atelieja në kopshtin “Gëzimi ynë” në Istog

Lajme
Është inauguruar sot atelieja e re edukative në Kopshtin “Gëzimi ynë” në Komunën e Istogut. Kjo atelie është pajisur me të gjitha materialet e nevojshme për të krijuar një ambient të përshtatshëm për aktivitete të shumta për më të vegjlit. Kjo atelie është mundësuar në kuadër të Projektit Pedakos-Aleanca për Zhvillimin e Arsimimit Parashkollor për Kosovën, financuar nga Qeveria italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, ndërsa është realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetje të Ambasadës së Italisë në Kosovë. Projekti Pedakos është një projekt 3-vjeçar që përfshin 15 kopshte pilote në të gjithë vendin dhe ka në fokus edukimin në fëmijërinë e hershme në ...
Komentet te ​Përurohet atelieja në kopshtin “Gëzimi ynë” në Istog Janë të Mbyllura

Njëzetedy vjet burgim dhe 3.500 euro gjobë për grabitjen në Shtime

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.T., A.M. dhe A.T.1. shtetas të Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale vjedhje grabitqare. Kryetari i Trupit Gjykues, Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurit A.T dhe A.M. i ka shpallur fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi për setcilin në kohëzgjatje prej shtatë 7 vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë 1.000 euro. Kurse, të pandehurin A.T.1. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijepesëqind ...
Komentet te Njëzetedy vjet burgim dhe 3.500 euro gjobë për grabitjen në Shtime Janë të Mbyllura

​Zemaj: Së shpejt nis vaksinimi në Kosovë

Lajme
Me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve për zbatimin e masave anti-COVID, si dhe përgatitjen për fushatën e vaksinimit, sot Ministria e Shëndetësisë ka lansuar kampanjën “Bashkë Kundër COVID-19”, ku edhe njëherë u tha se shpejt në Kosovë do nis vaksinimi i qytetarëve kundër kësaj pandemie. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se përmes kësaj fushate dërgohen mesazhe të qarta për zbatim të masave anti-COVID. Po ashtu, me këtë kampanjë synohet të rritet niveli i vetëdijes së qytetarëve për vaksinimin, i cili siç tha ai pritet të nis së shpejti në Kosovë. Zemaj: Fushata ngritë vetëdijen për zbatim të masave dhe rrit nivelin e njohurive për vaksinim ...
Komentet te ​Zemaj: Së shpejt nis vaksinimi në Kosovë Janë të Mbyllura

Osmani: Këtë javë ushtarakët tanë i përcjellim për në misioni e parë paqeruajtës

Lajme
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës pritet të nisen këtë javë për në misionin e parë paqeruajtës në botë, të cilin do ta realizojnë krah ushtrisë amerikane. Këtë e bëri të ditur ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Vjosa Osmani derisa mori pjesë në shënimin e përvjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Osmani tha se ushtarët e FSK-në tani e kanë përpara misionin fisnik që dikur e kishte Adem Jashari, atë të ruajtjes së Kosovës. Për të nderuar Epopenë e lavdishme të UÇK-së dhe përkujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe të rënëve të tjerë për liri, kanë parakaluar ...
Komentet te Osmani: Këtë javë ushtarakët tanë i përcjellim për në misioni e parë paqeruajtës Janë të Mbyllura

Arrestohen shtatë persona në Pejë

Lajme
Janë arrestuar shtatë persona për armë mbajtje pa leje në Deçan. Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës ka njoftuar se janë sekuestruar edhe tetë armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës. “Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, gjatë javës, në katër (4) raste dhe operacione të ndara, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe gjykatën kompetente ka sekuestruar tetë (8) armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës”, ka njoftuar policia. Ndërkohë që janë sekuestruar armë dhe municioni, një pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy karikatorë dhe njëzet e dy (22) fishekë të të njëjtit kalibër, një pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë fishekë ...
Komentet te Arrestohen shtatë persona në Pejë Janë të Mbyllura

Shaban Pllana nderohet me çmimin letrar “Adem Demaçi”

Lajme
Për nder të “Ditës së Dëshmorëve” dhe të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, u mbajt akademia tradicionale letrare-artistike “Ora e Lirisë”, në kuadër të së cilës punimet e tyre i deklamuan tridhjetë poetë, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës(LKSh). Juria letrare ka pasur në shqyrtim punimet me shifra anonime sipas konkursit dhe me çmimin letrar “Adem Demaçi” u nderua me poezinë̈ më të mirë që u zgjedhë me këtë rast poezia “Dikush troket në derën time”, të poetit Shaban Pllana. Kryetari i LKSh-së, Shyqri Galica tha se kjo datë shënon edhe fillimin e luftës se UÇK dhe të heroizmave të shumtë të atyre ...
Komentet te Shaban Pllana nderohet me çmimin letrar “Adem Demaçi” Janë të Mbyllura

Rezultati përfundimtar: Mbi 200 ankesa në PZAP

Lajme
Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa kundër këtij rezultatit. “Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, ka njoftuar PZAP. Tutje PZAP njofton se “Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”. Afati për paraqitjen e ankesave ka ...
Komentet te Rezultati përfundimtar: Mbi 200 ankesa në PZAP Janë të Mbyllura

​Vizitorët e huaj më së shumti përqendrohen në Prishtinë, Prizren dhe Pejë

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e katërt të vitit 2020, ku thuhet se numri i vizitorëve ishte 51 885, prej tyre 43.33% ishin vendorë dhe 56.67% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 89 116, prej tyre 41.35% nga vendorët dhe 58.65% nga të huajt. Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2020, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. “Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 20 689 vizitorë dhe 38 438 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të ...
Komentet te ​Vizitorët e huaj më së shumti përqendrohen në Prishtinë, Prizren dhe Pejë Janë të Mbyllura

Në Gjilan hapet ekspozita e skulpturave monumentale

Lajme
Në Gjilan është hapur të premten ekspozita e skulpturave monumentale, të propozuara nga artistët nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. “Gjilani i kthehet monumenteve artistike sipas karakteristikave që i ka. Duke qenë qytet i paqes i dekoruar nga Parlamenti Europian me diplomën e paqes dhe tolerancës, ne do ta vendosim simbolin e paqes, jemi qytet i bashkatdhetarëve dhe nuk mund të mos e kemi monumentin e tyre, pastaj simboli i Heroinës së Qytetit etj”, tha në hapje të ekspozitës kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri. Me këtë rast, Haziri tha se do të vazhdojmë të punojnë e ndërtojnë veprat monumentale në kujtim të heronjve dhe dëshmorëve sepse ata na mësuan ...
Komentet te Në Gjilan hapet ekspozita e skulpturave monumentale Janë të Mbyllura

Nisma: Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë

Lajme
Nisma Socialdemokrate në përkujtim të 23 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka theksuar se më 5, 6 dhe 7 mars, në Prekaz u ngritën themelet e shtetit tonë. Nisma nëpërmejt një postimi në Facebook, ka shkruar se Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë dhe do të jetë në obligimin tonë gjithnjë për të qenë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. “Ne me pietet kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Flijimi për liri i familjes Jashari është shembulli më unik, i cili na kujton që, ajo që sot e gëzojmë është rezultat i ...
Komentet te Nisma: Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë Janë të Mbyllura